Demarkacioni, kufijtë e gjakut, pllajat e çmendurisë

Kufiri i qëmoçëm i hapësirës albanofone me Malin e Zi, para vjeshtës së vitit 1912, ishte në afërsi të Beranës së sotme.

Por nëse ngjitemi në thellësitë e shekujve të kaluar, ashtu siç dëshmon një hartë e botuar në frëngjisht nga princi i kënduar i Vasojeviçëve, pjesa dërrmuese e Malit të Zi, madje edhe zemra e tij, krahina e quajtur nga vendësit si Bërdo, shprehimisht merrej si Shqipëri.

Duke iu rikthyer debatit të ethshëm në Kosovë, se ku duhet të jenë sinorët e vërtetë me Malin e Zi, ligjërimi politik është cunguar mosemëkeq në një narrativë që të frikëson me tonalitetin e saj bardhezi.

Larg më fatale sesa mbetja e majës së Zhlebit apo Çakorrit në anën e gabuar të kufirit është fakti i dhimbshëm se një çështje kaq pivotale mbetet e prangosur nën trillet e Ramush Haradinajt, i cili më shumë sesa kryeministër, ndjek si një somnabulist mirazhin sikur është ende një komandant popullor.

(Keq)përdorimi i shënjimit të vijës kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës është veçse një fusnotë që referencon tek një e vërtetë bezdisshëm e pakëndshme: ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kishte tundur këmbanat e alarmit qysh në vitin 2009 për rrezikun e humbjes së territorit, Ramush Haradinaj e mori patentën e këtij alarmi vetëm në fund të vitit 2014, kur PDK zgjodhi Isa Mustafën e LDK-së për partner të qeverisë.

Për afro 6 vite, Ramush Haradinaj dhe njerëzit e tij nuk bëzanë për demarkacionin dhe as nuk dënjuan të ngjiteshin në pllajat e kufirit, në tëbanat e stanet e barinjve, aty ku ekspertët e Kosovës dhe Malit të Zi po tërhiqnin vijën kufitare, që bënte lakadredha kreshtave, shpatijeve e liqeneve akullnajore.

Kufiri mes dy vendeve, ashtu siç u etablua në Jugosllavinë e pas Luftës së Dytë Botërore, është vështirë të rikrijohet me saktësinë e dëshiruar, për aq kohë sa krejt dokumentacioni rëndësor ndryhet në arkivat e Beogradit.

Kreshtat malore, prej Zhlebit deri në Çakorr e Bjelluhë, do të mbeten edhe gjatë kohë si «no man’s land», toka të askujt, ku secila palë pëlqen të jetë e përkorë dhe të mos bëjë as edhe një hap para në tokën e sherrit.

Më keq se kaq, ngulmimi mushkërishte për Çakorrin e Zhlebin, a thua se qenkan kufij primordial mes botës shqiptare dhe sllave, po krijon një gardh mendor mes një mikrorajoni shqiptar në katërkëndëshin Plavë-Deçan-Rozhajë-Pejë.

Përtej këtyre skërkave malore që lartohen në bardhësitë e reve, janë mbi 1158 shqiptarë të harruar në qytetin e Rozhajës dhe katundet rrotull: Besnik, Dacaj, Ballotiç, Ibër, Vuçë, Bukel i Epërm, Bukel i Poshtëm, Kolenë, Plluncaj, Boxhov, Seoshnicë dhe Cërnokërp.

Banorët e këtyre visoreve, për të cilët ambasada shqiptare në Podgoricë as nuk e ka idenë se ku ndodhen, më shumë sesa për shamata ekspertësh për Zhlebin e Çakorrin, kanë përvujtnisht nevojë për lehtësimin e lidhjeve me Kosovën.

Krijimi i një qarku interesash me Pejën do të frenonte boshnjakizimin pllakosës të elementit shqiptar në Rozhajë, por edhe në Plavë e Guci.

Mbrojtja e kufirit nuk duhet të asociojë, siç përqeshin cinikët, me postemocionalizëm, arrivizëm romantik apo patos kombëtarist. Fundja, kroatët dhe sllovenët luftojnë derrësisht për Gjirin e Piranës, tash e dy dekada, madhësia e të cilës është sa disa fusha futbolli.

Intrasigjenca kroate shkonte deri atje sa nuk purtekej as para anëtarësimit në BE.

«Qëndrimi ynë është se anëtarësimin tonë në BE nuk do ta paguajmë me territorin tonë», thoshte Tomislav Jakiç, ish-këshilltar për politikë të jashtme i kryetarit të Kroacisë, Stipe Mesiç.

Më shumë sesa përcaktim i kufirit pas apo përtej Zhlebit, Kosova duhet të lamentojë jo vetëm kohën e humbur, por krijimin e një çështje nga hiçi, politizimin e saj dhe mpleksjen pas saj, shkëputja prej të cilës kërkon kompromise, qortime, trysni…

Me vizion më largvajtës, Kosova ka rastin të luajë protagonisten e çështjes shqiptare (meqë sedra e saj aq shpesh lëndohet nga paternalizmi fiktiv i Tiranës), duke e llogaritur veten si pjesë të një tërësie, por edhe duke menduar për çdo shqiptar në Mal të Zi.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Demarkacioni, kufijtë e gjakut, pllajat e çmendurisë
Demarkacioni, kufijtë e gjakut, pllajat e çmendurisë
https://2.bp.blogspot.com/-PawYrr-3ah8/WiqcsgTJYII/AAAAAAAAL_s/YSVuKqGIyCgz2kz50DEnH49zZy3cHF1fgCLcBGAs/s640/pino.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-PawYrr-3ah8/WiqcsgTJYII/AAAAAAAAL_s/YSVuKqGIyCgz2kz50DEnH49zZy3cHF1fgCLcBGAs/s72-c/pino.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/demarkacioni-kufijte-e-gjakut-pllajat-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/demarkacioni-kufijte-e-gjakut-pllajat-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy