FAKSIMILET / Kur Berisha dhe Meta votonin kundër SHBA në OKB

Shkruan Ardit Rada

EKSKLUZIVE / Debati aktual për votën e Shqipërisë ndaj Jeruzalemit ka krijuar jo pak ‘rrëmujë’ në Tiranë. Opozita ka shpejtuar të nënvizojë sesi qeveria shqiptare ka thyer, sipas saj, kodin e bashkëpunimit dhe të miqësisë me SHBA, kurse Presidenti Meta ka dalë dy herë publikisht kundër votës, duke i shkruar madje edhe Presidentit Trump në lidhje me votën në OKB të vendit tonë.

Por ja që në të shkuarën e afërt gjërat kanë qenë edhe më keq, nëse do të merrnim parasysh OKB, rezolutat e saj për Lindjen e Mesme dhe Jeruzalemin dhe qëndrimin e qeverive shqiptare.

Në vitin 2011 kur qeverisej nga Sali Berisha në koalicion me presidentin aktual Ilir Meta, Shqipëria ka votuar të paktën katër herë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2011 janë 4 çështje të cilat lidhen me votimin në OKB, ku Shqipëria ka pasur qëndrim të kundërt me SHBA, siç janë rezolutat për embargo ndaj Kubës, për çështjet e vetvendosjes të popullit palestinez dhe për çështjen e gërmimeve të zonave naftmbajtëse në Liban.

Në vitin 2011 është diskutuar dhe votuar rezoluta për Jeruzalemin L-19 dhe Shqipëria ka votuar pro, ndryshe nga SHBA (faksimile bashkëngjitur). Kjo rezolutë madje ka një gjuhë shumë më të ashpër se gjuha që është miratuar kësaj radhe në OKB, raporton JavaNews.

Këto votime të bëra në kohën kur qeveria drejtohej nga koalicioni PD-LSI (Ministrinë e Jashtme e drejtonte kjo e fundit), këto votime nuk kanë shkaktuar debat, por janë pritur si një akt diplomatik rutinë i shtetit në një institucion ndërkombëtar.

Gjashtë vjet më vonë, në rezolutën e datës 19 Dhjetor, nuk ka asnjë vend ku përmenden Shtetet e Bashkuara. Në fakt bëhet fjalë për një dokument i cili i referohet rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë një efekt detyrues për vendet anëtare.

“Në L-19 për Jeruzalemin në vitin 2011, Shqipëria ka votuar pro, ndërsa SHBA kundër. Lehtësisht e dukshme gjuha e përdorur në vitin 2011 dhe ajo në vitin 2017 në dy rezolutat” – raporton JavaNews.

Më poshtë po vemë përballë versionet e përkthyera të dy rezolutave, të cilat tregojnë qartë edhe peshën e votës shqiptare ndaj tyre. /JavaNews.al


Rezoluta 2011: Shprehim gjithashtu shqetësimin e veçantë në lidhje me vazhdimin e fuqisë pushtuese nga Izraeli, aktivitetit të vendosjes së paligjshme, duke përfshirë edhe të ashtu-quajturin plan E-1, ndërimi i murit në dhe rreth Jeruzalemit LIndor, kufizimin në akses të qytetit dhe izolimin e mëtejshëm nga pjesa tjetër e Territorit Palestinez të Pushtuar, të cilat kanë ndikimi të dëmshëm për jetët e palestinezëve që mund ta paragjykojnë një marrëveshje përfundimtare për statusin e Jeruzalemit.

***

Rezoluta 2017: Ritheksohet thirrja për ndryshimin e tendecave negative në terren, që po rrezikojnë zgjidhjen mes Palestinës dhe Izraelit dhe për intensifikimin dhe përshpejtimin e përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale që kanë për qëllim arritjen pa vonesë të paqes gjithëpërfshirësë, të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme në bazë të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, termat referues të Madridit duke përfshirë parimin e tokës për paqe, Iniciativën Arabe, Rrugën e Paqes dhe fundin e pushtimit izraelit që nisi në vitin 1967.

***

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FAKSIMILET / Kur Berisha dhe Meta votonin kundër SHBA në OKB
FAKSIMILET / Kur Berisha dhe Meta votonin kundër SHBA në OKB
FAKSIMILET / Kur Berisha dhe Meta votonin kundër SHBA në OKB
https://4.bp.blogspot.com/-dc4Kp2RwDsM/WkTa4LlFe3I/AAAAAAAANWg/-9hxVz6Pa4UXeibeiLFhxzxskbDXH0m9ACLcBGAs/s640/RAMA-BERISHA.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-dc4Kp2RwDsM/WkTa4LlFe3I/AAAAAAAANWg/-9hxVz6Pa4UXeibeiLFhxzxskbDXH0m9ACLcBGAs/s72-c/RAMA-BERISHA.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/faksimilet-kur-berisha-dhe-meta-votonin.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/faksimilet-kur-berisha-dhe-meta-votonin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy