Korrupsioni shqiptar afër fundit, po flet me vete

Nga Spartak Ngjela

Sa më afër fundit, aq më shumë gabojnë bandat.

Kështu është sot i gjithë korrupsioni shqiptar. Po flet me vete.

l.

Saliu sot ishte në makthin e tij maksimal.

E tmerroi ambasadori amerikan Lu dje kur i tha se nuk do ketë më prokuror që të mbrojë krimin. Kurse Saliu pastaj iu thotë shqiptarëve se, meqë ambasadori amerikan ka shkuar te prokurori shqiptar për të mbrojtur interesin e një kompanie amerikane, është i krruptuar. Kurse Saliu që ka shitur si kryeministër shqiptar interesin e Shqipërisë është i pakorruptuar.

Po pse po shkon, O Sali, në një rrugë pa krye? Nuk ka dhe nuk do të ketë më prokuror në mbrojtjen tënde.

Dhe mos i sill më dëm shqiptarëve me gjithë hordhinë tënde, se nuk iu bën dot më asgjë.

Krimi shqiptar, në një spektër të përgjithshëm, është sot në dekadencë të plotë dhe drejt rrugës së asgjësimit.

Askush nuk e merr dot me mend sesi është bashkuar krimi më prokurorinë.

Konstatohet tani se ka pasur një ligjësi të brendshme në këtë çështje: prokuroria e korruptuar, pasi shpëton pushtetarët dhe i lejon që të vjedhin shtetin; marrin lejen nga pushtetarët që të paguhen nga krimi i rrugës ose krimi i organizuar, që edhe ky të vijojë rrugën e vet.

Ky quhet Krim i Përgjithshëm që sundon një shoqëri. Dhe sigurisht që i gjithë faji historik bie mbi prokurorinë se nuk ngre asnjë akuzë për krimin që paguan. Domethënë që shteti nuk funksionon.

Kjo është Shqipëria e sotme: një shoqëri e drejtuar nga krimi ku Prokurori i Përgjithshëm ka qenë Kryetari i Krimit të Përgjithshëm.

ll.

Kjo është gjendja, dhe pikërisht këtë gjendje kërkon të mbajë ende në forcë Berisha.

Por dhe Ambasadori Amerikan ia hoqi dje, me gjuhë të drejtpërdrejtë, thelbin e mbrojtjes për të fshehur antiamerikanizmin e tij me pretekstin e Ramës.

Kjo është arsyeja e çthurjes mendore të Saliut.

Po pse, o i mjerë! ende nuk e ke kuptuar që, të gjithë bashkë, duhet ta dorëzoni qetësisht dhe pa fare zhurmë gjënë e vjedhur?

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Korrupsioni shqiptar afër fundit, po flet me vete
Korrupsioni shqiptar afër fundit, po flet me vete
https://4.bp.blogspot.com/-eGpWNzbrwYw/WjPWPuGPIqI/AAAAAAAAMek/0q0FwwppuZId1M6B-PBFEO5BAPYpmPuDACLcBGAs/s640/663074__original.jpeg
https://4.bp.blogspot.com/-eGpWNzbrwYw/WjPWPuGPIqI/AAAAAAAAMek/0q0FwwppuZId1M6B-PBFEO5BAPYpmPuDACLcBGAs/s72-c/663074__original.jpeg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/korrupsioni-shqiptar-afer-fundit-po.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/korrupsioni-shqiptar-afer-fundit-po.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy