Pesë skenarët e PD kundër kryeprokurores dhe qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka intensifikuar lëvizjet, takimet dhe konsultat në funksion të organizimit të protestave në janar, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku si dhe me qëllim rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’.

Kauza e aksionit të ri politik të opozitës do të amplifikohet edhe me çështjet e drogës, të lidhjeve të krimit me segmente të politikës, me koncesionet si dhe me problemet ekonomike. Pas takimit me krerët e fronit opozitar, me deputetët demokratë dhe krerët e degëve, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, mësohet se ka zhvilluar dje një takim edhe me kryetarët e djathtë të bashkive.

Në të njëjtën kohë, Basha po zhvillon konsulta edhe me deputetë të caktuar dhe anëtarë të forumeve të larta të partisë. Shqiptarja.com ka mësuar se takimet janë fokusuar në katër pika: Mobilizimin e sa më shumë njerëzve përtej bllokut të mbështetësve të PD, skenarët e protestës, raportet me parlamentin ku përfshihet edhe dilema për djegien e mandateve si dhe raportet me LSI.

Deri më tani është rënë dakord për formulimin e një numri kërkesash, para nisjes së protestës, duke përfshirë anulimin e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, kushte për reformën zgjedhore, largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie të përkohshme etj.

Skenarët

Gjatë takimeve të Lulzim Bashës me përfaqësues të PD në nivele të ndryshme janë diskutuar dhe shqyrtuar një numër skenarësh të mundshëm. Shqiptarja.com, nga burime pranë rrethit të ngushtë të Bashës, ka mësuar skenarët kryesorë. Një nga planet konsiston që, në muaj janar të organizohet një protestë, me qëllim për të testuar mbështetjen popullore.

Në varësi të mbështetjes, aksioni politik të nisë në fillim të pranverës. Një tjetër variant e konsideron pa asnjë efekt organizimin e një proteste të vetme, sa do e masive të tjerë. Ky variant i diskutuar parashikon organizimin e një proteste maratonë para Kryeministrisë, edhe si formë presioni për ndonjë veprim të kryeprokurores së re kundër eksponentëve të opozitës, gjatë javëve të para të janarit, kohë gjatë të cilës amerikanët kanë kërkuar goditjen e peshqve të mëdhenj. Por, protesta maratonë mbart një rrezik të madh dështimi pas ditës së dytë.

Në këto kushte, sipas burimeve, gjatë takimeve është diskutuar një tjetër skenar, i cili parashikon mundësinë e ngritjes së çadrës 2, me disa ndryshime nga çadra e parë, për të organizuar një protestës me turne, e cila mund të zgjasë disa muaj, në varësi të plotësimin të kërkesave.

Ndërkaq, ka një propozim tjetër për të gjetur një mënyrë më novatore dhe befasuese, për të mundësuar një protestës të gjatë, pasi përsëritja e çadrës do ta bënte protestën monotone dhe pa efekt. Është diskutuar edhe një skenar më ekstrem, i mbështetur nga një grup i caktuar, i cili parashikon djegien e mandateve dhe protestave të pakontrolluara.

Por, ky skenar mbart gjithashtu një rrezik të madh, pasi mund të çonte në një izolim të ekstrem ndërkombëtar të PD dhe në daljen e saj nga skena politike. Gjithsesi, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka paralajmëruar ambasadorët se zgjedhja e njëanshme e kryeprokurorit të përkohshëm nga mazhoranca mbart rrezikun e destabilizimit të vendit.

Dilema për LSI

Sa i përket LSI, në Partinë Demokratike ka dy rryma mendimi. Grupi i parë e sheh Lëvizjen Socialiste për Integrim si një faktor që kompromenton kauzën e Partisë Demokratike, për shkak se LSI ka qenë deri para disa muaj në pushtet si dhe është bashkëpërgjegjëse me PS. Gjatë takimeve, përfaqësuesit e këtij grupi, kanë kërkuar një distancim gradual me LSI.

Ndërsa grupi i dytë, e sheh LSI si një fuqi shtesë për aksionin opozitar, duke i dhënë një dimension më të madh presionit ndaj qeverisë dhe protestave të planifikuara. Kryetari i PD, Lulzim Basha, deri më tani, ka mbajtur ekuilibrin mes këtyre dy rrymave.

Shtyrja

Një nga planet konsiston që, në muaj janar të organizohet një protestë, me qëllim për të testuar mbështetjen popullore. Në varësi të mbështetjes, aksioni politik të nisë në fillim të pranverës.

Për LSI

Sa i përket LSI, në Partinë Demokratike ka dy rryma mendimi. Grupi i parë e sheh Lëvizjen Socialiste për Integrim si një faktor që kompromenton kauzën e Partisë Demokratike, për shkak se LSI ka qenë deri para disa muaj në pushtet./Xh.F/Shqiptarja.com

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pesë skenarët e PD kundër kryeprokurores dhe qeverisë
Pesë skenarët e PD kundër kryeprokurores dhe qeverisë
Pesë skenarët e PD kundër kryeprokurores dhe qeverisë
https://2.bp.blogspot.com/-f-jd4qTr9so/WkYJliuviLI/AAAAAAAANaQ/oJTIYMBMeP8FB2gvAwwtgkjMb3Z7xBpuACLcBGAs/s640/318166_m.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-f-jd4qTr9so/WkYJliuviLI/AAAAAAAANaQ/oJTIYMBMeP8FB2gvAwwtgkjMb3Z7xBpuACLcBGAs/s72-c/318166_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/pese-skenaret-e-pd-kunder.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/pese-skenaret-e-pd-kunder.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy