Kush ishte Marin Bici?

, Kush ishte Marin Bici?

I nderuar lexues!Marin Bici ka qenë Kryepeshkop i Tivarit (1608 – 1625) me prejardhje nga ishulli Arbë në Adriatik ku prej kohësh kishin zënë vend mjaft grupe të mërguarish shqiptarë. Ai njihet në histori sidomos për relacionin e gjatë dërguar Vatikanit, hartuar më 1610 pas një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe atë të Mesme. Ky relacion është një burim historik me interes të madh sepse përmban të dhëna të hollësishme gjeografike, demografike, ekonomike, shoqërore që pasqyrojnë gjendjen e një pjese të madhe të Shqipërisë në fillim të shekullit XVII.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button