Drejtësia në Ballkan nuk ka përfunduar/SHBA kërcënon hapur lidershipin kosovar

Shtetet e Bashkuara shprehën “shqetësimin e thellë për përpjekjet e fundit në Parlamentin e Kosovës për të shfuqizuar ligjin”, për Gjykatën e Posaçme, e themeluar për “të shqyrtuar rastet e akuzave për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera serioze të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-2000”.

Ky qëndrim u shpreh të premten përmes një deklarate të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Republikës së Kosovës që të respektojnë angazhimin e tyre ndaj punës së Dhomës së Specialistëve dhe të lënë të pandryshuar autoritetet dhe juridiksionin e gjykatës”, thuhet në deklaratë.

Siç u shpreh Sekretari Tillerson më 21 dhjetor, vënia në vend e drejtësisë në Ballkan nuk ka përfunduar, vazhdon deklarata, dhe “ne mbetemi të përkushtuar që të mbështesim drejtësinë për viktimat”.

“Ne përshëndesim kurajon morale të udhëheqësve politikë të Kosovës që miratuan ligjin dhe ndryshimin kushtetues që bëri të mundur themelimin e kësaj gjykate në vitin 2015”, shprehet zëdhënësja në deklaratë.

“U bëjmë thirrje me forcë udhëhqësve aktualë të Kosovës dhe anëtarëve të Parlamentit që të mos ta zhbëjnë atë arritje duke e prekur gjykatën tani ose në të ardhmen”, përfundon deklarata.

Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që e cilësojnë atë diskriminuese për Kosovën. 43 deputetë paraqitën të premten e kaluar, më 22 dhjetor, kërkesën për një seance të jashtëzakonshme për të votuar shfuqizimin e ligjit. Në mungesë të kuorumit, kryesia e parlamentit nuk ishte në gjendje të merrte vendim për datën. Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike, lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës serbe e bojkotuan takimin e kryesisë.

Ambasadorët perëndimorë reaguan me shpejtësi, duke paralajmëruar po atë natë Kosovën për pasoja të rënda. Ambasadori amerikan u shpreh se “këto përpjekje, nëse kanë sukses, do të kenë ndikime të thella negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës. Kjo do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një thikë pas shpine”.

Parlamenti i Kosovës është me pushime deri në mes të janarit, por debatet rreth nismës kanë vazhduar. Nuk është e qartë në se do të ketë përpjekje të reja për ta rimarrë në shqyrtim kërkesën kur parlamenti të mblidhet vitin e ardhshëm.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin “dhomat e posaçme” do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Ideja për themelimin e gjykatës së posaçme për krime lufte në Kosovë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës gjashtë vjet më parë, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata është vendosur në Hagë për faktin se, siç është thënë: dëshmitarët mund të ndiheshin të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë.

Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës./VOA/

* Titulli është i CityNews

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Drejtësia në Ballkan nuk ka përfunduar/SHBA kërcënon hapur lidershipin kosovar
Drejtësia në Ballkan nuk ka përfunduar/SHBA kërcënon hapur lidershipin kosovar
https://1.bp.blogspot.com/-HJG__D7bU8k/Wkiw-6_OxjI/AAAAAAAANlI/M4Whbp8Cqu0wEdSvlLbrS5OlLS0uuNLaQCLcBGAs/s640/Heather-Nauert-e1514658529586.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-HJG__D7bU8k/Wkiw-6_OxjI/AAAAAAAANlI/M4Whbp8Cqu0wEdSvlLbrS5OlLS0uuNLaQCLcBGAs/s72-c/Heather-Nauert-e1514658529586.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/drejtesia-ne-ballkan-nuk-ka.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/drejtesia-ne-ballkan-nuk-ka.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy