Ambasadorja e SHBA në OKB: Të gjithë ta njohin Kosovën, bashkëshorti im është shqiptar (VIDEO)

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë organizuan një pritje ku ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane.Në këtë takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley e cila deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara.Diplomatja e lartë nuk la pa përmendur dhe faktin që bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.Haley u shpreh: “Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar. Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen.Arsyeja që e bëjmë këtë, është se kemi disa vlera të përbashkëta: respektojmë njëri-tjetrin, besojmë tek njëri-tjetri e kemi të njëjtat vlera demokratike”.Gjatë fjalës së saj Haley nuk harroi të përmendte edhe kohën kur shqiptarët e Kosovës utreguan të gatshëm të ndihmonin kur Teksasi u godit nga uragani këtë vit e shtoi se kjo flet për lidhjet që dy popujt ndajnë mes tyre.

, Ambasadorja e SHBA në OKB: Të gjithë ta njohin Kosovën, bashkëshorti im është shqiptar (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button