Dokumenti i 84 viteve më parë: Merrni masa, prifti ynë nuk meshon shqip


FOTO: Fan S. Noli më 8 Mars 1908 në metropolinë e New Yorku

Në Arkivin e Shtetit kohët e fundit kam ndeshur në një dokument që shkruar për Pashkët e ortodokësve, këtu e afro 90 vjet më parë. Ndonëse dokumenti bën fjalë për gati një shekull të shkuar, mesazhi është plotësisht i sotëm, sidomos kur polemika për kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale, Hirësinë e tij Janullatos, është ndezur sërish. Ja, dokumenti arkivor për Pashkët dhe priftërinjtë grekomanë, gjysmëshekulli më pare, në një fshat të thellë të Shqypnisë të mbretit Zog:

 

“…Lushnjë, 26.03. 1930.

Dërguar: P.T. Prefekturës Berat.

Lënda: Mbi meshimin greqisht të priftit Papa Jorgji Ziu;

…Bashkangjitun, kemi nderin t’ju paraqesim raportin nr.24, datë 23.03. 1930, të Komunës së Libofshës, kundër priftit Papa Jorgji Ziu, nga fshati Ndërnënas, i cili ka meshue greqisht në kishën e Shën Marinës, me lutjen që të merrni masat e duhuna kundër priftit në fjalë…”

Zëv/Prefekti (firma, vula)

 

Tani, le të shohim se çfarë ndodh ekzaktësisht 84 vjet më pas. Jo një prift në një fshat të largët të Shqipërisë, por vetë Kryepeshkopi meshon më së shumti greqisht. Ky është një nga paradokset më të çuditshëm që ne përjetojmë në shekullin e 21-të. Këtë problem unë e kam ngritur herë pas here në shtyp. Po e ngre edhe këtë vit, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Hirësisë së Tij Janullatos.

Ju drejtoni për rreth njëzetë vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos…!? Edhe pse kjo është kundër nomeve të kishës tonë, madje edhe pse i bie ndesh Kushtetutës së Shqipërisë…!? Ju vazhdoni me fodullëkun e njeriut që s’pyet për shtet dhe ligj, madje edhe pse s’jeni në shtëpinë tuaj… Atëhere nuk di për çfarë shënjtërie a përkushtimi fetar mund të pretendojë një klerik si Ju që nuk plotësoni detyrimet ligjore, kur ne presim të shikojmë se udhëheqësit tanë shpirtërorë janë aq të shënjtë sa nuk shkelin mbi një mizë e jo mbi ligj…!?

Madje, Ju jeni duke shkelur edhe mbi ne, mbi gjithë ortodoksinë shqiptare (siç e do ajo greke…), mbi trashigiminë fetare dhe kulturore të të parëve tanë, mbi etërit kombëtarë shqiptarë të kishës tonë të cilën, përditë e më dukshëm po e zhvishni nga tradita shqiptare e Nolit të madh, At Stathit, Saqellarëve dhe Papa Kristos, emrat dhe veprën atdhetare të të cilëve, as guxoni t’i zini me gojë. E, pra, nëse nuk të mjaftuan dhe bindën dy dhjetëvjeçarë në përkushtimin Tuaj progrek në kurriz të kishës tonë për ta zhbërë dhe greqizuar atë ind e maj, të jeni i sigurt se do jeni i dështuari i radhës në përpjekjet dhe orekset shekullore të grekërisë së zilepsur dhe tahmaqare, ndaj trojeve dhe historisë shqiptare.

Dihet se modeli Juaj i shekullit tetëmbëdhjetë ishte misionari Kozma Etoli (1714-1779), një antishqiptar i përkushtuar i megaliidhesë greke i cili, bënte pikërisht këtë që Ju po e bëni sot në mënyrë shumë më të sofistifikuar, me mjetet bashkëkohore. “Mos iu lutuni Zotit në shqip se është gjuhë e mallkuar, është gjuha e të paudhit…Më premtoni se në familje do flisni jo shqip por greqisht dhe unë do t’ju falë gjithë mëkatet tuaja…” Ja kështu, Hirësi Janullatos, Kozmai, iu fliste besimtarëve, me përkthyes, ja kështu, si Ju.

Shqiptarët dhe ortodoksit e këtij vendi, e dinë mirë se Zoti flet edhe shqip…! Ndaj, edhe fjalët e Krishtit, na i thoni shqip Hirësi Janullatos pa u trembur se do t’Ju mallkojë Zoti. Apo trembeni mos i delni nga besa shën Kozmait, modelit Tuaj të vjetër? Pa frikë, Hirësi; shën Kozmai ka vdekur, paçka se grekomanët e Megaliidhesë, andej dhe këtej kufirit, ende lodhen ta ringjallin duke i zbukuruar varrin në mes të Myzeqesë, që ta kini si “gozhda e Nastradinit” për kufijtë e Vorioepirit tuaj, i cili shkuaka deri në Shkumbin…!?

FOTO: Fan S. Noli më 8 Mars 1908 në metropolinë e New Yorku/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!
Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dokumenti i 84 viteve më parë: Merrni masa, prifti ynë nuk meshon shqip
Dokumenti i 84 viteve më parë: Merrni masa, prifti ynë nuk meshon shqip
Dokumenti i 84 viteve më parë: Merrni masa, prifti ynë nuk meshon shqip
http://1.bp.blogspot.com/-JNfX96XXKTY/U4yT8hTBmdI/AAAAAAAAIcE/n1wsfUyRNzQ/s1600/12.jpg
http://1.bp.blogspot.com/-JNfX96XXKTY/U4yT8hTBmdI/AAAAAAAAIcE/n1wsfUyRNzQ/s72-c/12.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2014/06/dokumenti-i-84-viteve-me-pare-merrni.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2014/06/dokumenti-i-84-viteve-me-pare-merrni.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy