Rama, takimi me presidentin e PE: Te hapim portën e negociatave

, Rama, takimi me presidentin e PE: Te hapim portën e negociatave

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, zhvilloi një takim me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, ku u diskutua për stabilitetin e Ballkanit, luftën kundër terrorizmit, lirinë ndërfetare dhe raportin e Shqipërisë me institucionet e BE.“Kam nënvizuar rëndësinë e progresit të arritur nga Shqipëria për një sërë reformash të rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I referohem veçanërisht Reformës në Drejtësi që mbart një rëndësi mjaft të madhe. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ecur në rrugëtimin drejt BE”, tha Tajani.“Unë jam italian dhe e di shumë mirë rëndësinë që ka Shqipëria në rajon. Ne përfunduam në Aquaila një projekt të rëndësishëm për Adriatikun që përfshin edhe Shqipërinë”, tha Tajani.“E përgëzova kryeministrin jo vetëm për rezultatin zgjedhor, por edhe sepse Shqipëria është një shembull për dialogun ndërfetar. Dhe ne duam të përforcojmë lidhjet dhe kjo vizitë shton pjesëzat e mozaikut dhe çon një hap përpara në çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE”, tha Tajani.Kryeministri Rama u shpreh se “është e rëndësishme që jemi këtu për të folur me fakte dhe me rezultatet e betejës sonë për të arritur më së fundmi të çelim këtë portë të negociatave me Bashkimin Evropian”.“Jemi mjaft të ndërgjegjshëm për faktin se mbi të gjitha vlerë ka rezultati në çdo faqe të asaj fletoreje të detyrave të shtëpisë që kemi. Sot jam i kënaqur që Shqipëria mund të dëshmojë që ka hedhur hapa përpara dhe në muajt e fundit do të vazhdojë të dëshmojë të njëjtën vendosmëri”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button