100 vjet nga vrasja e tij, Janullatos nuk pranon meshë për At Stath Melanin (VIDEO)

Në 100 vjetorin e vrasjes së At Stath Melanit nuk lejohet mesha në Kishën e Përmetit. Nesër shënohen 100 vjet nga vrasja e At Stath Melanit.

Më 24 dhjetor 1917 ai u vra nga andartët grekë. Shoqatat kulturore të Përmetit kanë kërkuar që të mbahej në kishën e qytetit një meshë e veçantë për nder të këtij kleriku dhe patrioti shqiptar.

Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Kisha e Përmetit dhe as nga kishat e tjera të kësaj Bashkie.

Refuzimi është justifikuar me arsye teknike.

Ndërkohë At Stath Melani është një figurë e rëndësishme e lëvizjes së shqiptarëve për Pavarësi që vlen të kujtohet në çdo qytet.

Ndërsa ne Përmet dhjetëra besimtarë ortodoksë kanë protestuar në vend që të shkojnë në Kishë për Krishtlindje.

Ata janë grumbulluar përpara Kishës qendrore ortodokse të këtij qyteti, duke protestuar kundër kryesisë së kësaj Kishe, për të cilën thonë se kanë ndërmarrë veprime antishqiptare.

Protestuesit pretendojnë se kisha nuk ka lejuar që të kryhet ceremonia e përshpirtjes së At Stath Melanit me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së tij.

Protestuesit mbanin në duar parruga kundër kishës dhe Greqisë ndërsa ju bënë thirrje të gjithë shqiptarët e atdhetarët të marrin pjesë në këtë tubim!

At Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marra në kongres për përhapje e gjuhës shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut.

Pak histori, kush është At Stath Melani

Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marra në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rëndësinë e gjuhës shqipe.

Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, që kap një periudhe rreth 35 vjeçare dhe që u zhvillua në Stamboll, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe mbi dhjete vjet në Shqipëri, është e njohur në brezat e moshuarte krahinave te Shqipërisë Jugore dhe me gjere. Për veprimtarinë atdhetar te tij hedhin drite një mori shkrimesh, në libra, gazeta e revista te kohës, që kur ishte gjalle dhe pas rënies dëshmor, nëpërmjet te cilave dhe burimeve te shumta gojore, është arritur te jepet një tablo pak a shumë e plote për veprimtarinë e këtij patriot! Ai as pasurinë e gjithë botes nuk e vinte përpara detyrës se shenjte ndaj Atdheut.

Vlerësimi që i ka bere patrioti i dëgjuar, Mihal Grameno, qysh në vitin 1907 si : “Atdhetar i flakte, i zgjuar dhe trim, si një nga te paktët patriote që përpiqeshin për te drejtat kombëtare në kohen e Sulltan Abdyl Hamitit”, tregon se ai ka zhvilluar një veprimtari te shquar qysh në dhjetëvjeçaret e fundit te shekullit XIX. Për te ka folur e shkruar me respekt Fan. S. Noli dhe shumë patriote e bashkëluftëtare te tij, shoqëri patriotike dhe redaksi gazetash. Veprimtaria e At Stath Melanit nuk kufizohet vetëm në fushën e propagandës e te organizimit. Ai ishte njëkohësisht edhe një luftëtar i pa epur, për me tepër një komandant çete i zoti, që paraprinte me shembullin e tij në çdo ndeshje me armiqtë. Qene bashkëluftëtar me me Riza Velçishtin, Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Sali Butken, Hajredin Tremishtin, Kopi Tushemishtin, Pandeli Çeçon, Mihal Dhosin, etj.

At Stath Melani vritet në pusi nga andartët grekë më 24 dhjetor 1917. Vrasja e At Stathit shkaktoi një valë te madhe hidhërimi jo vetëm në popullsinë e krahinave te Përmetit, Leskovikut dhe Kolonjes, por edhe te Gjirokastrës, Tepelenës, Delvinës, Sarandës, Çamërisë dhe Vlorës, si dhe ndër shqiptaret jashtë atdheut në ShBA dhe gjetke. U bene shumë protesta tek autoritetet italiane te pushtimit, nëpërmjet te cilave kërkonin zbulimin dhe ndëshkimin e vrasësve.(TemA)

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7000,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2070,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,410,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 100 vjet nga vrasja e tij, Janullatos nuk pranon meshë për At Stath Melanin (VIDEO)
100 vjet nga vrasja e tij, Janullatos nuk pranon meshë për At Stath Melanin (VIDEO)
100 vjet nga vrasja e tij, Janullatos nuk pranon meshë për At Stath Melanin. Protesta në Përmet (VIDEO)
https://4.bp.blogspot.com/-V8uuNixM08k/WkEQI7wREcI/AAAAAAAANKA/LxTIZCXmHnUmCxkQ5taliRgALzHWCNhZgCLcBGAs/s640/At-Stath-Melani.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-V8uuNixM08k/WkEQI7wREcI/AAAAAAAANKA/LxTIZCXmHnUmCxkQ5taliRgALzHWCNhZgCLcBGAs/s72-c/At-Stath-Melani.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/100-vjet-nga-vrasja-e-tij-janullatos.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/100-vjet-nga-vrasja-e-tij-janullatos.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy