2017-ta e Kuvendit të Kosovës, njihuni me treguesit e një dështimi dhe degradimi spektakolar

Nga Blendi Gashi

Kuvendi i Kosovës është pasqyrimi më adekuat i një klase politike në krizë. 2017-ta do mbahet mend për dështimin e këtij institucioni pasi ka përmbushur vetëm 5% të axhendës legjislative.

Ashpërsim fjalori dhe vrapim pas fushatës zgjedhore

që debati parlamentar mes pozitës dhe opozitës shpeshherë ka degraduar në debate të ulëta me sulme personale dhe akuza denigruese për deputetët në ato pak seanca që janë mbajtur, e thotë edhe Instituti Demokratik i Kosovës që monitoron punën e këtij instutcioni.

“Ashpërsimi i fjalorit dhe polarizimi i skajshëm politik mes subjekteve politike paraqet një praktikë jo të mirë parlamentare dhe është i papranueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Edhe legjislatura e gjashtë vërehet se ka tendenca që të përfshihet në diskutime të politikave ditore, të cilat kanë qenë të gjata dhe nuk kanë prodhuar ndryshim”, thotë KDI.

Papërgjegjshërinë e tyre, deputetët treguan dhe gjatë tetorit dhe nëntorit ku pamundësuan zhvillimin normal të punës së Kuvendit duke vrapuar pas zgjedhjeve lokale, duke anashkaluar detyrat dhe përgjegjësitë e marra për të ushtruar funksionin e deputetit.

Veç 5 ligje të miratuara

Legjislatura e gjashtë në sesionin vjeshtor të këtij viti ka mbajtur vetëm 9 seanca plenare, 3 seanca të jashtëzakonshme dhe 1 seancë solemne ku janë miratuar vetëm 5 ligje, tri prej të cilëve janë marrëveshje financiare dhe dy të tjerë që ndërlidhen me buxhetin.

Kurse sa i përket mbledhjeve të komisioneve parlamentare, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 103 mbledhje.

Ndërkohë që në komisionet parlamentare në procedurë të shqyrtimit kanë mbetur edhe 25 projektligje (27%) ndërsa 62 projektligje (68%) nuk janë proceduar fare në Kuvend. Edhe këtë radhë, sponzorizuesi kryesor i ligjeve në vend mbetet qeveria.

Sipas gjetjeve të KDI-së, tema e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diskutuar në 7 seanca parlamentare, përderisa deputetët kanë parashtruar vetëm 4 pyetje parlamentare me ketë temë.

Gjatë kësaj periudhe Kuvendi nuk ka nxjerrë ndonjë Rezolutë të ndërlidhur me dialogun. Nga numri i përgjithshëm i mbledhjeve të komisioneve të mbajtura këtë vit, në vetëm 3 prej tyre janë diskutuar edhe çështjet e dialogut dhe marrëveshjet e arritura mes këtyre dy shteteve.

Ndërkohë janë realizuar gjithsej 65 pyetje parlamentare, 41 prej të cilave kanë marrë përgjigje nga kabineti qeveritar.

Grupi parlamentar më aktiv me pyetje parlamentare është ai i Lëvijes Vetëvendosje me 35 pyetje, i pasuar nga LDK me 21, PDK me 5, AAK me 2 si dhe NISMA e Lista Serbe me nga 1 pyetje.

Gjatë sesionit vjeshtor është iniciuar një interpelancë parlamentare, e cila është thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së lidhur me rastin “Rikallo”.

Përgjatë sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit, komisionet parlamentare kanë ftuar për raportim 22 herë ministrat e kabinetit qeveritar.

Shumica e raportimeve kanë pasur karakter njoftues mes deputetëve të Komisioneve me ministrat e ministrive të linjave përkatëse, për shkak të fillimit të punës së legjislaturës së gjashtë por edhe të kabinetit të ri qeveritar. (tesheshi.com)

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 2017-ta e Kuvendit të Kosovës, njihuni me treguesit e një dështimi dhe degradimi spektakolar
2017-ta e Kuvendit të Kosovës, njihuni me treguesit e një dështimi dhe degradimi spektakolar
https://2.bp.blogspot.com/-3zIRDJe5EyU/Wke2RoOkt8I/AAAAAAAANjU/hjTDg_sD160wNDRkKeE8grcB0byW12dCQCLcBGAs/s640/kosove-kuvend.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-3zIRDJe5EyU/Wke2RoOkt8I/AAAAAAAANjU/hjTDg_sD160wNDRkKeE8grcB0byW12dCQCLcBGAs/s72-c/kosove-kuvend.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/2017-ta-e-kuvendit-te-kosoves-njihuni.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/2017-ta-e-kuvendit-te-kosoves-njihuni.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy