“Mos ma prek Valbonën”, Pseudo-mbrojtësit ndërtojnë bujtina pa leje (FOTO)

Ata të cilët disa javë më parë kanë dalë në mbrojtje të Valbonës, kanë ndërtuar vetë bujtina në zonën e Parkut Kombëtar të Valbonës, duke rezultuar si shkatërruesit kryesor të mjedisit.

Faktet i ka sjellë në vëmendje mbrëmjen e sotme emisioni investigativ Fiks-Fare, i cili ka dërguar kamerat e tij për kqyrjen e zonës.

Nga materialet e shfaqura hotelet dhe bujtinat e ngritura nga banorët e zonës dhe persona të tjerë në Parkun e Valbonës rezultojnë pa leje.

Denoncimi i Fiks-Fare:

“Pronarët e tyre pretendojnë se kanë marrë leje në ish-komunë, megjithëse komuna nuk ka pasur të drejtë të lëshojë leje të tilla, pasi është “zonë e mbrojtur”. Me këtë argument, edhe hipoteka nuk ka pranuar t’ua regjistrojë pronat që aktualisht zhvillojnë aktivitetin në parkun kombëtar të Valbonës.

Gazetarët e Fiks Fare biseduan me 3 nga pronarët e këtyre bizneseve, pikërisht kushërinjtë, Din, Alfred dhe Ardian Selimaj, të cilët njëkohësisht janë edhe organizatorët e protestës për mbrojtjen e parkut kombëtar.

Pronarët pretendojnë se kanë ndërtuar me leje të ish-komunës, por pasi kanë nisur protestat për Valbonën, ata janë sulmuar nga struktura shtetërore. Sipas tyre, ata kanë marrë leje në komunë, por kjo leje nuk u është njohur më vonë nga hipoteka, pasi zona cilësohet e mbrojtur. Për këtë, ata janë detyruar t’i drejtohen ALUIZNI-t për legalizim dhe janë në pritje të përgjigjeve.Pra, as ALUIZNI nuk u ka legalizuar ndërtimin e hoteleve në këtë zonë të mbrojtur.

Por veç tyre, gazetarët e Fiksit biseduan edhe me amerikanen Catherine Bohne, një mbështetëse e kauzës së biznesmenëve në Valbonë, e cila tregon se kundërshton këtë krim që po i bëhet kësaj zone, e nga ana tjetër për vete ka thyer ligjin për disa vite, pasi ka qëndruar pa një leje qëndrimi në Shqipëri. Ajo tregon për Fiks Fare se për 6 vite ka qenë pa leje qëndrimi në Shqipëri, pasi nuk e dinte sesi funksiononte. Kur filloi të protestonte, e kanë thirrur në polici dhe më pas ka bërë lejen e qëndrimit. Ajo thotë se nuk është për fajin e saj por për shkak të institucioneve shqiptare. Tani, ajo shpjegon se ka marrë lejen e qëndrimit 5-vjeçare.

Për ndërtimet në Valbonë, Fiks Fare pyeti edhe në Bashkinë e Tropojës, se cilat janë arsyet që janë ndërtuar pa leje. Drejtori e Planifikimit të Territorit në Bashkinë, Hasan Çuka, shpjegoi se Valbona, veçse është park kombëtar është edhe zonë e banuar, prandaj atje janë lëshuar disa leje nga ish-komuna, të cilat kanë qenë për shtëpi banimi, por edhe shtëpi turistike. Por, kur kanë shkuar për t’i regjistruar në ZVRPP Tropojë, kjo zyrë nuk ua ka regjistruar, prandaj Bashkia është bërë pjesë e korrespondencave dhe ka marrë informacion të detajuar. Në këto kushte, banorët por edhe subjektet kanë aplikuar tek ALUIZNI për legalizim, por që deri më sot nuk është legalizuar asnjë” /CityNews

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Mos ma prek Valbonën”, Pseudo-mbrojtësit ndërtojnë bujtina pa leje (FOTO)
“Mos ma prek Valbonën”, Pseudo-mbrojtësit ndërtojnë bujtina pa leje (FOTO)
Pseudo-mbrojtësit ndërtojnë bujtina pa leje
https://2.bp.blogspot.com/-8aVUspDHsCI/WjPU1fmmR2I/AAAAAAAAMeY/_KaSkD6-T-AcAYUiV7bLPqW5CA6c1c9SgCLcBGAs/s640/bujtina-720x405.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-8aVUspDHsCI/WjPU1fmmR2I/AAAAAAAAMeY/_KaSkD6-T-AcAYUiV7bLPqW5CA6c1c9SgCLcBGAs/s72-c/bujtina-720x405.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/mos-ma-prek-valbonen-pseudo-mbrojtesit.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/mos-ma-prek-valbonen-pseudo-mbrojtesit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy