Serbët, mijëra euro për t'u martuar me vajzat nga Shqipëria, por...

Gazeta serbe “Blic”, sjell disa rrëfime mbi martesat e vajzave shqiptare dhe serbëve, të cilat sa vijnë e shtohen.

Gazeta shkruan se martesa me nuset nga Shqipëria është një shpresë për shumë beqarë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, por është bërë një rrezik sepse nuk shkon ashtu siç dhëndurët shpresojnë.

Rasti i fundit ka ndodhur në Prokuple të Serbisë, ku vajza e re kaloi vetëm disa orë te dhëndri, dhe agjencia ndërmjetësuese i mori atij 1.500 euro. Prokuroria Themelore e Prokuples i dërgoi një kërkesë kolegëve prokurorë në Shqipëri, për t’i ndihmuar ata të hetonin rastin.

Siç mëson “Blic”-i, ky nuk është rast i vetëm, dhe madje edhe kur nuk mashtrohen nga agjencitë, dhëndri për martesë me vajzat nga Shqipëria paguan edhe nga 3000 euro për ndërmjetësuesit.

Shumë agjenci mashtrojnë

Çeda Vuçiçevic, sekretar i Shoqatës Humanitare “Stara Rashka”(Rashka e vjetër) nga Beogradi, thotë se e kanë ndaluar njoftimet për martesat mes beqarëve nga Serbia me të rejat nga Shqipëria, pikërisht për shkak të paraqitjes së agjencive që filluan të bëjnë biznes nga ndërmjetësimi, por edhe të mashtrojnë njerëzit. Kjo shoqatë ishte ndërmjetësuese e 300 beqarëve nga Serbia, që u martuan me gra nga Shqipëria.

Prokupçanini ka paguar 1.500 euro për t’u martuar me shqiptare dhe pastaj ka mbetur i shtangur për shkak të asaj që i ndodhi në ditën e parë të martesës.

“Tre vjet më parë u larguam vet sepse nuk donim të na identifikojnë me këto agjenci. Çdo gjë që bëmë ishte falas dhe qëllimi ynë ishte të shpëtonim fshatrat nga shkatërrimi. Para një jave, ishim te ministrja Slavica Gjukic Dejanovic dhe diskutuam nëse ekziston një mënyrë për të rregulluar këtë lloj ndërmjetësimi, në mënyrë që të mos ndodhe ndonjë mashtrim”, thotë ai.

Serbet dhe malazezët

Pjesa më e madhe e nuseve, kryesisht sillet nga rajoni i Shkodrës, dhe ato kanë origjinë serbo-malazeze.

“Ka një problem rreth marrjes së nënshtetësisë serbe për shqiptaret e martuara, të cilat jetojnë dhe kanë lindur fëmijë këtu. Dhënia e shtetësisë klientëve që kanë qenë të martuar në Serbi do të hapë rrugën masive të martesave të përziera”, thotë Vuçiçevic.

Ilia Jelic (40) nga Novi Varoshi, katër vjet më parë u martua me një të re nga Shqipëria. Siç na thotë ai, nuk shkoi tek ajo përmes agjencisë, por përmes lidhjeve. Gruaja e tij erdhi nga Shkodra. Ata kanë një djalë sot.

“Gruaja ime është nga Shqipëria, por ajo është me origjinë serbe. Nuk e pagova agjencinë për të njohur gruan time, por e bëra përmes disa kontakteve. Kam dëgjuar se agjencitë janë duke paguar për këto shërbime, dhe se ka mashtrime. Kam një fermë të madhe, unë jam një bari delesh dhe bashkëshortja ime më ka ndihmuar shumë t’i ruaj ato”, thotë Ilia për “Blic”.

Vetëm në rajonin e Rashkës rreth 350 shqiptare

Vlerësohet se vetëm në rajonin e Rashkës kanë ardhur rreth 350 shqiptare, dhe shumica e tyre janë në Peshter, Golia dhe në qytetin e vjetër. Megjithatë, pikërisht për shkak të interesit të madh, por edhe dëshirës për beqarinë për të formuar një familje, në Shqipëri, kanë filluar të hapen agjencitë për lidhjet martesore, që kanë degët e tyre në Serbi dhe Malin e Zi.

Siç e dimë, martesa me shqiptaret e reja kushton me disa mijëra euro. Sipas burimeve të “Blic”-it, përveç njohjes, prindërit e vajzave para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, kërkojnë që të binden për pasurinë e dhëndrit të ardhshëm.

Zakonet dhe rregullat

Ata këmbëngulin që të vijnë dhe të shohin se si jeton dhëndri dhe ku gjendet shtëpia e tij. Këto shpenzime të udhëtimit dhe ato të nxjerrjes së pasaportave, të cilat shpesh nuk i kanë as të rejat dhe as prindërit e tyre, i heq dhëndëria. Vetëm shërbimi i agjencisë ndërmjetëse kushton ndërmjet 2,500 dhe 3,000 euro.

Dhëndri, sipas zakonit në Shqipëri, përpara se të marrë një grua të re nga shtëpia e nuses, gjithashtu nderon prindërit e saj.

Përveç agjencive që ngarkohen për ndërmjetësimin e martesës me shqiptaret, u shfaqën mashtrues, ndërmjetës të rremë që mashtrojnë dhëndrin, siç ishte rasti në Prokuple.

Burimet e “Blic”-it janë drejtuar në një sistem si operojnë mashtruesit, të cilët thonë se janë të përfaqësuar shpesh si agjenci potenciale. Pastaj, ata janë njohur me të “renë”, e cila zakonisht për një tarifë të caktuar luan rolin e prostitutës ose të një kameriere. Ato me dhëndurët, të cilët paguajnë për ndërmjetësim, arrijnë në kufi, prej nga ikin. Agjencia e rreme zhduket dhe ndryshon numrin e telefonit aq sa mashtruesin vështirë është ta gjesh.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Serbët, mijëra euro për t'u martuar me vajzat nga Shqipëria, por...
Serbët, mijëra euro për t'u martuar me vajzat nga Shqipëria, por...
https://4.bp.blogspot.com/-uG5-jzg-xNs/WjUDs4EnaEI/AAAAAAAAMi0/RN1fNNDTSZco3mM2bD512cHdUcwwAbUogCLcBGAs/s640/martese.jpeg
https://4.bp.blogspot.com/-uG5-jzg-xNs/WjUDs4EnaEI/AAAAAAAAMi0/RN1fNNDTSZco3mM2bD512cHdUcwwAbUogCLcBGAs/s72-c/martese.jpeg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/serbet-mijera-euro-per-tu-martuar-me.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/serbet-mijera-euro-per-tu-martuar-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy