Gjuha shqipe mësohet si gjuhë e dytë në shkollat turke

Ministria e Arsimit e Turqisë filloi të shpërndajë tekste mësimore në disa shkolla, ku gjuha shqipe ka filluar të mësohet si gjuhë e dytë. Për vitin shkollor 2017-2018 vetëm në njërën nga shkollat e mesme në qytetin port të Izmirit 44 nxënës turq me gjak shqiptari kanë filluar të studiojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë në shkollë.

Shqipja studiohet me tekstet mësimore zyrtare të ministrisë së arsimit. Shqipja mësohet dy orë në javë, ndërsa në fundjavë ka kurse shtesë për ata nxënës gjimnazi, që duan ta mësojnë shqipen si gjuhë të huaj. Ministria e arsimit e Turqisë ka nënshkruar një marrëveshje zyrtare me Universitetin e Thrakës, që ky i fundit të përpilojë tekstet mësimore të gjuhës shqipe, që do përdoren nga gjimnazistët qytetarë turq, por shqiptarë etnikë. Fotoja ilustruese i përket një grupi gjimnazistësh turq (shqiptarë etnikë) në një orë të gjuhës shqipe në një gjimnaz të Izmirit.

Mësimi i shqipes si gjuhë e dytë në shkollat turke është një tjetër gjest miqësor ndaj Shqipërisë i autoriteteve të Turqisë, mikes dhe aleates tradicionale të Shqipërisë.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjuha shqipe mësohet si gjuhë e dytë në shkollat turke
Gjuha shqipe mësohet si gjuhë e dytë në shkollat turke
https://3.bp.blogspot.com/-jII_dZxEQs4/WjvNyyWqtpI/AAAAAAAAM4Q/Cl1J2biUiWcnekKaTqYgw4xdK3vjt4NgQCLcBGAs/s640/turk-e1513683013221.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-jII_dZxEQs4/WjvNyyWqtpI/AAAAAAAAM4Q/Cl1J2biUiWcnekKaTqYgw4xdK3vjt4NgQCLcBGAs/s72-c/turk-e1513683013221.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/gjuha-shqipe-mesohet-si-gjuhe-e-dyte-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/gjuha-shqipe-mesohet-si-gjuhe-e-dyte-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy