Lexuar nga: persona

Ambasadorja e Kosovës përplaset me homologun serb në konferencën e ‘La Sapienza’, të pranishmit braktisin sallën (VIDEO)

Ambasadori i Serbisë në Itali Goran Aleksic, ka bërë një figurë qesharake në Universitetin La Sapienza, kur insistoi të merrte fjalën në fun të një konferencë shkencore  dhe të fliste kundër Kosovës dhe prezantimeve që u bënë aty.

Pjesëmarrësit në konferencë që ishin profesorë, studentë diplomatë dhe një senator, filluan të lëshojnë sallën kur ai u drejtua me arrogancë të pranishmeve, “Cili nga ju ka qenë ndonjëherë në Kosovë”. Ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama i reagoi duke i thënë që të mos ofendonte të pranishmit dhe se në sallë kishte përfaqësues të shtetit të Kosovës.

Të pranishmit filluan të dalin nga salla dhe i kërkuan të ndërpriste fjalën.  Incidenti ndodhi pas prezantimit të sesionit për Kosovën, në Konferencën e organizuar nga  Fondacioni La Sapienza i Romës dhe Qendra e Hulumtimeve për Eurazi (CEMAS) e Universitetit Sapienza të Romës.

Tema e konferencës ishte “Përtej Luftës: Restaurimi i trashëgimisë kulturore në Kroaci dhe Kosovë”, ndërsa tema e sesionit për Kosovën ishteMbrojtja e trashëgimisë nga manipulimet histrorike, ky prezantuan punimet e tyre Dr. Florina Jerliu dhe Kerkuesi shkencor Arben Arifi, raporton Indeksonline.

Në fjalën hapëse të Konferencës, Ambasadorja Lama duke falenderuar Universitetin La Sapienza  për gadishmërinë për t’i dhënë hapësirë të vërtetave shkencore rreth trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe manipulimeve të historisë, tha se në fundshekullin e kaluar, bota e kuptoi se rrëfimet e manipuluara që kishin dëgjuar deri atëherë rreth vendit  tim, Kosovës, nuk mund të shërbenin më për të mbajtur një popull nën shtypje dhe diskriminim, nuk mund të shërbenin më për të vrarë e përzënë qindra mijëra shqiptarë etnkë nga trojet e e tyre, nuk mund të besonin më se ishte argument për të prodhuar eksode biblike siç ishte ai i vitit 1999, nga regjimi i Millosheviçit, por që për fatin tonë tragjik, ishte  përsëritur shumë herë gjatë shekullit të XX, nga të njejtët nacionalistë.”

Ambasadorja tha se Kosova tani është një vend i hapur për të gjithë studiuesit, trashëgimia kulture çdo ditë e më shumë po pasurohet me anë të zbulimeve të reja, gërmimeve dhe gjetjeve të vendbanimeve të lashta, artifakteve me vlerë etj.

“Ne ende kemi shumë çështje të hapura që kërkojnë zgjidhje me Serbinë, edhe në lidhje me trashëgiminë kulturore, tha Lama. Serbia ka marrë mbi 1200 artefakte arkeologjike dhe etnografike nga Muzetë e Kosovës gjatë luftës, dhe nuk pranon t’i kthejë ato. Mes tyre edhe statuja mbi katër mijë vjeçare.”

 

KOMENTONI

Name

Aktualitet,3503,Camëri,35,Editorial,925,Ekonomi,123,Emra për djem,36,Emra për vajza,36,Histori,521,Iliridë,113,Kosovë,1328,Kulture,280,Luginë,15,Moti,1,Politik,723,Reportazh,91,Rezultatet Live,2,Shtypi,8,Sondazhe,6,Sport,248,Video,250,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ambasadorja e Kosovës përplaset me homologun serb në konferencën e ‘La Sapienza’, të pranishmit braktisin sallën (VIDEO)
Ambasadorja e Kosovës përplaset me homologun serb në konferencën e ‘La Sapienza’, të pranishmit braktisin sallën (VIDEO)
Ambasadorja e Kosovës përplaset me homologun serb në konferencën e ‘La Sapienza’, të pranishmit braktisin sallën
https://1.bp.blogspot.com/-jkFyPo2zuc4/WiKyOBUllNI/AAAAAAAALXw/X6JwsFid4hYU_sSnW6yT4rBaH2zm4252ACLcBGAs/s640/Screenshot_9-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-jkFyPo2zuc4/WiKyOBUllNI/AAAAAAAALXw/X6JwsFid4hYU_sSnW6yT4rBaH2zm4252ACLcBGAs/s72-c/Screenshot_9-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ambasadorja-e-kosoves-perplaset-me.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ambasadorja-e-kosoves-perplaset-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonjë postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA Kerko TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnjë material sipas kërkesës tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre Sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Qer Kor Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 hour me pare $$1$$ hours me pare Yesterday $$1$$ days me pare $$1$$ weeks me pare me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy