“Nuk pata dijeni për votën në OKB”: Si gënjeu Ilir Meta Donald Trump-in dhe shqiptarët

Vota e Shqipërisë në OKB e cila u rreshtua krah 128 vendeve që votuan kundër propozimit të Trump për të njohur Jeruzalimin kryeqytet të Izraelit shkaktoi debate mes politikanëve në Shqipëri.

Ndër to që reagoi ishte dhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili shkoi edhe më tej duke i dërguar një letër presidenti Donald Trump në të cilën i komunikonte se nuk kishte pasur asnjë komunikim me qeverinë “Rama” për këtë çështje.

“Kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar”- shkruante Meta në letrën dërguar presidentit Trump.

Por Lapsi.al ka zbardhur disa fakte që e nxjerrin të pavërtetë mesazhin dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Meta nuk kishte dijeni për votën e Shqipërisë në OKB.

Sokol Gjoka, drejtori i Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme rezulton se ka informuar përmes postës elektronike Valter Ibrahimin, Këshilltarin Diplomatik të Presidentit për qëndrimin që do të mbante vendi ynë.

Emailet janë dëshmi e komunikimit të pandërprerë mes Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Presidencës.

Madje Sokol Gjoka i Ministrisë së Jashtme informon Këshilltarin Diplomatik të Presidentit, Valter Ibrahimin për pjesëmarrjen e ambasadorit tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe i dërgon edhe fjalimi i ambasadorit, përveç informacioneve të tjera për rezolutën.

Më tej Lapsi.al shkruan se në emaile ishte edhe lutja e Sokol Gjokës, për një reagim nga Presidenca dhe përgjigjia e saj erdhi në orën 17:45 të pasdites së datës 11 Dhjetor nga këshilltari i Ilir Metës ku skruhej …“Sa të kem një instruksion të njoftoj menjëherë”.

Gjithashtu një zyrtar në Ministrinë e Jashtme tregoi për Lapsi.al se për votën në OKB, Drejtori i Përgjithshëm Politik, Ferit Hoxha pati komunikim të vazhdueshëm në telefon me shefin e Kabinetit të Presidentit, Arben Cicin.

Para votimit, shefi i Kabinetit të Presidentit u mbajt i informuar për komunikimin me trupin diplomatik në Tiranë, për qëndrimin që do të mbahej duke e vënë theksin në linjën e përbashët me vendet e BE-së. Madje komunikimi në telefon mes Ferit Hoxhës dhe Arben Cicit vazhdoi edhe pas votimit në OKB.

Këto fakte të paraqitura rrëzojnë alibinë e presidenti Ilir Meta se nuk ka pasur dijeni për votën e Shqipërsë në OKB duke gënjyer kështu mbarë opinionin publik shqiptarë dhe presidentin Trump. (TemA)

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Nuk pata dijeni për votën në OKB”: Si gënjeu Ilir Meta Donald Trump-in dhe shqiptarët
“Nuk pata dijeni për votën në OKB”: Si gënjeu Ilir Meta Donald Trump-in dhe shqiptarët
“Nuk pata dijeni për votën në OKB”: Si gënjeu Ilir Meta Donald Trump-in dhe shqiptarët
https://1.bp.blogspot.com/-xmDGdwGpACY/WkN2ZX1IP2I/AAAAAAAANTM/HdZ3on0vX4wfvGLgupv9D6w2U8Cud6B8wCLcBGAs/s640/trump-ilir-meta-c1200x600-1024x512.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-xmDGdwGpACY/WkN2ZX1IP2I/AAAAAAAANTM/HdZ3on0vX4wfvGLgupv9D6w2U8Cud6B8wCLcBGAs/s72-c/trump-ilir-meta-c1200x600-1024x512.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/nuk-pata-dijeni-per-voten-ne-okb-si.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/nuk-pata-dijeni-per-voten-ne-okb-si.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy