Një mijë e një arsye përse duhet bërë një xhiro në Tiranë

Nga gjithë vendet e tjera, pse duhet të shkoni pikërisht në Tiranë? Përgjigja është e thjeshtë, sepse kryeqyteti shqiptar ka bërë ndryshimeve rrënjësore dhe qeveriset nga një kryetar revolucionist shumë i ri në moshë që vazhdon të bëjë ndryshime. Prandaj bëj një hap për të zbuluar Tiranën”.

Kështu e nis shkrimin e tij për kryeqytetin tonë gazetari italian Andrea Forlani, i cili e sugjeron Tiranën në vendet që duhen vizituar dhe shijuar me patjetër, duke listuar arsye të shumta, ndër to edhe qeverisjen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të cilin e përshkruan si djali i ri revolucionist që ka transformuar Tiranën dhe vazhdon me planet e mëdha në bashkëpunim me arkitektët më të famshëm italianë.

Ja çfarë shkruan ai për youmanist.it:

Por fillimisht le të fokusohemi tek kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj! Nëse gjithë kryetarët e qyteteve do ishin si ai, me siguri do ndryshonim mendim për politikanët dhe politikën në tërësi. Veliaj, një njeri i kulturuar, simpatik, flet shumë gjuhë, është interesant, me një zyrë ku në gjysmë të rrugës ka një sallë për fëmijët dhe një galeri bashkëkohore arti, që tregon një optimizëm të madh për të ardhmen e Shqipërisë. Atë e duan bashkëqytetarët e vendit, aq më shumë bashkëqytetaret, si asnjë rockstar që nuk ja kanë marrë dot zemrën atyre, qyteti i tij po ndryshon hap pas hapi.

Për të krijuar një ide, mjafton të bësh një shëtitje në sheshin Skënderbej, e sapo rihapur pas një ndryshimi rrënjësor nga ai i vjetri. Por kryetari nuk ishte vetëm në këtë nismë. Plani i ri u realizua nga Stefano Boeri, arkitekti italian, punët e të cilit janë më të njohurat në botë, pas projektit të tij të famshëm milanez me “Bosco Verticale”.

Përsa i përket gjelbërimit, ka ende plane që do vihen shumë shpejt në zbatim. Në Tiranën e re do mbillen plot 2 milion pemë. Por Boeri nuk është arkitekti i vetëm italian që vendos Zampinon në kryeqytetin shqiptar. Para tij, la gjurmë dhe shenjë një tjetër italian, Gherardi Bosia, i cili në kohën e Musolinit, ngriti disa ndërtesa monumentale fashiste që ende rrojnë edhe sot në piazza italia.

Të mos harrojmë Xhaminë Et’hem Bej, inauguruar në vitin 1823 dhe ende sot vazhdon te përmendet në mesin e ndërtesave më të admiruara të kryeqytetit. Ndër lajmet e tjera shumë të mira për Tiranën, përmendim edhe ushqimin cilësor e të shijshëm, si dhe argëtimet dhe adrenalinën. Sidomos në pjesën e bllokut, një lagje shumë e famshme në kohën komuniste, ku banorët mblidheshin aty dhe qëndronin. Në fakt, diktatori Enver Hoxha i cili e ktheu në vendin e tij nga viti 1944 deri në vitin 1995 kishte mendimin për ta fshirë atë nga hartat turistike. Por sot blloku është bërë një vend i elitës së re shqiptare, aty gjen gjithçka, restorante, lokale, klube, ndër restorantet përmendim L’italiano Living. Por nëse kërkon të blesh ushqim të mirë, mos harro Pazarin e ri, aty ku ndodhet tregu i transformuar nga Bashkia që sjell produkte të freskëta etj.

Sigurisht që pjesë e diktaturës së Enver Hoxhës ishin bunkerët, ai ishte i bindur se imperialistët do sundonin Shqipërinë dhe se për tu mbrojtur nga kjo, duheshin ndërtuar sa më shumë bunkerë, në çdo cep të vendit edhe nëntokë. Gjeja e çuditshme është se një gazetar italian i quajtur Carlo Bolline e ka kthyer në një muze shumë të çuditshëm, ku arti bashkëkohor dhe kujtimet ndërthuren në 102 dhoma, përfshirë edhe sallën e kongresit prej 200 vendesh. I quajtur Bunk’Art është vendi ku ju këshilloj të mos e humbisni. Nëse vuan nga klaustrofobia, mund të zgjedhësh vendin tjetër të mrekullueshëm. Ekziston një proverbë e famshme lokale ku thotë: Nuk e ke parë tërësisht Shqipërinë nuk ke bërë shëtitjen në teleferik. Teleferiku të çon në majën e malit Dajtit me Dajti Ekspres dhe ndërkohë shijoni pamje të mrekullueshme nga lart. Aty mund të ndalosh në restorantet përballë pamjeve panoramike, ku mbrëmja është ajo që të mrekullon vërtetë. Nëse ndihesh i lodhur në darkë, Plaza është aty për ty, një hotel gjigant modern, ku ofrohen shumë shërbime, një SPA nga qendra Wellnes dhe dhoma hoteli me të gjitha kushtet që kërkohen sot, ose mund të shkosh tek hoteli klasik Sheraton, pranë Piazza italia, me dy pishina dhe një park të madh të gjelbërt… Më mirë se kaq…

https://www.youmanist.it/currents/rotte-insolite/un-salto-a-tirana

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Një mijë e një arsye përse duhet bërë një xhiro në Tiranë
Një mijë e një arsye përse duhet bërë një xhiro në Tiranë
https://3.bp.blogspot.com/--SoDnHMrsBM/Wi71Juy8cKI/AAAAAAAAMOQ/-5yi779v3PI7mkWmrZVTbHxrycSBd7TjQCLcBGAs/s640/tirana-2013-1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/--SoDnHMrsBM/Wi71Juy8cKI/AAAAAAAAMOQ/-5yi779v3PI7mkWmrZVTbHxrycSBd7TjQCLcBGAs/s72-c/tirana-2013-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/nje-mije-e-nje-arsye-perse-duhet-bere.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/nje-mije-e-nje-arsye-perse-duhet-bere.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy