ARMO një krim i pandëshkuar

Rafineria e naftës, ARMO prej më shumë se dy javësh ka mbyllur aktivitetin duke lënë pa paguar rrogat të gjithë punonjësit.

“Nga Sindikata e Punonjësve pohuan se fillimisht kompania që ka marrë me qira ARMO-n, IRTC (IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY) ka anuluar aktivitetin me argumentin se do të zhvillohej remont në rafineri, por teksa kanë kaluar më shumë se tre javë dhe rroga e nëntorit nuk është dhënë, punonjësit janë informuar se aktiviteti ka pushuar”, ka raportuar revista Monitor.

Këto rrethana i kanë detyruar qindra punëtorë të përpunimit të naftës në Ballsh që për të disatën herë të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Mëngjesin e sotëm naftëtarët, janë nisur në këmbë drejt Tiranës për të protestuar para Kryeministrisë.Ata kërkojnë pagat e tyre dhe sigurimet shoqërore,të papaguara prej një kohe të gjatë.

Naftëtarët thonë, se dëmi nga mosmarrja e pagave mujore në ekonomitë familjare është aq i madh sa kanë hequr edhe fëmijët nga shkollat apo të marrin kredi për t’u ushqyer.

Nuk është hera e parë që ata protestojnë si para institucioneve në Fier ashtu edhe para Kryeministrisë në Tiranë, por deri më sot, askush nuk ka denjuar t’u japë një përgjigje.

Shumë protestues janë në prag të pensionit dhe situata për ta bëhet akoma dhe më e rëndë pasi rrezikojnë të marrin pensionin për punën e kryer në dekada me radhë.

Deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje nga ana e institucioneve dhe protestat kanë kaluar në heshtje.

Ndërkohë që institucionet kompetente heshtin, burimet nga tregu kanë pohuar për Monitor se ARMO e mbylli aktivitetin për shkak se shoqëritë e sigurimit kanë hequr garancitë ndaj magazinave fiskale të ARMO-s nga frika se kompania që e kishte marrë me qira rafinerinë ikën dhe atyre do u mbetej barra e pagesave tatimore.

Por të njëjtat burime kanë pohuar se, qiramarrësi është njoftuar për këtë masë dhe ka mbyllur aktivitetin.

Kështu kolapsi i radhës në kompani, përveçse ka lënë pa punë punonjësit, ka lënë një mal me borxhe.

Që pas privatizimit, rafineria e përpunimit të thellë të naftës, ARMO, është shndërruar në një burim evazioni, për shkak se kompanitë, që e kanë administruar, nuk kanë paguar në mënyrë periodike detyrimet në shtet.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ARMO një krim i pandëshkuar
ARMO një krim i pandëshkuar
https://1.bp.blogspot.com/--1coRXcJ3us/WkTZvcNQXWI/AAAAAAAANWI/zqm7UZL47O8DXwE_j8wFqdNKy8zrFBQqACLcBGAs/s640/armo-420x296.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--1coRXcJ3us/WkTZvcNQXWI/AAAAAAAANWI/zqm7UZL47O8DXwE_j8wFqdNKy8zrFBQqACLcBGAs/s72-c/armo-420x296.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/armo-nje-krim-i-pandeshkuar.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/armo-nje-krim-i-pandeshkuar.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy