Ndërtimtarët shqiptarë më konkurrues, falë zellit dhe fleksibilitetit të tyre

“Groupe Orllati”, pjesë e projektit 20 miliardësh

Ai në këtë vazhdë përmend projektet e rëndësishme. Transformimi i stacionit të trenit dhe i urës se kuqe në Grand Lancy në Gjenevë, në kuadër te projektit CEVA, duket se është më i madhi prej tyre. “Projekti total kap shifrën afër 20 miliardë franga zvicerane. Këtu ishim ne, pra ndërmarrja “Groupe Orllati” në një konzorcium me dy ndërmarrje të tjera zvicerane”, saktëson bashkëbiseduesi ynë.

Por, “janë edhe shumë projekte të tjera ku jemi të pranishëm. Kështu, aktualisht jemi duke marrë pjesë edhe në ndërtimin e stadiumit të Lozanës (Stade de la Tuilière) dhe në ndërtimin e DATA CENTRE të ndërmarrjes Nestlé, ndërtesa kryesore në Vevey (siège principale à Vevey)”, shton ai.

“Më lejoni që ta elaboroj në disa pika normat e ndërtimit këtu në Zvicër:

Këtu, punët e ndërtimit janë të definuara nga ligjet federale dhe kantonale me qëllim që të garantojnë të drejtën e të gjitha pjesëve kontraktuese. Mirëpo është parë se ka ngecje në disa aspekte dhe pikërisht për këtë arsye janë shtuar edhe normat teknike SIA (Shoqata e Inxhinierëve dhe Arkitektëve) që në një mënyrë e kompleton regjimin juridik dhe precizon kërkesat teknike që duhet marrë parasysh para, gjatë dhe pas ndërtimit të objekteve. Ajo po ashtu definon në mënyrë të qartë rritjen e sigurise së ndërtesave dhe instalimeve, që garantojnë qëndrueshmërinë dhe funksionimin në ndërtim, si dhe mbrojtjen e mjedisit”.

Dominojnë ndërmarrjet e “dorës së dytë”

Ndërsa duke folur për lëmenjtë e ngushtë brenda ndërtimtarisë ku shqiptarët janë më të pranishëm, ai thotë se “sa u përket ndërmarrjeve të ndërtimit dominojnë ato në sektorin e punëve të dorës së dytë (moler, gipser, montues të fasadave metalike, dyer dhe dritare etj.) aty ku ndoshta edhe ësht dashur një kapital fillestar më i vogël”.

Në përgjithësi, shton inxhinieri Morinaj, “mund të themi lirisht se shqiptarët që jetojnë në këtu, participojnë në mënyrë aktive në ndërtimin e Zvicrës, qoftë në ekzekutimin e punëve në punishte, por edhe në menaxhimin e projekteve të ndërtimit nga e para. Bëhet fjalë për përcjelljen e projektit deri në projektin final para ekzekutimit të punëve ndërmjet byrove të specializuara qofshin ato byro të inxhinierëve ndërtimtarë, apo të arkitektëve.

Shqiptarët tash, sikur italianët dikur

Ndërsa lidhur me rastet jo të rralla të shqiptarëve të cilët fillojnë si punëtorë të thjeshtë dhe bëhen shefa të firmave me qindra punëtorë, ai thotë se model të ngjashëm kanë pasur më parë italianët. “Të fillosh të punosh si punëtor i thjeshtë dhe më vonë të udheqësh një ndërmarrje me numër të madh punëtorësh, është një model që e ka pasur para nesh edhe komuniteti italian. Por, si duket karakteristika e përbashkët e të gjithë këtyre ndërmarrësve shqiptarë ka qenë vendosmëria dhe vullneti i madh si vektor i realizimit të objektivave të tyre. Në Lozanë, fjala vjen, funksionon një ndërmarrje shqiptare e orientuar në ndërtim të ulët. Në logon e saj shkruan: Ne jemi të pranishëm 24/24 orë dhe 7/7. Këtu pra shihet vullneti, fleksibiliteti dhe vendosmëria e tyre për të arritur sa më shumë”.

Ndërtimtarët shqiptarë, njësoj “të fortë”, si në pjesën gjermane edhe në atë frankofone

Por, ku janë sipas Morinajt “më të fortë” ndërtimtarët shqiptarë: në zonën gjermane apo atë frankofone të Zvicrës? “E ceka më lart se normat (standardet) e ndërtimit SIA i trajtojnë kushtet e pergjithshme në ekzekutimin e punëve dhe kjo vlen në të gjithë Zvicrën, kështu që ndërmarrësit e kanë obligim t`i respektojnë këto standarde. Duke marrë parasysh që përqindjet e interesit hipotekar janë të vogla, disa nga këta ndërmarrës vizionarë kanë investuar në patundshmëri. Dhe, këtu kemi shumë shembuj, si në pjesën gjermane ashtu edhe këtu, në pjesën frankofone, të cilëve, me shitjen apo dhënien me qira të objekteve, me këtë profit u është mundësuar që kapitalin ta riinvestojnë në ndërmarrjet e tyre. Kjo ka bërë që ata të jenë shumë më konkurrues karshi ndërmarrjeve tjera zvicerane, dhe për këtë do të thosha se është një ekuilibër sa i përket pjesës gjermane dhe asaj frankofone.

Firma shqiptare që punon 24/24 orë dhe 7/7

Në Lozanë, fjala vjen, funksionon një ndërmarrje shqiptare e orientuar në ndërtim të ulët. Në logon e saj shkruan: Ne jemi të pranishëm 24/24 orë dhe 7/7. Këtu pra shihet vullneti, fleksibiliteti dhe vendosmëria e tyre për të arritur sa më shumë”.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7019,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2080,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1583,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,417,Video,455,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ndërtimtarët shqiptarë më konkurrues, falë zellit dhe fleksibilitetit të tyre
Ndërtimtarët shqiptarë më konkurrues, falë zellit dhe fleksibilitetit të tyre
https://4.bp.blogspot.com/-Dt1I3lZQSaY/WjErAOYB4RI/AAAAAAAAMU4/1m-SQhif_ys1-TDCsty299KXoGl-r9yMACLcBGAs/s640/ismet-morina_1-528x396.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Dt1I3lZQSaY/WjErAOYB4RI/AAAAAAAAMU4/1m-SQhif_ys1-TDCsty299KXoGl-r9yMACLcBGAs/s72-c/ismet-morina_1-528x396.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ndertimtaret-shqiptare-me-konkurrues.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ndertimtaret-shqiptare-me-konkurrues.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy