Romeo Kara publikon foto-faktin: Sali, ti nuk je ideatori apo realizuesi i dhjetorit dhe as i grevës së urisë

Nga Romeo Kara

Kjo është një foto e marrë pak përpara fillimit të grevës së urisë në shkurt 1991.

Ky ka qenë komisioni i atëhershem i grevës së urisë, me ndonjë mungesë, si Mesila Doda etj.

Ishte një greve, të cilën e nisëm pa përkrahjen e PD të asaj kohe, përveç Azemit, i cili na nxiste ta bënim atë që bëmë.

Ne bëmë shumë kërkesa atë kohë, bile edhe jashtë konteksit mësimor me qëllimin e vetëm, të shkonim në grevë urie, të sensibilizonim opinionin dhe t’i imponoheshim pushtetit të atëhershem.

Kërkesa kryesore ishte heqja e emrit Enver Hoxha, nga Universiteti i Tiranes, ne menyre qe te rrezonim njehere e mire nje simbol represioni te se kaluares qe po na mbante peng ne daljen nga kolapsi ekonomik e shoqeror, ku mbi te gjitha aspiroheshin Liria dhe Demokracia.

Në kete konteks unë personalisht kam shtuar si pikë atehëre, anullimin e vizitës te kryeministrit kinez në Tiranë, i cili mbante mbi supe masakrën ndaj studentëve kineze ne Sheshin Tien An Men.

Vizitën e tij une e konsideroja një karshilik ndaj nesh si studente dhe suport moral për komunistet e asaj kohe, që të rezistonin se Kina do te ishte mbeshtetje e tyre.

Ajo vizite nuk u realizua dhe emri i Enver Hoxhes u hoq nga Universiteti me një zgjidhje jo dinjitoze, ku u gjet si shpëtim ndarja e Universitetit të Tiranës në disa universitete.

Po kështu shkolla u mbyll dhe Levizja Studentore u shua pasi ne na u hoq mundesia per te qene bashke, per t’u organizuar dhe vazhduar rrugen tone.

Ishte vete Sali Berisha personi kryesor i interesuar për të bërë kete zgjidhje qe do te frenonte kontributin e studenteve dhe ndikimin e tyre ne proceset politike te kohes.

Ne atëhere jemi ngritur ne nje levizje kohezioni pasi e ndjenim njelloj pergjegjesine per ti paraprire ndryshimeve politike ne Shqiperi por qe paraprakisht ishin bere rreth e perqark ne Europen Lindore dhe Qendrore.

Ne kishim shembujt dhe frymëzimin e mjaftueshëm për të bere ate qe beme dhe une deklaroj me ze ëe larte se nuk ka qene fjala e kurrkujt ajo që më nxiti te ngrihem dhe t’i kundervihem atij sistemi, prandaj ta di mirë Saliu që mbjell opinione të rreme tek brezi i ri, se ishte bindja e brendeshme dhe kushtet e krijuara që na çuan dhe jo oratoria skandaloze dhe infantile që perdori ai dhe të tjerë në atë kohë.

Si mund t’i genjejë mendja dikujt se ne qenkemi frymëzuar nga fjalimet e lexuara me rrokje dhe gjysma fjalësh?

Pula vezë apo veza pulë është kjo puna e Saliut.

Studëntet u çuan dhe Saliu erdhi më pas dhe jo se i vajtën pas Saliut.

Kjo është e vërteta.

Meritat e gjithsecilit i di Zoti, por ne perdite e me shume do ta themi te verteten sidomos tani qe kemi nevoje mbi te gjitha per drejtesi.

Pa të vertete nuk ka drejtësi.

Sali ti nuk je ideatori apo realizuesi i dhjetorit dhe as i grevës së urisë.

Ti je mallkimi i fundit i Ramizit, i hedhur ndaj nesh.

Ti je litari me te cilin ai arriti me sukses te na mbaje peng 27 vjet dhe te na beje qe te na duket lule Enveri ne krahasim me ty.

Sali, ti je turpi i asaj levizjeje, tradhetari i idealit te asaj levizjeje dhe antiteza e asaj levizjeje.

Shume shpejt, me mua si kontribues ne ate levizje, ti do të përballesh me te vertetat e tua reale qe jane vjedhje pa mëshirë, shkatërrim e baterdisje të vendit qe Zoti t’a besoi nen hyqmin tënd.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Romeo Kara publikon foto-faktin: Sali, ti nuk je ideatori apo realizuesi i dhjetorit dhe as i grevës së urisë
Romeo Kara publikon foto-faktin: Sali, ti nuk je ideatori apo realizuesi i dhjetorit dhe as i grevës së urisë
https://1.bp.blogspot.com/--_2C2E-mj_o/WivbbMoNOHI/AAAAAAAAMDo/VI8cvku1hLkAyOFOtyFUxdws__RgDxKtACLcBGAs/s640/rome-2.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--_2C2E-mj_o/WivbbMoNOHI/AAAAAAAAMDo/VI8cvku1hLkAyOFOtyFUxdws__RgDxKtACLcBGAs/s72-c/rome-2.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/romeo-kara-publikon-foto-faktin-sali-ti.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/romeo-kara-publikon-foto-faktin-sali-ti.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy