Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Baleta: Letra e Metës për Trump është anormale. Linja jonë Europiane është ajo e Brukselit

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta flet për rezolutën e OKB kundër vendimit për Jerusalemin. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Baleta thotë se kjo rezolutë nuk mund të quhet votë kundër ShBA, pasi vetë rezoluta e OKB-së nuk është protestë ndaj SHBA-ve. Sipas tij, kjo rezolutë ishte një formë kërkesë ndaj SHBA për të rishikuar qëndrimet e saj.

Duke u ndalur në situatën e krijuar në Shqipëri pas kësaj vote, ish-ambasadori Baleta tha se “Debati për këtë rezolutë ka kaluar nga një çështje ndërkombëtare e shtetit shqiptar, në një përplasje të brendshme politike”.

Sakaq, ai ka komentuar reagimet e bëra nga Presidenti Meta dhe nga opozita, lidhur me votën e Shqipërisë në OKB.

“Në një shtet serioz, ku vërtet funksionojnë institucionet ku duhet, ku titullarët e institucioneve shohin interesin e shtetit, nuk merren vendime pa komunikuar me njëri-tjetrin. Por situata në vendin tonë nuk është normale. Imazhin e keq Shqipërisë nuk ka për t’ia krijuar ai votim atje, por kjo situatë politike që pasoi këtu në vendin tonë. Letra e Metës për Trump është anormale”, u shpreh ish-ambasadori Baleta.

I pyetur lidhur me pasojat që mund të ketë vendi ynë, Baleta tha se nuk pritet të ketë të tilla. Ai u shpreh se deri më tani, ndihma amerikane në Shqipëri nuk është financiare, por është e madhe në shumë fusha.

“Linja jonë Europiane është ajo e Brukselit, Parisit, Londrës, nuk është ajo e Varshavës. Një pjesë e mirë e këtyre reagimeve që shoh unë, janë në bazë të qëndrimeve të mëparshme. Pra janë grupe që kanë prirje të ndryshme”, tha Baleta.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Baleta: Letra e Metës për Trump është anormale. Linja jonë Europiane është ajo e Brukselit
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Baleta: Letra e Metës për Trump është anormale. Linja jonë Europiane është ajo e Brukselit
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Baleta: Letra e Metës për Trump është anormale. Linja jonë Europiane është ajo e Brukselit
https://3.bp.blogspot.com/-woWQAq98leM/Wj91siWt5NI/AAAAAAAANDg/_lWwuEe71egrlSEjJN4_yiim2yin4XPAQCLcBGAs/s640/balet.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-woWQAq98leM/Wj91siWt5NI/AAAAAAAANDg/_lWwuEe71egrlSEjJN4_yiim2yin4XPAQCLcBGAs/s72-c/balet.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ish-ambasadori-i-shqiperise-ne-okb.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ish-ambasadori-i-shqiperise-ne-okb.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy