Lexuar nga: persona

Shitja e "Turgut Ozal" në Shqipëri, media shtetërore e Turqisë: Është dredhi e Lëvizjes Gylen

Media shtetërore turke, Anadolu Agency, e ka konsideruar derdhi të Lëvizjes Gylen vendimin për të shitur kolegjin “Turgut Özal” në Shqipëri, te një kompani e regjistruar në Amsterdam të Holandës.

Sipas dokumentit që ‘AA’ ka siguruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit e Shqipërisë, në mbledhjen e zhvilluar më 6 mars të vitit 2017 nga Davut Hancıoğlu, Yakup Arslan, Adnan Hoşoğlu dhe Rahmi Tozduman, aksionarë të kolegjit “Turgut Özal”, është marrë vendimi që kolegji t’i transferohet kompanisë “BF Cooperatief U.A” me qendër në Holandë.

Në dokument thuhet se drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Mustafa Üstüner, ka qenë i angazhuar për regjistrimin e vendimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë dhe ndjekjen e të gjitha procedurave të nevojshme.

Në artikull thuhet se Fahri Özçelik, aksionar i kompanisë “BF Cooperatief U.A”, njihet për afërsinë me Lëvizjen Gylen dhe si anëtar i Federatës së Biznesmenëve të Rinj në Hollandë (HOGIAF), e cila luan rol të rëndësishëm në aktivitetet financiare të kësaj lëvizje në Holandë.

Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit ku Lëvizja Gylen është aktive, shkruan ‘AA’.

Organizata, e cila aktivitetet në Shqipëri i filloi në vitin 1993 me themelimin e Fondacionit Gylistan që njihet për afërsinë ideologjike me kreun e Lëvizjes, Fetullah Gylen, në këtë vend menaxhon institucione arsimore.

Shkollat fillore dhe të mesme “Mehmet Akif” dhe “Turgut Özal” në kryeqytetin Tiranë, “Hasan Riza Pasha” në Shkodër dhe “Turgut Özal” në Durrës, si dhe Memorial International School në Tiranë, shquhen si institucione arsimore që njihen për afërsinë me organizatën.

Nga ana tjetër, Instituti Kanadez i Teknologjisë, i cili është themeluar në vitin 2011 në Tiranë nga një investitor nga Katari dhe i cili posedon dy fakultete, 420 studentë dhe afër 50 akademikë, pas disa takimeve, ishte arritur marrëveshje t’i transferohet Fondacionit Maarif të Turqisë. Në këtë drejtim, me pronarët e shkollës ishte nënshkruar protokoll në qendrën e fondacionit në Stamboll që institucioni t’i dorëzohet Fondacionit Maarif, i krijuar së fundmi nga Ankaraja për të sfiduar shkollat e financuara nga Gylen.

Me protokollin paraprak dhe marrëveshjen, Fondacioni Maarif i Turqisë procesin e parë arsimor universitar në botë e filloi në Shqipëri.

KOMENTONI

Name

Aktualitet,3503,Camëri,35,Editorial,925,Ekonomi,123,Emra për djem,36,Emra për vajza,36,Histori,521,Iliridë,113,Kosovë,1328,Kulture,280,Luginë,15,Moti,1,Politik,723,Reportazh,91,Rezultatet Live,2,Shtypi,8,Sondazhe,6,Sport,248,Video,250,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shitja e "Turgut Ozal" në Shqipëri, media shtetërore e Turqisë: Është dredhi e Lëvizjes Gylen
Shitja e "Turgut Ozal" në Shqipëri, media shtetërore e Turqisë: Është dredhi e Lëvizjes Gylen
Shitja e "Turgut Ozal" në Shqipëri, media shtetërore e Turqisë: Është dredhi e Lëvizjes Gylen
https://2.bp.blogspot.com/-T9zR6jJ4UjE/WiLMjnXdg5I/AAAAAAAALYw/6zIF3iocWNwxXZfTvqCFI_jeNG4ZnRM2QCLcBGAs/s640/Turgut-Ozal-Durres-142.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-T9zR6jJ4UjE/WiLMjnXdg5I/AAAAAAAALYw/6zIF3iocWNwxXZfTvqCFI_jeNG4ZnRM2QCLcBGAs/s72-c/Turgut-Ozal-Durres-142.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/shitja-e-ozal-ne-shqiperi-media.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/shitja-e-ozal-ne-shqiperi-media.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonjë postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA Kerko TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnjë material sipas kërkesës tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre Sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Qer Kor Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 hour me pare $$1$$ hours me pare Yesterday $$1$$ days me pare $$1$$ weeks me pare me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy