Lobimi, PD i fsheh KQZ edhe kontratat me Podestën

Të ardhurat e shpenzimet e PD në 2016 - 2017

Merr përmasa të tjera fenomeni i përdorimit të parave të pista nga partitë kryesore politike në Shqipëri, për lobime, baltosje të kundërshtarit politik dhe blerje takimesh, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pagesa në të zezë e 675 mijë dollarëve, nga një kompani offshore, (paratë kanë shkuar për kompanitë "Stonington Strategies", "Muzin Capitol Partners" dhe "Biniatta Trade LP"), për llogari të Partisë Demokratike, gjatë ngujimit në çadër, nuk është shuma e vetme që PD nuk ka deklaruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bashkë me burimin e parave.

Në raportet vjetore financiare që Partia Demokratike ka dorëzuar pranë KQZ, gjatë 7 viteve të fundit, nuk figurojnë edhe shumë kontrata të tjera lobimi, me vlerë qindra mijëra euro. Shqiptarja.com ka verifikuar shpenzimet në vitet zgjedhore dhe jozgjedhore të Partisë Demokratike që nga viti 2011 deri në vitin 2017, të pasqyruara në raportet financiare, të administruara nga KQZ. Në shpenzimet e deklaruara nga subjekti politik më i madh në opozitë, përpos të tjerave, nuk figurojnë as kontratat e lobimit të Partisë Demokratike me Podesta Group.

Kontrata është nënshkruar në 8 mars 2016, ndërsa parashikonte që Podesta Group do të organizonte takime të krerëve të PD me zyrtarë të SHBA-së, anëtarë të Kongresit dhe organizata jofitimprurëse. Kohëzgjatja dhe kostoja e kësaj kontrate nuk u publikuan kundër nga PD si dhe nuk u figuron në raportin financiar dorëzuar në KQZ, për vitin 2016.

Arsyeja e fshehjes së kontratës në fjalë dhe kontratave të tjera, qëndron tek mungesa e burimit të ligjshëm të parave. Partitë kryesore politike deklaron të ardhura vjetore në vlerë më të ulët se sa kontratat e lobimit. Dokumentimin dhe ndëshkimin e kësaj praktike abuzive ndoshta do ta mundësojë vetëm drejtësia e re.

Kontrata e PD me Podesta Group


Ndryshimi i skemës
Deri në vitin 2013, Partia Demokratike përdorte partë publike për lobim. Pra, kontratat i bënte qeveria. Nga viti 2011 deri në vitin 2013, PD në qeveri ka paguar Podesta Group me nga 60 mijë USD në muaj, në këmbim të lobimit për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes qeverive të të dy vendeve. Gjithsesi, këto kontrata kanë konsistuar për të sulmuar opozitën në atë kohë.

Ndërsa pas vitit 2013, kontratat janë financuar nga vetë Partia Demokratike si subjekt, me para që shpeshherë nuk u dihet burimi. Këto kontrata lobimi pas vitit 2013 kanë shërbyer edhe për të përhapur akuzat në SHBA kundër qeverisë së Edi Ramës. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Paligjshmëria konsiston në faktin se kontrata të tilla, të zbuluara nga mediat, nuk janë deklaruat në KQZ si shpenzime. Pas vitit 2013, Partia Demokratike ka deklaruar vetëm dy kontrata në vitin 2017 me Barnes & Thornburg LLP, me vlerë 6,385,000 lekë dhe 6,200,000 lekë.

Detyrimi ligjor
Ligji për partitë politike dhe Kodi Zgjedhor parashikojnë që partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjeve, si gjatë viti zgjedhor, ashtu edhe gjatë viteve jozgjedhore, depozitojnë një raport në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet. Kontratat e lobimit përfshihen tek shpenzimet e partive politike. Ligji për partitë politike parashikon që Partitë politike dorëzojnë raportet financiare një herë në vit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për burimet e financimit dhe shpenzimet.

Partitë politike dorëzojnë raportin vjetor financiar, së bashku me raportin e auditimit, tëkryer nga ekspertë kontabël të licencuar, në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dorëzimi i raportit financiar vjetor bëhet nga personi përgjegjës për financat në partinë politike ose personi i përcaktuar sipas statutit të partisë politike, brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjatë vitit zgjedhor, raportet financiare të partisë duhet të dorëzohen së bashku me raportin financiar të fushatës zgjedhore.

Fshehja e kontratave
Në raportet financiare të Partisë Demokratike në KQZ, përpos të tjerave, nuk figurojnë as kontratat e lobimit me Podesta Group, për organizimin e takimeve të krerëve të PD me zyrtarë të SHBA-së.

Detyrimi
Ligji për partitë politike dhe Kodi Zgjedhor parashikojnë që partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjeve, depozitojnë për çdo vit një raport në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet.

Raporti, bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve të PD, për vitin 2016

Totali i të ardhurave, 57 179 867 lekë.

Financime nga buxheti, 57 179 867 lekë.

Shpenzimet në total, 58 581 001 lekë.

Shpenzime personeli, 29 872 992 lekë.

Shpenzime të tjera, 22 463 304 lekë.

Pasqyra financiare e PD per vitin 2016

Raporti, bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve të PD, për vitin 2017

Totali i të ardhurave, 88,045,551 lekë

Totali i të ardhurave nga fondet publike, 88,045,551 lekë

Totali i shpenzimeve, 58,197,289 lekë

Shpenzimet e PD, për vitin 2017

Konsulenca Barnes & Thornburg LLP, 6,385,000 lekë

Konsulenca Barnes & Thornburg LLP, 6,200,000 lekë

Media, 4,000,000 lekë

Materiale, 4,800,000 lekë

Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë, 3,000,000 lekë

Materiale promocionale, 3,036,000 lekë

Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë, 2,000,000 lekë

Media, 700,500 lekë

Media, 1,363,349 lekë

Media, 1,359,336 lekë

Media, 3,543,600 lekë

Materiale promocionale, 1,000,000 lekë

Media, 421,200 lekë

Media, 3,000,000 lekë

Mitingje/tubime, 2,500,000 lekë

Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë, 2,500,000 lekë

Media, 1,448,971 lekë

Media, 1,333,000 lekë

Media, 1,366,325 lekë

Konsulenca, 1,534,000 lekë

Media, 3,000,000 lekë

Media, 1,635,900 lekë

Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë 250,000 lekë

Konsulenca Clearpath Strategies 1,820,109 lekë

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Lobimi, PD i fsheh KQZ edhe kontratat me Podestën
Lobimi, PD i fsheh KQZ edhe kontratat me Podestën
https://3.bp.blogspot.com/-0Ojt3pUtiSw/WjOG0snZz4I/AAAAAAAAMck/1OMUU2S0uBMF1bUDmWqr81e5EnjhnKEFACLcBGAs/s640/316522_m.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-0Ojt3pUtiSw/WjOG0snZz4I/AAAAAAAAMck/1OMUU2S0uBMF1bUDmWqr81e5EnjhnKEFACLcBGAs/s72-c/316522_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/lobimi-pd-i-fsheh-kqz-edhe-kontratat-me.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/lobimi-pd-i-fsheh-kqz-edhe-kontratat-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy