Eksperiencë personale: Sa mundësi ka realisht një shqiptar të punësohet në Gjermani

I nderuar z.Kryeredaktor

Une qe po ju shkruaj quhem Lulzim Jonuzaj (lind. 12.10.1957) dhe prej me se 24 vjetesh jetoj dhe banoj ne qytetin e Dortmundit te Gjermanise. Jam nje lexues i rregullt i Gazetes Dita.

Gjate procesit te ndihmeses, qe po i jap nje kusheriri tim per t’u punesuar ne menyre legale ne Gjermani, u ndesha me praktiken e procedures se Ambasades Gjermane ne Tirane per paisjen e ketij personi me vize punesimi ne Gjermani. Per mendimin tim, kjo procedure nuk eshte gje tjeter vecse nje trik diplomatik per te penguar dyndjen e shqiptareve ne Gjermani.

Bashkangjitur kam pregatitur nje shkrim,te cilin desheroj ta beni te njohur ne gazeten tuaj me qellim qe njerzit te mos genjehen me luge te zbrazet, as nga Ambasada Gjermane dhe as nga Qeveria Shqiptare.

 

Si gjithandej, edhe ne Gjermani, çdo punonjes, ndermjet taksave te tjera, paguan edhe nje takse per periudhen e pensionit, e cila de juro do te perdoret per pagesen e tyre ne kohen e daljes ne pension, ndersa de fakto perdoret per pagesen e pensionisteve aktuale.

Vitin e kaluar, ne Parlamentin Gjerman, nje diskutant, ne fjalimin e tij tha se, pagesat e pensioneve ne Gjermani jane te rrezikuara, pasi Gjermania ka rreth 590 000 vende pune te lira dhe deficiti perkates qe do te krijohet ne kete rast do te ndikojne ne buxhetin per pensione.

Destabiliteti i vazhdueshem ekonomik dhe luhatjet drastike te politikes ne Shqiperi, kane bere qe nje shumice e shqiptareve ta shikojne te ardhmen e tyre ne vende te tjera me ekonomi me te stabilizuar dhe me terheqese.

Ne kete kuader, informacioni i parlamentarit gjerman, nga shqipetaret u interpretua si ftese dhe shume syresh, meqenese kishin te drejte levizje te lire brenda zones Shengen, u nisen drejt Gjermanise, duke kerkuar strehim politik (!).

Autoritetet gjermane, te ndodhur nen trysnine e dyndjes se shqiptarve per azil politik ne Gjermani dhe eksodit masiv te sirianeve, afganistansve, irakianeve, etj. per te frenuar dyndjen e shqipetarve, menduan politiken e punesimit legal te shqipetareve ne Gjermani, sipas se ciles, shqipetaret, pasi te kene gjetur nje vend pune ne Gjermani, mund te paraqesin prane Ambasades Gjermane ne Shqiperi, kerkesen e tyre per paisjen me nje vize punesimi ne Gjermani.

Por a eshte realisht i mundur punesimi i shqipetareve ne kete forme?

Une, meqenese prej 24 vjetesh jetoj dhe punoj ne menyre legale ne Gjermani dhe jam perballur me shume se nje here me problematiken e punesimit, them qe shanset per shqipetaret jane shume te vogla ose pothuaj te pamundura.

Pse ? Sepse, pas afishimit ne portalet e punes te nje vendi te lire pune, kanidatet per kete vend pune jane me qindra. Ne kushtet e konkurences, sigurisht qe ne kete rast ka prioritet kandidati me i pare, me i mire dhe me me i lire. Te mos harrojme se kusht paraprak per vendin e punes eshte njohja e gjuhes gjermane.

Procedura e Ambasades Gjermane ne Tirane per paisjen me nje vize punesimi, fillon vetem pasi personi te kete siguruar nje kontrate pune. Qe ketu fillojne problemet.

Shumica e shqiptareve e kerkojne nje pune nepermjet te njohurve te tyre. Kur keta te njohur marrin ne telefon per te verifikuar aktualitetin e njoftimit dhe per te paraqitur kanditaturen per kete vend pune per kusheririn apo te njohurin e tyre, ata perballen me pyetjen e llogjikshme te punedhensit:

– Perse nuk telefonon vetë i interesuari? Pergjigja se – i interesuari nuk di gjermanisht (ne te shumten e rasteve) , – ben qe punedhenesi te mos preferoje vazhdimin e bisedes, pasi ndermjet alternatives se opsionit te nje punonjesi me probleme komunikimi dhe atij pa probleme, ai zgjedh automatikisht ate pa probleme.

Ne rastin fatlum, kur nje punedhenes, per miresjellje, pranon vazhdimin e bisedes dhe elokuenca dhe argumentet e bashkebiseduesit jane me teper se bindese, qe behet fjale per nje kanidat “shume te mire“, atehere lihet nje takim.

Ne diten dhe oren e caktuar, ndermjetesi dhe kanidati i mundshem, paraqiten per prezantimin dhe proven. Pas nje small tooking dhe provës, kur vendoset pozitivisht, punedhenesi kerkon nga punemarresi se pari, karten e identitetit, pashaporten ose lejen e qendrimit, se dyti lejen e punes, se treti vertetimin e rezidences se qendrimit, se katerti karten e siguracionit shendetesor dhe dhe se pesti llogarine bankare.

Kur ndermjetesi ose kanidati i mundshem thone qe: – leja e qendrimit dhe leja e punes do te merren pas aplikimit ne ambasade per marrjen e nje vize pune, punedhensit, pyetja e pare qe i vjen ne koke eshte: – per sa kohe e merr vizen? Pergjigja se – pas aplikimit elektronik, pas 2 – 3 javesh vjen pergjigja e ambasades per daten e marrjes se njoftimit per paraqitjen e dokumentave dhe se kjo date eshte rreth 2-3 muaj me mbrapa e le pa fjale punedhenesin.

Pa pasur leje qendrimi, keshtu apo ashtu, nuk te jep njeri shtepi dhe nuk te hap dot asnje banke nje llogari bankare.

Kush punedhenes ne Gjermani eshte i gatshem te prese nje munemarres nga Shqiperia 4-6 muaj? Çfare motivaimi do te kishte ky punedhenes per te pritur 4-6 muaj nje punemarres nga Shqiperia?

Me i pari, ky punemarres nga Shqiperia nuk eshte, sepse sic thame shumica e shqipetareve e kerkojne nje pune nepermjet te njohurve te tyre, te cilet jane te angazhuar me problemet e tyre te perditshme. Keta te fundit merren me kerkimin e nje vendi pune per nje te aferm te tyre kur kane mundesi.

Me i miri, ky punemarres nga Shqiperia nuk eshte, sepse kualifikimin profesional ne nje shkolle gjermane nuk e ka, praktiken ose eksperiencen e punes nuk e ka, gjuhen gjermane pa aksent nuk e njeh.

Me i lire, ky punemarres nga Shqiperia nuk eshte, pasi qindra, indiane, afrikane, afgane, etj. jane te gatshem te punojne per fare pak leke 12 – 14 ore ne dite (jo legalisht), ndersa shqipetaret nuk jane te gatshem te skllaverohen 12 – 14 ore ne dite per tjetrin.

Te gjitha keto, e bejne punedhenesin qe ne fund ai te vendosi negativisht per kandidatin, megjithese mund te jete nje opsion interesant.

Po keshtu, ne baze te procedures se Ambasades Gjermane ne Shqiperi, ambasada, para dhenies se nje leje pune per nje shqipetar, duhet te beje verifikimet e saj per pastertine ligjore te personit (dmth. a ka kerkuar asyl politik, a ka pasur probleme me policine, etj.)

Se fundi, Ambasada Gjermane duhet te informohet ne zyren Federale te Punes, ne se vendi i lire i punes kerkohet se pari nga punonjesit gjermane dhe se dyti nga punonjesit e vendeve te Bashkimit Europian.

Pershendetje miqesore

Lulzim Jonuzaj

(Dipl. Merceolog)

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6995,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2066,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,407,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Eksperiencë personale: Sa mundësi ka realisht një shqiptar të punësohet në Gjermani
Eksperiencë personale: Sa mundësi ka realisht një shqiptar të punësohet në Gjermani
https://2.bp.blogspot.com/-AVjP5nL6hd8/WjDkPFSQ6wI/AAAAAAAAMTg/CAXCskoZPasUJNEP02m762lckMgK1ww4ACLcBGAs/s640/job-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-AVjP5nL6hd8/WjDkPFSQ6wI/AAAAAAAAMTg/CAXCskoZPasUJNEP02m762lckMgK1ww4ACLcBGAs/s72-c/job-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/eksperience-personale-sa-mundesi-ka.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/eksperience-personale-sa-mundesi-ka.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy