1.66 mln lekë dreka e kartolina 10 institucione tendera për festat

Teknologjia ka zbehur masivisht urimet tradicionale për festat e fundvitit, përfshi dhe dërgimin e kartolinave me zarf. Por një vëzhgim i Report Tv nxjerr në pah se e kundërta ndodh me institucionet publike në Shqipëri, ku për të uruar festat titullarët e tyre janë treguar dorë lëshuar me financat publike.

Kartolina me para publike, tendera për dreka festive me stafin dhe dhurata që do të shpërndahen të tretëve janë fluksi më i madh i prokurimeve publike me vlera të vogla në portalin e prokurimeve përgjatë ditëve të fundvitit 2017-t. Siç dhe shihni në këtë faksimile nuk mungojnë institucione nga agjensi në varësi të ministrive, korporata, Bashki dhe pushtet lokal deri tek qendra shëndetësore dhe institucione të drejtësisë të cilat për të uruar fundvitin në emër të drejtuesve të tyre kanë zgjedhur të përdorin paratë publike!

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tiranë kryeson me shumën më të madhe të vënë në dispozicion me 600.000 lekë për kartolina tender hapur më 22 dhjetor me afat deri në 26 dhjetor, e ndjekur më pas nga Ministria Energjitikës, 420.000 lekë tender i hapur më 15 dhjetor dhe anuluar më 18 dhjetor, si dhe Bashkia Kavajë me 358.000 lekë hapur më 21 dhjetor dhe anuluar më 22 dhjetor.

Në listën e institucioneve që me para publike blejnë kartolina për të uruar një grup të përzgjedhurish nga kontaktet e drejtuesve të institucionit bëjnë pjesë Muzeu Historik Kombëtar, Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Komisioneri për Mbrojtien nga Diskriminimi, Drejtoria Arsimore Gjirokastër, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, Sh.a Porti Vlorë.

Me një llogari të thjeshtë vetëm për këto 10 institucione që shihni në këtë faksimile paratë publike për kartolina arrijnë në 16.6 milion lekë të vjetra. Por këto nuk janë të vetmit institucione pasi një pjesë e madhe e ka kryer prej fillim dhjetorit këtë procedurë tenderuese ndërsa një pjesë tjetër është duke e kryer sipas burimeve për Report Tv.

Kartolinat nuk janë të vetmet simbolika të festave të fundvitit që titullarët e institucioneve publike i blejnë me paratë e qytetarëve për ti uruar këta të fundit me një urim që sërish paguhet nga taksat e qytetarëve. Në vëzhgimin tonë një shpenzim tjetër që shkon për festat janë dhe drekat apo darkat festive që titullarët e institucioneve organizojnë.

Bashkia Mallakastër organizon drekë festive për stafin me 440.000 lekë nga taksat e qytetarëve, Autoriteti Portual Durrës ka vënë në dispozicion 722 mijë lekë për prenotimin e një ambient dhe drekën festive, Bashkia Konispol me 300.000 lekë për darkën e fundvitit, 250.000 lekë kërkohen për tu shpenzuar nga Universiteti i Tiranës fakulteti Histrori-Filologjisë.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 1.66 mln lekë dreka e kartolina 10 institucione tendera për festat
1.66 mln lekë dreka e kartolina 10 institucione tendera për festat
1.66 mln lekë dreka e kartolina 10 institucione tendera për festat
https://3.bp.blogspot.com/-sADUd0s5AkQ/WjzjtVB_QPI/AAAAAAAAM8w/ptVSi0tM8xY0TJ45L4byCicb_Bdq3vCrACLcBGAs/s640/weihnachtskarten.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-sADUd0s5AkQ/WjzjtVB_QPI/AAAAAAAAM8w/ptVSi0tM8xY0TJ45L4byCicb_Bdq3vCrACLcBGAs/s72-c/weihnachtskarten.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/166-mln-leke-dreka-e-kartolina-10.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/166-mln-leke-dreka-e-kartolina-10.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy