Shqiptari Strakosha, portieri i ri më i mirë në Evropë

Thomas Strakosha ka bindur trajnerin Inzaghi. 22-vjeçari shqiptar është një talent i padiskutueshëm dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mjafton të kujtojmë penalltinë e pritur ndaj Dybala dhe pritjen ndaj Chiesa-s, që e çoi Lazio-n në gjysmëfinale të Kupës. Statisitikat e bëjnë Thomas Strakoshën portierin e ri më të fortë në Europë.

Më mirë se Donnarumma – Nuk paguhet 6 milionë euro në vit, por Strakosha mban vendin e parë në Europë, në renditjen e portierëve të rinj për pritjet e bëra në këtë sezon. Strakosha ka bërë 67 pritje kundrejt 45 të Donarumës, që mban vendin e 5-të. Në pod janë edhe portieri i Toulouse-s dhe i Strasbourg-ut me 49 pritje. Një kënaqësi e madhe për lojtarin e Lazio-s, që po rrit një kampion.

10-shja më e mirë në Europë – Si renditet Strakosha në vend të parë në Europë për pritjet? Mesatarisht bën më shumë pritje se De Gea i Manchester United apo Ter Stegen i Barcelona-s dhe Burki i Borussia Dortmund. Pritjet e shqiptarit janë më shumë se ato të shumë portierëve të tjerë në Europë. Ka luajtur 17 ndeshje në Serie A dhe ka 1530 minuta mbi shpatulla.

Playmaker – Mes portierëve të rinj, Strakosha është para Donnaruma-s edhe për mesataren e pasimeve totale në ndeshje: 28,4 kundër 26,9 të milanistit. Strakosha renditet para Alison të Romës (27,6), Courtua të Chelsea (27,2), De Gea të Manchester United (26,7) Reina-s të Napolit (26,5). Ai është para edhe atyre që kanë më shumë përvojë në futboll. Topi kalon shpesh në këmbët e tij në zonë, edhe pse ndonjëherë tremb tifozët e Lazio-s. Shqiptari është në qendër të lojës së skuadrës së Inzaghit.

Pasimet e gjata – Thomas Strakosha është përpara kolegëve edhe në tregues të tjerë. Ai bën më shumë pasime të gjata në një ndeshje se De Gea. Statistikat flasin qartë: 8,5 për shqiptarin dhe 8 për spanjollin. Në Itali është para romanistit Alison me 7,7 pasime të gjata dhe milanistit Donaruma me 6,1. I riu shqiptar është para edhe Ter Stegen të Barcelona-s dhe Petr Cech të Arsenal-it. Përveç pritjeve, Strakosha ka një precizion të lartë edhe me këmbë, me pasimet e gjata që shpesh shkojnë në kokën e Milinkoviç-Saviç.

Formacioni më i mirë i Serie A – Sipas statistikave të sitit “Whoscored.com”, Thomas Strakosha është portieri më i mirë i Serie A. Në 11-shin më të mirë, portieri shqiptar është më i miri, i vlerësuar me 7,0. Ai është titullar bashkë me Luis Alberton dhe Immobile-n. Lazio prezantohet me 3 lojtarë në formacionin më të mirë të Serie A, por veç sulmuesve, duartrokitjet shkojnë pikërisht për këtë portier, i cili në 2017-ën ka dhënë më të mirën. Ka debutuar edhe në Kombëtare, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, të famshmit Foto.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptari Strakosha, portieri i ri më i mirë në Evropë
Shqiptari Strakosha, portieri i ri më i mirë në Evropë
Strakosha, portieri i ri më i mirë në Evropë
https://2.bp.blogspot.com/-_q7Au9_MUPc/WkexK9rEVVI/AAAAAAAANic/UaWzD1cfJO0P7KOl-StPtCkrUQAkEz9zgCLcBGAs/s640/strakosha-696x438.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-_q7Au9_MUPc/WkexK9rEVVI/AAAAAAAANic/UaWzD1cfJO0P7KOl-StPtCkrUQAkEz9zgCLcBGAs/s72-c/strakosha-696x438.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/shqiptari-strakosha-portieri-i-ri-me-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/shqiptari-strakosha-portieri-i-ri-me-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy