Janë kanceroze! BE bllokon sufllaqet dhe kebapin. Po Shqipëria?

Parlamenti europian do të votojë sot mbi ndalimin e përdorimit të substancave konservuese në mishin e ngrirë për hell vertikal. Konkretisht propozohet ndalimi i fosfateve te mishi i përdorur për kebab apo sufllaqe.

Pala propozuese mbron argumentin se fosfatet mund të jenë përgjegjëse për rreziqe kardiovaskulare. Fillimisht në komisionin europarlamentar kjo masë kaloi pa asnjë kundërshtim, ndërsa pas përhapjes së lajmit nisi edhe rezistenca ndaj ndalimit.

Kundërshtarët argumentojnë se fosfatet e mbajnë mishin më të shijshëm dhe të freskët dhe se e njëjta sasi fosfati gjendet edhe në 1.5 litër pije me gaz.

Në Gjermani, i cili është edhe vendi me përdorimin më të madh të mishit të kebabit në Europë, masën e shohin si një kërcënim për industrinë e ushqimeve të shpejta. Shoqata gjermane e prodhuesve të doner kebab është shprehur se një miratim nga parlamenti europian, do të ishte vendim me vdekje për të gjithë industrinë e kebabit në Bashkimin Europian.

Për shkak të vendndodhjes, nga ky ndalim do të prekej edhe Shqipëri. Edhe pse teknikisht mishi me konservues do të lejohej të hynte në vend, ai do të ishte më i vështirë për t’u gjetur dhe rrjedhimisht më i shtrenjtë.

Furnizues kryesor për Shqipërinë do të mbeteshin vetëm vendet jashtë BE, si Turqia, ose vendi do të detyrohej të importonte të njëjtin produkt që do të përdoret edhe në union. Në të dyja rastet, sufllaqet në Shqipëri ose do të kushtojnë më tepër, ose do të kenë më pak shije, çka nënkupton rrezik për bizneset.

Komisioni Europian dërgoi një propozim për lejimin e fosfateve në disa lloje mishrash, pra një përjashtim nga masa e komisionit europarlamentar. Një veprim i tillë ka marrë mbështetjen e një sërë delegatësh shtetëror.

Përjashtime nga ky rregull janë bërë edhe në të kaluarën, duke lejuar konservantët në produkte si salçiçet, mishi për hamburger me një minimum perimesh apo drithërash, si edhe tek proshuta gri e tymosur finlandeze./Tv SCAN/

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7950,Camëri,108,Editorial,1706,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Janë kanceroze! BE bllokon sufllaqet dhe kebapin. Po Shqipëria?
Janë kanceroze! BE bllokon sufllaqet dhe kebapin. Po Shqipëria?
https://4.bp.blogspot.com/-q4M1wTl_AcM/WjIxi_OJlbI/AAAAAAAAMZU/IFp9-Iu-akc_PKOliCCOuW67dXNaNsXrQCLcBGAs/s640/120_Gjiro_Kamara_tirana_albania.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-q4M1wTl_AcM/WjIxi_OJlbI/AAAAAAAAMZU/IFp9-Iu-akc_PKOliCCOuW67dXNaNsXrQCLcBGAs/s72-c/120_Gjiro_Kamara_tirana_albania.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/jane-kanceroze-be-bllokon-sufllaqet-dhe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/jane-kanceroze-be-bllokon-sufllaqet-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy