"Qumështi", kreu i AFI: Qytetarët në mënyrë urgjente të mos blejnë produkte në rrugë (VIDEO)

TIRANE - Drejtori ekzekutiv i Albanian Food Industry (OJQ-ja që publikoi raportin me analizat për qumështin dhe mishin), Alban Zusi ka sqaruar në studion e Report Tv gjetjet e analizave për sigurinë ushqimore, i publikuar dy ditë më parë i cili ka alarmuar konsumatorët. AFI ngriti shqetësimin tre ditë më parë se produktet e qumështit dhe mishit të prodhuara në vend, përmbanin substanca të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve si aflatoksinë e cila shkakton kancer dhe salmonelë apo ngjyrues (në rastin e mishit).

Megjithatë, Zusi qetëson konsumatorët se gjetjet e raportit, pas analizave të bëra në prill-maj kur ministër i Bujqësisë ishte Edmond Panariti, nuk bëjnë fjalë për markat e kompanive serioze të prodhimit të qumështit në vend, por për qumështin dhe mishin që tregtohet në rrugë, krejtësisht i pakontrolluar dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. "Dua të qetësoj publikun se produktet nga kompanitë vendase janë të mira, problemi është për qumështin që shitet në shihe në trotuare, shitet nëpër bidonë në rrugë. I them konsumatorit, së pari blini produkte me emër, me brand, jo thjeshtë djath jugu, a qumësht pa emër, dhe çfarë është më e rëndësishme, kërkoni gjithmonë kuponin tatimor, sepse kjo është masa mbrojtëse më e mirë. Kur i kërkon shitësit kuponin tatimor, ai duhet të ketë një faturë nga prodhuesi, nëse jep faturë do të thotë që është në sistem dhe i kontrollueshëm nga analizat", u shpreh Zusi.

Ai tha se studimi i është dorëzuar institucioneve që të marrin masa dhe të ndërtojnë sistemin që do bënte të mundur gjurmimin e produkteve dhe kontrollin e herëpashershëm të tyre. Ai akuzon Ministrinë e Bujqësisë se ka dështuar të formalizojë tregun. "Kemi një analizë të tërë që një Ministri ka dështuar. Ka shpenzuar miliona euro për këtë gjë dhe ka dështuar. Analizat janë bërë në kohën e ministrit Panariti. Konsumatorët i siguroj se nëse blejnë produkte nga kompani të branduara ka siguri. Nëse shkon dhe blen qumështin me bidona Coca-Cola, atëherë nuk ka siguri".

Kur janë bërë analizat e produkteve ushqimore?
Janë marrë kampione në prill-maj të 2017. Kjo nuk do të thotë se është e qëndrueshme, pasi është bërë vetëm një analizë, është bërë një fotografim i situatës në treg. Studimi i është dërguar para një muaji institucioneve, në nëntor, kjo për të rritur presionin ndaj këtyre institucioneve për të reaguar lidhur me këtë studim. Qëllimi i shoqatës ka qenë për të mbrojtur investimet serioze në këtë sektor. Të gjithë ata që bëjnë një emër pas produktit të tyre, janë të gatshëm ta mbrojnë atë emër. Janë 4 kompani qumështi që kanë bërë kërkesë për eksport të qumështit, janë kërkuar ekspertë nga jashtë për certifikim dhe ka dështuar ministria e Bujqësisë së asaj kohe. Vjen një përgjigje nga një shtet se produkti ëhstë i mirë, por ju si ministri s'jeni në gjendje të gjurmoni sistemin. Qëllimi ka qenë për të alertuar institucionet për të ndërtuar sisteme publike të besueshme. Kemi edhe kompani mishi për eksporte, thotë që është transparente dhe e hapur për kontroll. Në mometin kur kompanitë janë kaq të hapura, vetëm për qumështin janë 3 kompani. Dua të qetësoj publikun se produktet nga kompanitë vendase janë të mira, problemi është për qumështin që shitet në shihe në trotuare, shitet nëpër bidonë në rrugë. I them konsumatorit, së pari blini produkte me emër, me brand, jo thjeshtë djath jugu, a qumësht pa emër, dhe çfarë është më e rëndësishme, kërkoni gjithmonë kuponin tatimor, sepse kjo është masa mbrojtëse më e mirë. Kur i kërkon shitësit kuponin tatimor, ai duhet të ketë një faturë nga prodhuesi, nëse jep faturë do të thotë që është në sistem dhe i kontrollueshëm nga analizat.

Po mishi çfarë problemi ka? Çfarë është konstatuar nga analizat?
Shqetësimi është edhe për mishin dhe produktet e tij. P.sh, qoftet, produkte të mishit, prodhohen në kushte shtëpie në raste të caktuara, jashtë çdo kontrolli dhe standardi ushqimor. Ne kemi një problem me sistemin prandaj është bërë kjo. Studimi është bërë me metodologji dhe me baza shkenciare. I është dërguar Ministrisë. Problemi nuk është të analizat. Ne institucioneve u kemi thënë shumë më tepër, u kemi treguar ku kanë dështuar ato.
Për të mos thënë se dyshojmë i kemi bërë këto analiza. Kemi një analizë të tërë që një Ministri ka dështuar. Ka shpenzuar miliona euro për këtë gjë dhe ka dështuar. Analizat janë bërë në kohën e ministrit Panariti. Konsumatorët i siguroj se nëse blejnë produkte nga kompani të branduara ka siguri. Nëse shkon dhe blen qumështin me bidona Coca-Cola, atëherë nuk ka siguri.

Po për sallamet ka kontrolle? Mund të abuzohet?
Nga 10-15 kompani, punojnë nga 70--100 punonjës në prodhim. Në të gjitha fazat, ai që hedh substancat është dikush tjetër, ai që bën përzierjen është dikush tjetër, pronari s'mund të jetë aty, se janë biznese, por nëse do donte të abuzonte, do ta bënte me 7-8 njerëz të tjerë aty. Brenda javës do t'i dilte skandali kësaj kompanie, sepse nuk e mban kush sekretin. Janë disa faza të këtij procesi, është e gjitha industri, sepse teknologu vjen nga Gjermani, pastaj është kimisti.

Problem është gjithashtu edhe mishi me hormone...
Kemi kafshë që rriten me hormone dhe normalisht edhe mish të hormonuar. Sigurinë e qytetarit unë nuk e kërkoj te një analizë, por duhet të funksionojë sistemi. Deri në shtator shqiptarët kanë pasur vetëm 250 bagëti të regjistruara në sistem, ndërsa pas 2 muajsh, pas një presioni të fortë, shkon në 5 mijë. Studimi është bërë për qytetarët dhe industrinë vendase, është bërë për të mbrojtur qytetarët dhe jo për të favorizuar importet. Duam të mbështesim në mënyrë korrekte bizneset e ndershme që respektojnë standardet. Është e dhimbshme të shohësh sesi gjasme duke dashur të ndihmosh biznesin vendas, i godasim, sot janë goditur keqazi. l.q/Shqiptarja.com

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: "Qumështi", kreu i AFI: Qytetarët në mënyrë urgjente të mos blejnë produkte në rrugë (VIDEO)
"Qumështi", kreu i AFI: Qytetarët në mënyrë urgjente të mos blejnë produkte në rrugë (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-FiO2dtacTj0/Wjp2lOjE68I/AAAAAAAAMz8/XRWo2IXPWGU17B16Uq8W52MOsiIfdVmuQCLcBGAs/s640/DSCF2231.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-FiO2dtacTj0/Wjp2lOjE68I/AAAAAAAAMz8/XRWo2IXPWGU17B16Uq8W52MOsiIfdVmuQCLcBGAs/s72-c/DSCF2231.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/qumeshti-kreu-i-afi-qytetaret-ne-menyre.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/qumeshti-kreu-i-afi-qytetaret-ne-menyre.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy