Detajet e misionit të Hoyt Yee në Shkup: Si do funksionojë “superambasada” amerikane për rajonin

Nga: Ylli Pata

SHBA “sjellin” Departamentin e Shtetit në Ballkan. Njeriu që zgjidhi krizat e Shkupit dhe Tiranës, Hoyt Brian Yee, sapo është emëruar në postin e ambasadorit amerikan në Maqedoni, me një detyrë plus që do të vazhdojë të drejtojë punët në rajon.

Ambasada e SHBA në Shkup ka marrë atributet e një qendre të madhe komanduese, ku përveç personelit diplomatik që ka normalisht një seli e tillë, do të ketë një staf shtesë, i cili do të punojë për të drejtuar dhe koordinuar punët më selitë e tjera në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç diplomatëve, në këtë seli do të ketë shtesë të numrit të oficerëve të FBI-së dhe DEA-s, të cilët kanë skuadra në të gjitha vendet e Ballkanit. Një pjesë e rëndësishme e personelit diplomatik shtesë, ka mbërritur prej verës në Shkup dhe pjesa tjetër do të shkojë së shpejti.

Siç bëjnë të ditur burime diplomatike, emërimi i Hoyt Brian Yee si shef i zyrës së Shkupit nuk është një ulje në detyrë, por konfirmim dhe madje rritje e pozicionit të tij si njeriu i ngarkuar në DASH për Ballkanin.

Në disa qarqe politike në Tiranë e Shkup, këtë emërim e kanë ironizuar si një ndëshkim që Trump po i bën soroistëve. Madje disa qarqe këtu në Tiranë, kur Hoyt Yee erdhi për të nxjerrë Lulzim Bashën nga çadra, shkruan se ai vinte për të lobuar që të bëhet diplomat në Shkup. Atëherë shkaktoi çudi njohja e këtij informacioni nga këto qarqe, kur ende nuk ishte marrë vendimi në Uashington.

Sipas burimeve diplomatike, ishin rusët që e hodhën atë lajm në mediat shqiptare dhe maqedonase për ta djegur, ngaqë Hoyt Yee rezultoi efikas në zgjidhjen e disa krizave, ku më e rëndësishmja ishte ajo e Shkupit, ku ishte bërë gati skenari i dhunës që u vu në përdorim më 27 prill, por që dështoi falë ndërhyrjes së menjëhershme të amerikanëve me faktorin shqiptar.

Ambasada e Shkupit do të ketë rolin e qendrës koordinuese amerikane në Ballkan, pikërisht për të parandaluar kriza që janë shkaktuar nga forca të tjera centrifugale, siç është influenca ruse.

Në fakt nuk është hera e parë që Ambasada e Shkupit merr atributet e një koordinuese, pasi e tillë ka qenë edhe në vitin 1999, kur në krye të saj ishte diplomati i njohur, Chris Hill. Në atë kohë, ajo luajti rol të madh në menaxhimin e krizës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë e Preshevës në vitin 2001.

Riaktivizimi i “bërthamës së Shkupit” nën drejtimin e të mbiquajturit “Buldozeri”, sipas të gjitha gjasave, përveç parandalimit të krizave, parasheh edhe zhvillime të rëndësishme në Ballkan, që këtë radhë do të drejtohen nga fare afër.

Kapja e “peshqve të mëdhenj” në Shqipëri, hetimet ndaj Gruevskit në Maqedoni, ato nga Gjykata Speciale në Kosovë, ndalja e influencës ruse në Serbi etj., pritet të jetë aktiviteti kryesor i Ambasadës Amerikane në Shkup, apo zyra e madhe e Ballkanit që DASH ka sjellë fizikisht më afër…

Kështu për shembull, nëse qarqe shqiptare në Tiranë apo në Prishtinë do të sulmojnë ambasadorët respektivë të SHBA-së, apo të krijojnë teori konspirative me “soroistë” dhe “trumpistë”, do të marrin përgjigje direkte nga qendra e Shkupit, me gojën e “Buldozerit”.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Detajet e misionit të Hoyt Yee në Shkup: Si do funksionojë “superambasada” amerikane për rajonin
Detajet e misionit të Hoyt Yee në Shkup: Si do funksionojë “superambasada” amerikane për rajonin
Detajet e misionit të Hoyt Yee në Shkup: Si do funksionojë “superambasada” amerikane për rajonin
https://2.bp.blogspot.com/-unzR4zm388w/WkTaNpdg4VI/AAAAAAAANWQ/1mPJFWG9M0o_adxAm07RAo3TC29xhtMnQCLcBGAs/s640/hoyt.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-unzR4zm388w/WkTaNpdg4VI/AAAAAAAANWQ/1mPJFWG9M0o_adxAm07RAo3TC29xhtMnQCLcBGAs/s72-c/hoyt.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/detajet-e-misionit-te-hoyt-yee-ne-shkup.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/detajet-e-misionit-te-hoyt-yee-ne-shkup.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy