10 gjuhët më të vështira në botë, ja ku renditet shqipja

Të mësosh një gjuhë të huaj kërkon shumë mundë dhe kohë sidomos nëse renditet në grupin e gjuhëve të vështira. Disa gjuhë janë shumë të thjeshta për tu mësuar sidomos ato gjuhë që në alfabetin e tyre përmbajnë pak shkronja. Sipas studiusve të gjuhës është krijuar një listë me 10 gjuhët më të vështira në botë për tu mësuar. Mes tyre renditet edhe gjuha shqipe.

10- Sanskritishtja, gjuha e fesë

Sanskritishtja, një gjuhë që konsiderohet e shenjtë për hinduzimin dhe budizmin. Është një gjuhë antike, që përbëhet pikërisht nga tekstet e shenjta, por edhe nga tekstet më të rëndësishme të këtyre feve dhe kulturave. Gjithashtu ajo ka rregulla të ndryshme nga gjuhët moderne dhe është e vështirë për tu mësuar. Jo vetëm për faktin se ajo nuk është folur nga njerëzit, por vetëm në kishë, e në latinisht, dhe se tekstet e shenjta, nuk janë të lehta për tu kuptuar. Duhen vite e vite të jetës, për ta mësuar dhe këtë gjë pak e arrijnë.

9-Kroatishtja, gjysmë latinisht dhe gjysmë cirilike

Nëse mendoni se komunikimi me qytetarët kroatë është një gjë e lehtë, duhet ta mendoni sërish një gjë të tillë. Kroatishtja moderne, në fakt është një gjuhë që përdor shkronjat latine dhe ato cirilike. Edhe nëse një person e njeh mirë latinishten dhe ciriliken, do të kishte një problem me interpretimin e shkrimit. Kjo e bën gjuhën të vështirë për tu mësuar.

8- Hungarishtja në qendër të Europës

Hungarishtja është një gjuhë që flitet në Hungari dhe në shumë vende fqinje të Europës lindore. Historia ka treguar se hungarishtja ka pasur shumë ndikime nga latinishtja dhe Ballkani. Rezultati është një gjuhë hibride, mes origjinës latine dhe asaj ruse. Për këtë arsye, është mjaft komplekse për tu mësuar dhe madje as hungarezët nuk e kuptojnë shumë mirë. Shumë prej tyre flasin në anglisht për të komunikuar më mirë.

7- Galishtja, një nga gjuhët më antike

Edhe pse tani vendet që prej vitesh janë pjesë e Britanisë së Bashkuar, si Skocia, ku gjuha më e përdorur është anglishtja, në shumë pjesë të vendit, sidomos në ato rurale, flitet akoma galishtja. Bëhet fjalë për një gjuhë antike, praktikisht e mbetur e pandikuar nga historia. Për këtë arsye ka rregulla gramatikore, tërësisht të ndara nga gjuhët që njihen sot.

6- Japonishtja me 3 alfabete

Ka shumë njerëz që e admirojnë kulturën japoneze dhe që përpiqen të mëzojnë gjuhën e tyre. Problemi është se kjo është një gjuhë ekstremisht komplekse për shkak të tre sistemeve të ndryshme shkrimi (Kanji, Hiragana e Katakana) dhe një sistem numerik me dy thekse të

ndryshme. E folura në këtë gjuhë është e ndryshme nëse flitet në familje, me miqtë, me të moshuarit, me femrat, me meshkujt apo me fëmijët.

5-Shqipja, që flitet vetëm nga bashkëkombasit e saj

Gjuha shqipe futet në ato të vështirat për tu mësuar. Shumë prej fjalëve janë të vështira për tu shqiptar nga të huajt. Gjuha jonë shqipe është një gjuhë indoevropiane dhe flitet në Kosovë, Shqipëri, në Republikën e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kjo gjuhë është një makth i vërtetë për tu mësuar nga të tjerët. Fakti që është e vështirë për tu mësuar, e bën këtë gjuhë pak të folur. Ajo flitet vetëm nga shqiptarët.

4- Tajlandishtja dhe shkronjat e saj artistike

Vështirësia më e madhe për të mësuar këtë gjuhë është se është praktikisht e pamundur për ta shkruar. Shkronjat janë pothuajse të gjitha të njëjta dhe ndryshojnë nga njëra-tjetra nga diferenca minimale. Një gabim i vogël në shkronjë, do të ndryshonte kuptimin e fjalës. Domethënë, shkrimi është më shumë një gjë artistike. Kjo e bën pothuajse të pamundur për tu mësuar nga të huajt.

3- Vietnamezja, lindja dhe perëndimi të bashkuar

Vietnamezja është një gjuhë vërtetë e vështirë për tu mësuar, sepse ka ndikime nga gjuhët perëndimore dhe lindore. Fjalori vietnamez ka të përbashkëta dhe ka marrë shumë nga alfabeti kinez , por fjalori i përdorur sot në Vietnam është latin me diakritikë shtesë për thekset dhe disa shkronja.

2- Arabishtja, një gërshetim kulturash

Arabishtja është gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar. Gjuha siç e njohim ne sot, ka lindur në formën e klasike arabe në shekullin e gjashtë, për të arritur sot si arabishte moderne. Problemi i kësaj gjuhe është se nuk ka një zyrtare, por çdo popullsi në Arabi flet të ndryshme. Me pak fjalë, edhe pasi të mësoni këtë gjuhë, do të jenë shumë pak njerëz me të cilët ju do të jeni në gjendje të komunikoni.

1-Kinezçja, gjuha më e folur në botë

Pikërisht se është gjuha më e folur në botë, sepse përveç Kinës flitet në Tajvan dhe Singapor, ajo është një nga më të komplikuar për të mësuar. Arsyeja është e ngjashme me atë të gjuhës arabe, sepse edhe në Kinë ka variacione të ndryshme. Jo vetëm se këtu ka vetëm shkronja por edhe idiograma, simbole që nuk do të thotë A ose B, por “shtëpi” ose “Kopshti”, dhe kjo e bën atë shumë më të vështirë për ata që vijnë nga jashtë.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 10 gjuhët më të vështira në botë, ja ku renditet shqipja
10 gjuhët më të vështira në botë, ja ku renditet shqipja
10 gjuhët më të vështira në botë, ja ku renditet shqipja
https://4.bp.blogspot.com/-Iz-nFu0Dc1A/Wkiy-y53HXI/AAAAAAAANlc/QoSaphMvpooPh-Z0W-VEeDsZbVXSQgj1ACLcBGAs/s640/auto_aplikacione_gjuhe_e_huaj1493322759-650x358.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Iz-nFu0Dc1A/Wkiy-y53HXI/AAAAAAAANlc/QoSaphMvpooPh-Z0W-VEeDsZbVXSQgj1ACLcBGAs/s72-c/auto_aplikacione_gjuhe_e_huaj1493322759-650x358.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/10-gjuhet-me-te-veshtira-ne-bote-ja-ku.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/10-gjuhet-me-te-veshtira-ne-bote-ja-ku.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy