Rusia nuk lejoi që popullit serb t’i vihej damka e gjenocidit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai i Federatës Rusë Vladimir Putin kanë përfunduar bisedimet e ndërsjella në Moskë, me ç’rast u nënshkruan një sërë marrëveshjesh për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Në adresimin e tij për gazetarë, Putin u shpreh se takimi ishte i sinqertë dhe gjithëpërfshirës, duke përmendur zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përcjell Konica.al.

Në konferencën e përbashkët, Vuçiç u shpreh se Rusia do të vazhdojë të mbështes sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Sipas tij, Rusia do të mbështes çdo vendim mes Beogradit dhe Prishtinës, duke nënvizuar se zgjidhja duhet të arrihet përmes mjete politike në dialog, dhe në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244.

“Rusia është e interesuar në stabilizimin e mundësive të rajonit, dhe pala ruse do të vazhdojë të mbështes sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë presidenti rus, përcjell Konica.al.

Ai shtoi se Rusia do të mbulojë nevojat e Serbisë për furnizim me gaz.

Ndërkaq presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se në rrafshin politik, Serbia do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Putinit për pamundësimin që popullit serb t’i vihej damka e një populli gjenocidal, dhe se Serbia do ta ketë mundësinë ende të luftojë për Kosovën.

Kreu i shtetit serb deklaroi se Serbia nuk do t’i vë sanksione Rusisë.

Sipas tij, Serbia është një vend neutral ushtarak dhe nuk ka asnjë dëshirë për të hyrë në një aleancë ushtarake siç është NAO.

“Do të dëshiroja të shpreh mirënjohjen time në emër të Serbisë për mbështetjen e Rusisë në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit. Rusia ka qenë gjithnjë mike e Serbisë”, ka nënvizuar Vuçiç.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rusia nuk lejoi që popullit serb t’i vihej damka e gjenocidit
Rusia nuk lejoi që popullit serb t’i vihej damka e gjenocidit
Rusia nuk lejoi që popullit serb t’i vihej damka e gjenocidit
https://1.bp.blogspot.com/-44aPwtbG4zw/Wjp4Y9HT9sI/AAAAAAAAM0U/0xgYgUcg73ouF0zCsye_H3pyFVvqE-a7wCLcBGAs/s640/rus.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-44aPwtbG4zw/Wjp4Y9HT9sI/AAAAAAAAM0U/0xgYgUcg73ouF0zCsye_H3pyFVvqE-a7wCLcBGAs/s72-c/rus.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rusia-nuk-lejoi-qe-popullit-serb-ti.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rusia-nuk-lejoi-qe-popullit-serb-ti.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy