Gjykata Speciale, Thaçi: Mirënjohës ndërkombëtarëve, por vendosim vetë

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se mbështet iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se do ta nënshkruajë ligjin për këtë çështje sikurse çdo ligj që ka nënshkruar si president deri më tani.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Thaçi ka thënë se askush nuk duhet t’u frikësohet iniciativave qytetare. Sipas tij, veprimet ligjore dhe kushtetuese mund të jenë të papëlqyeshme apo zhgënjyese, por nuk i prishin raportet me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n.

Thaçi ka ritheksuar se Gjykata Speciale është padrejtësi historike, por e ka shtyrë përpara për hir të ruajtjes së partneritetit me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. Sipas tij, krijimi i Speciales më tepër ka qenë lojalitet i Kosovës ndaj propozuesve sesa ka qenë i nevojshëm dhe bindje se duhet të ndodhë diçka e tillë.

Prandaj, presidenti Thaçi ka thënë se ky lojalitet i Kosovës nuk duhet të keqpërdoret. Sidoqoftë, bazuar në raportin e publikuar nga organizatat joqeveritare, i cili është i bazuar në hulumtim të opinionit, 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të gatshëm të protestojnë në rast se Gjykata Speciale i akuzon ish-drejtuesit e UÇK-së.

Madje, 36 për qind e tyre, janë shprehur se do të ishin në gjendje të vepronin për ta parandaluar ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Perceptimi publik për sigurinë e dëshmitarëve është i ulët. Rreth 82 për qind e serbëve dhe 49 për qind e shqiptarëve të anketuar, besojnë se nuk ka siguri për të dëshmuar në Gjykatën Speciale./ Zëri

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7020,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2080,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1584,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,417,Video,455,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjykata Speciale, Thaçi: Mirënjohës ndërkombëtarëve, por vendosim vetë
Gjykata Speciale, Thaçi: Mirënjohës ndërkombëtarëve, por vendosim vetë
Gjykata Speciale, Thaçi: Mirënjohës ndërkombëtarëve, por vendosim vetë
https://4.bp.blogspot.com/-K5vSeXr_374/WkYtWe6yIVI/AAAAAAAANbk/2kUYG8kHLHsk2PASh4UOSZrdMbcAZINYQCLcBGAs/s640/308469_m.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-K5vSeXr_374/WkYtWe6yIVI/AAAAAAAANbk/2kUYG8kHLHsk2PASh4UOSZrdMbcAZINYQCLcBGAs/s72-c/308469_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/gjykata-speciale-thaci-mirenjohes.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/gjykata-speciale-thaci-mirenjohes.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy