PD vs ambasadorë, nga piramidat tek zgjedhjet, këto janë sulmet më skandaloze ndër vite (Histori)

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, aludoi ditën e djeshme se ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë janë në një pjesë të madhe të blerë nga qeveria, çka bën që ata t’i shërbejnë interesave të Ramës dhe jo atyre të shteteve të tyre.

“Ju mendoni se korrupsioni ka lindur në Shqipëri?! Edi Rama blen me çdo monedhë”, ju përgjigj në emisionin “7 pa 5”, Paloka një pyetje mbi qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Një qëndrim i tillë i PD nuk është në fakt i pari. Që prej themelimit të saj, si sot 27 vite më parë, demokratët janë konfliktuar shpesh me trupin diplomatik apo organizmat ndërkombëtare të akredituara në Tiranë. Këto janë disa prej rasteve më flagrante…

Zgjedhjet lokale të vitit 1996

Zgjedhjet e majit 1996 u karakterizuan nga manipulime skandaloze, duke mos u njohur nga OSBE dhe as nga opinioni ndërkombëtar. Ish-Ambasadori Amerikan, Rajerson, kujton në një intervistë të dhënë disa vite më parë se si Berisha injoroi qëllimisht kërkesat e ambasadës për një proces të rregullt zgjedhor. “Unë mendoj se ishte një gabim politik që zgjedhjet nuk u përsëritën në shumë zona – jo sepse ishte këshilla SHBA-së, por thjesht se duhej bërë ajo gjë”, kujton Rajerson. Ajo përplasje ndodhi pak kohë pas përjashtimit nga partia të Eduart Selamit, një tjetër ngjarje që shkaktoi një përplasje ballore midis PD-së dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Firmat piramidale

Në shtator 1996, në muajin kur ambasadat jepnin sinjale alarmi për falimentimin e skemave piramidale, ish-Presidenti Berisha u bënte karshi ndërkombëtarëve duke deklaruar publikisht: “Paratë e shqiptarëve janë më të sigurtat në botë”. Berisha sulmoi në atë kohë ashpër edhe FMN-në e Bankën Botërore, të cilat gjithashtu paralajmëruan krizën. Deklaratat e Berishës kontribuan për krijimin e një qetësie të rreme edhe për 3-4 muaj më shumë, mjaftueshëm për të rritur dëmin ekonomik me disa qindra milionë euro më shumë.

Gërdeci dhe 21 janari

Përplasje të ashpra mes PD dhe opinionit ndërkombëtar krijoi edhe rasti i Gërdecit. Shumë nga këto shkëmbime të tensionuara midis Berishës dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë u raportuan edhe në publikimet e fshehta të “Wikileaks”. Në 21 janar, dy vjet më vonë, demokratët sërish shpërfillën ofertën e FBI-së për ndihmë. Si rrjedhojë qëndrimeve ndërkombëtare, dy ambasadorë amerikanë, Arvizu dhe Withers u vendosën në shënjestrën e sulmit të PD-së. Në 2014-n, deputeti Strazimiri deklaronte publikisht: “Na duhet urgjent një ambasador i SHBA në Tiranë në mënyrë që dikush të mbrojë interesat strategjike dhe lidhjet mes dy vendeve”.

Reforma në drejtësi

Pavarësisht përplasjeve të ashpra në të shkuarën, konflikti më i rëndë, të paktën publikisht mes palëve është ai për reformën në drejtësi. Një seri përplasjesh disa mujore me SHBA-të dhe BE-në, kulmoi me thirrjen e Ambasadën Amerikane në 22 korrik 2016, për “votimin e reformës ose përballjen me pasoja personale që të nesërmen për ata që refuzojnë të votojnë”. Po atë ditë, reforma u votua në mënyrë unanime. Tre muaj më vonë, kur ndërkombëtarët shprehën shqetësim për një tentativë të re të Bashës për të bllokuar reformën përmes ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, Basha u përgjigj: “Nuk pres që asnjë ambasador të më tregojë detyrën. Unë kam detyrën time, ambasadorët kanë punën e tyre. Unë e kam kryer me ndërgjegje të plotë”.

Çadra dhe kërcënimi për bojkot

“Ngujimi” në çadër për tre muaj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, kërcënimi për akte dhune dhe për bojkot, ndeshën një reagim të ashpër kundërshtues nga ambasadorët e huaj në Tiranë, të cilët në bllok dënuan qëndrimet e PD. Nga çadra, por edhe në disa reagime publike e më vonë gjatë fushatës zgjedhore, Basha dhe një numër deputetësh vazhdimisht lëshuan sulme ndaj ambasadorëve, duke i konsideruara ata nga të paaftë, e deri në të blerë./LEXO.AL

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: PD vs ambasadorë, nga piramidat tek zgjedhjet, këto janë sulmet më skandaloze ndër vite (Histori)
PD vs ambasadorë, nga piramidat tek zgjedhjet, këto janë sulmet më skandaloze ndër vite (Histori)
Dossier/ PD vs ambasadorë, nga piramidat tek zgjedhjet, këto janë sulmet më skandaloze ndër vite
https://1.bp.blogspot.com/-tduNgU2zcBw/WjJB0zyncMI/AAAAAAAAMaA/Xyt1bTNWYuAuo744Rn43KpYFc42mjJcngCLcBGAs/s640/berisha-basha-1-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-tduNgU2zcBw/WjJB0zyncMI/AAAAAAAAMaA/Xyt1bTNWYuAuo744Rn43KpYFc42mjJcngCLcBGAs/s72-c/berisha-basha-1-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/pd-vs-ambasadore-nga-piramidat-tek.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/pd-vs-ambasadore-nga-piramidat-tek.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy