Pakti i heshtur/ 5 presidentët refuzuan t'i jepnin nënshtetësinë Janullatosit. Nga pranimi te Ramizi te heshtja e Topit

Por, caktimi i një kleriku për të rimëkëmbur Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka ngjallur reagime, për shkak se Janullatosi nuk ishte shqiptar. Pas rrëzimit të diktaturës, Anastas Janullatosi ka bërë kërkesën e tij të parë për të marrë shtetësinë shqiptare që në viti 1992, kur President ishte Sali Berisha.

Por, asokohe, kërkesa nuk u aprovua. Dosja qëndroi në tryezën e Presidentit edhe gjatë mandateve 5-vjeçare të pasardhësve të Sali Berishës. Të njëjtin qëndrim për të mos ia miratuar kërkesën për nënshtetësi shqiptare kanë bërë dhe ish- presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, të cilët ndoqën praktikën e paraardhësve, duke ia kaluar pasuesit vendimmarrjen.

Kjo kërkesë është aprovuar vetëm më datë 22 dhjetor nga Presidenti aktual, Ilir Meta. Por vendimin e Presidentit Meta ka refuzuar ta komentojë ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu. “Unë respektoj gjithmonë një kod heshtjeje, që pas përfundimit të mandatit tim si President. Nuk komentoj asnjëherë vendimet e paraardhësve dhe pasardhësve në këtë detyrë”, tha dje Moisu për “Panoramën”.

DISKUTIMI

Në vitin 2008, çështja e nënshtetësisë së Kryepeshkopit është hapur sërish dhe asokohe President ishte Bamir Topi. Për ish- kryetarin e shtetit, Bamir Topi, mosdhënia deri tani e nënshtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, nuk ka ardhur për shkelje ligjore, por ajo është “vetëm një gjë në proces, ku duhen marrë në konsideratë disa ndjeshmëri të brendshme”.

Topi ka thënë se “mua më takon të vlerësoj ndjeshmërinë në mënyrë shumë të kulturuar”. Duke vlerësuar punën e Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse, Topi ka deklaruar se “Kryepeshkopi grek ka qenë edhe në një pozicion ku i ka shërbyer Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”.

KRITIKAT

Historia e ardhjes së Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare zë fill në qershor të vitit 1991, ku u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, me titullin peshkop i Andrusës.

Në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pakti i heshtur/ 5 presidentët refuzuan t'i jepnin nënshtetësinë Janullatosit. Nga pranimi te Ramizi te heshtja e Topit
Pakti i heshtur/ 5 presidentët refuzuan t'i jepnin nënshtetësinë Janullatosit. Nga pranimi te Ramizi te heshtja e Topit
https://4.bp.blogspot.com/-fMVQqwtMkCQ/WkEd7ESWFMI/AAAAAAAANLQ/5vLsBBqoK00EORuiAIAXkrEv0Hpz5F3JQCLcBGAs/s640/kisha-ortodokse.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-fMVQqwtMkCQ/WkEd7ESWFMI/AAAAAAAANLQ/5vLsBBqoK00EORuiAIAXkrEv0Hpz5F3JQCLcBGAs/s72-c/kisha-ortodokse.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/pakti-i-heshtur-5-presidentet-refuzuan.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/pakti-i-heshtur-5-presidentet-refuzuan.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy