Mjekët i heqin tubat, ndahet nga jeta Florenc Beqiri. Babai: Ma vranë djalin tim të vetëm!

Nje dite pasi humbi te birin, kur mjeket ne France i hoqen aparaturat pas nje gjendjeje te gjate ne koma, vjen reagimi i babait te Florenc Beqirit.

Gëzim Beqiraj babai i 23 vjeçarit, ne nje prononcim per Report TV eshte zotuar se do ta coje ceshtjen deri ne fund.

Ai ka thene se ka marre nje avokat per ta ndjekur deri ne fund ceshtjen, duke ndare dhimbjen e madhe per humbjen e te birit qe e masakruan ne burg, nderkohe qe sipas tij, mjeket i hoqen aparaturat pa e pyetur.

“Kam marrë avokat dhe do ti shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”, u shpreh Beqiraj.

Florenc Beqiri, i riu nga Shkodra është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pas masakrimit që i është bërë në qelinë e paraburgimit në Marsejë të Francës.

Lajmi u konfirmuar nga babai i tij i cili ka patur një komunikim më gazetarin Leon Molla.

Në një postim në ‘facebook’ gazetari shkruan:

 

Leon ma vranë djalin !!!

Këto ishin fjalët e babait të Florencit, Gëzim Beqiraj që më tha në telefon pak mituta që doktorrët Francez i hoqën oksigjenin.

Nuk po e besoja dhe menjëherë i drejtova pyetjen:

Gëzim çfarë thua ? Firmosët Ju që ti hiqnin oksigjenin?

Ai i përlotur më thotë: Jo Leon Jo, nuk më pyetën, doktorrët ja hoqën oksigjenin pa më pyetur, ma vranë djalin, ma vranë.

Në këto momente mbeta pa fjalë, nuk dija çfarë ti thoja.

Gëzimi vijoi duke më thënë: Mbarova, më vranë djalin tim të vetëm, nuk mund të flas, nuk di çfarë të flas, më vranë djalin Leon, o Zot, o Zot.

Me këto fjalë mbylli telefonin.

Kurrë nuk do ta harroi, kurrë, kurrë, kurrë.

Shpirti i Florencit pushoftë në Paqe.

Mesditën e djeshme babai i tij pati konfirmuar vdekjen klinike të 25 vjeçarit shkodran.

Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj. Florenci kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil. I riu shkodran kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.

Por ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit. E për 3 javë me radhë është mbajtur në polici, derisa para tre ditëve autoritetet e kanë dorëzuar si të vdekur, në duart e mjekëve të spitalit në Marseille të Francës.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mjekët i heqin tubat, ndahet nga jeta Florenc Beqiri. Babai: Ma vranë djalin tim të vetëm!
Mjekët i heqin tubat, ndahet nga jeta Florenc Beqiri. Babai: Ma vranë djalin tim të vetëm!
https://4.bp.blogspot.com/-R2omReSFMuE/Wj5gfQ-C7HI/AAAAAAAANB0/pZFkiHJ6PmQdkn5Zk48lB6KDcvAgWFRHQCLcBGAs/s640/317422-m_1513954552-4827921-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-R2omReSFMuE/Wj5gfQ-C7HI/AAAAAAAANB0/pZFkiHJ6PmQdkn5Zk48lB6KDcvAgWFRHQCLcBGAs/s72-c/317422-m_1513954552-4827921-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/mjeket-i-heqin-tubat-ndahet-nga-jeta.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/mjeket-i-heqin-tubat-ndahet-nga-jeta.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy