“Parlamenti shqiptar, si një stadium me tifozë të këqij”: Artikulli denigrues i “La Stampa” për Shqipërinë

Anatomia e një momenti: protesta e opozitës ndërpret punimet dhe mbush sallën e parlamentit me gaz

Në Shqipëri Parlamenti transformohet në një stadium”.

Ky ishte titulli i një shkrimi të fundit të së përditshme italiane “La Stampa”, që situatën në Shqipëri e krahason me atë të përpjekjeve për grushtin e shtetit në Spanjë, në vitin 1981, ku më pas shkrimtari Cercas shkroi veprën “Anatomia e një kohe” .

Artikulli i La Stampa:

Në Tiranë, më 18 dhjetor, brenda parlamentit shqiptar, atmosfera ngjante me pjesët pas stadiumeve të futbollit ku vendosen tifozët më të këqij në botë.

Pak para kësaj fotoje, një deputet i opozitës kishte ndezur një tymuese. Një sasi gazi ngjyrë rozë mbushi tërë sallën, ndërsa protesta vazhdonte. Kishte njerëz që bërtitnin nga larg dhe që u përpoqën të fiknin tymin.

Protesta kishte për qëllim të ndalonte një votim, kërkuar nga shumica e qendrës së majtë, mbi zgjedhjen e kreut të ri të kryeprokurorit të përkohshëm. Kryeministri Edi Rama kishte propozuar Arta Markun. Sipas qendrës së djathtë, të udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike, i gjithë votimi ishte jokushtetues. Shumë protestues gjithashtu protestuan jashtë Parlamentit dhe Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, e quajti sesionin një “grusht shteti”. Pas momenteve të para të panikut, megjithatë, puna vazhdoi dhe emërimi i kryeprokurores u miratua nga salla.

Por imazhet e ditës nga salla e parlamentit shqiptar qarkulluan shumë shpejt nëpër botë. Dënimi i Brukselit erdhi. Në fakt, pozicioni i Shqipërisë në lidhje me Evropën është shumë i ndjeshëm: vendi do të donte të fillonte negociatat për hyrjen në Bashkimin Eruropian, por reforma në drejtësi, e cila është penguar prej vitesh, mbetet edhe kushti kryesor për çeljen e negociatave.

Kjo është arsyeja, siç shihet edhe nga kjo foto, pse ky vend vazhdon të mbetet ende i mbushur me tensione. Shumë nga ata që morën pjesë në skenë u gjendën të pafuqishëm, të zhvendosur nga veprime që nuk priteshin.

Javier Cercas, një shkrimtar spanjoll, në një skenë të ngjashme ka qëndisur pothuajse 500 faqe të një libri të mrekullueshëm: Anatomia e një kohe. Tregon historinë e grushtit të shtetit spanjoll të vitit 1981, dhe në veçanti nga pamjet direkte të televizionit ushtria e ndërpret punën, në tronditje të përgjithshme.

Siç shkruan Cercas, realiteti në një sallë parlamentare, qoftë Shqipëri apo Spanjë, “ka të gjithë forcën dramatike dhe potencialin simbolik që ne zakonisht kërkojmë nga literatura”.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Parlamenti shqiptar, si një stadium me tifozë të këqij”: Artikulli denigrues i “La Stampa” për Shqipërinë
“Parlamenti shqiptar, si një stadium me tifozë të këqij”: Artikulli denigrues i “La Stampa” për Shqipërinë
“Parlamenti shqiptar, si një stadium me tifozë të këqij”: Artikulli denigrues i “La Stampa” për Shqipërinë
https://2.bp.blogspot.com/-TA7SIRzWj2w/WjuLQ-4DgsI/AAAAAAAAM28/0qm1HS8PMu0PtrVKgE37u7263iuxbsPMwCLcBGAs/s400/kuvend-1-1.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-TA7SIRzWj2w/WjuLQ-4DgsI/AAAAAAAAM28/0qm1HS8PMu0PtrVKgE37u7263iuxbsPMwCLcBGAs/s72-c/kuvend-1-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/parlamenti-shqiptar-si-nje-stadium-me.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/parlamenti-shqiptar-si-nje-stadium-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy