Pushohet nga puna polici që shpëtoi Ziadin Selën

, Pushohet nga puna polici që shpëtoi Ziadin Selën

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka pezulluar nga puna Abdylfetah Alimin, policin që shpëtoi deputetin Ziadin Sela në sulmin e dhunshëm më 27 prill në Kuvend.

Pjesëtari i drejtorisë së gjashtë është në mesin e pesë policëve të suspenduar si pjesë e sigurimit të Kuvendit.

Përveç se është pushuar nga puna, Abdylfetah Alimi edhe është rënduar me akuzën se kanë lejuar që huliganëve t’u hapen dyert e Kuvendit.

“Janë suspenduar vetëm pesë policët të cilët në momentin e hapjes së dyerve nga deputetët Kërste Mukovski dhe Vasilevski nuk e kanë penguar veprimin e tyre”, tha në emisionin e mbrëmshëm “Kod”.

Nga ana tjetër, fajtori kryesor të cilin e pati akuzuar edhe vetë ministri Agim Nuhiu, shefi i sigurisë publike, Mitko Çavkov dhe shumë drejtues të lartë policor, përgjegjës për mos reagim më 27 prill kanë ngelur pa u suspenduar.

Abdylfetah Alimi, natën e 27 prillit kishte shpëtuar deputetin Ziadin Sela, duke e fshehur për orë të tëra atë në një zyrë ku edhe është kujdesur për sigurinë e tij.

Gjatë asaj kohe edhe vetë Alimi kishte pësuar nga sulmi i huliganëve të cilën e kishin goditur fizikisht atë duke i shkaktuar edhe lëndime fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button