Shtetësia e Janullatosit, pjesë e paktit Rama – Tsipras/ Si nisi me lënien jashtë Kuvendit të Idrizit

Nga Ylli Pata

Siç po duket, dhënia e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas Janullatos nuk është një punë vetëm e Metës. Nga PS, me anë të zërit të saj, Taulant Balla, u dha e kuptuar, qartazi dhe pa ekuivoke, se akti i Metës ka dhe dakortësinë e qeverisë.

Dhe kjo lëvizje e befasishme në politikën shqiptare, ka nxjerrë në pah atë që deri më tani shfaqej e mjegulluar: një paketë konçensionesh nga ana e Tiranës për Athinën, si kusht për votën pro në hapjen e negociatave. Sepse, nëse vërehet me kujdes, brenda gjashtë muajve ka ndodhur ajo që për 4 vjet nuk u arrit mes dy qeverive, asaj të Ramës dhe Tsiprasit. E këtu davaritet dhe mjegulla që shoqëroi lënien jashtë parlamentit të Shpëtim Idrizit. Pra, edhe ai duket se ka qenë pjesë e paketës konçensionare.

Gjithçka duket se është gatuar në takimin e fundmajit, kur në selinë e NATO-s në Bruksel, takimin e vetëm protokollar, Edi Rama e zhvilloi me kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

Nga një atmosferë lufte mes palëve, ku çdo javë gatuheshin deklarata të egra, ritmi i përplasjes ra deri sa u shua fare në Samitin e Kretës, ku Ditmir Bushati kërceu Zorbën-vallen e famshme greke, si shenjë se gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Po ç’ndodhi në harkun e gjashtë muajve? Le t’i marrim me radhë:

Me një manovër elektorale, Edi Rama largoi PDIU-në nga koalicioni, por votat e partisë së Shpëtim Idrizit, sidomos aty ku ajo ishte e fortë dhe kishte “çam” të rinj, në Elbasan e Dibër i mori si sebrator rezervë për Kuvendin e ri nëpërmjet Aqif Rakipit dhe Reme Lalës.

Ndërkohë, aty ku çamët kanë komunitete të forta si në Tiranë, Vlorë e Fier, efekti elektoral ishte zero. Edi Rama, pas takimit me Tsipras hoqi frazën “çam” apo “çështje çame” nga fjalori politik dhe diplomatik.

Ndërsa në shtator, kur mori votbesimin nga Parlamenti për qeverinë e re, nën efektin kryefjalës “tepsi”, nuk e përmendi më as çështjen çame e as kërkesat e komunitetit çam në Shqipëri.

Tre deputetët e PDIU-së në Parlament, as ata nuk nxorën nga goja fjalën “Çamëri”: Aqif Rakipi në fillim u mor me aksidentin që shkaktoi në verë, kurse Reme Lala, fliste për “Rrugën e Arbrit”. Tek e fundit, çdokush e di se ata nuk kanë asnjë lidhje me kauzën çame.

Ndërkaq, PDIU-ja, ajo zyrtarja e Shpëtim Idrizit u struk politikisht dhe kryetari i kësaj force është avulluar kush e di se ku, më keq se Ben Blushi.

Të vetmit që ja kanë përmendur Ramës heqjen e çështjes çame nga fjalori, kanë qenë ish-deputetja Mesila Doda, gazetari Enkel Demi dhe publiçisti e historiani Arben Llalla.

Por “Paketa e Tsipras” nuk mbaroi me kaq. Zhurma greke për Himarin nga e fortë dhe me deklarata të përjashvshme, një ditë të bukur u shua si me magji. Ndërkohë, prej fillimit të vjeshtës, aktorë të rëndësishëm në Himarë bëjnë të ditur se diçka ka ndryshuar dhe pritet që një konçension i madh t’i jepet Athinës.

Heqja e shtetësisë greke për kryebashiakun Jorgo Goro ishte thjesht një lëvizje propagande për të përgatitur 10 nëntorin në Kretë, ku u takuan shefat e diplomacisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

Asgjë nuk u tha publikisht, megjithëse aty duket se u morën vendimet e mëdha, efekti i të cilave po shfaqet ditë pas dite : ndërtimi i varrezës së dytë të ushtarëve grekë dhe dhënia e statusit “muze” të varrezës së parë të Bularatit të cilën e negocoi qeveria “Berisha”.

Pas kësaj, qeveria e Edi Ramës merr përsipër dhe që të ndërtojë Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, që në vitin 2015 e quajti një “haur”.

Dhënia e shtetësisë për Janullatosin është vetëm “qershia” në tortën që Edi Rama i bëri dhuratë Alexis Tsipras, ministri i Mbrojtjes i të cilit, kishte dërguar dhe tanket në kufi duke kërcënuar se ishte gati të pushtonte jugun e Shqipërisë.

Në këtë aferë, padyshim Edi Rama ka pjesën më të madhe të përgjegjësisë, por nuk përjashtohet edhe Presidenti Meta që i dha shtetësinë Janullatosit, e as Lulzim Basha e Sali Berisha.

Pas marrëveshjes së 18 majit, Basha vendosi në listën e Vlorës, Vangjel Dulen të tretin, kur ky i fundit nuk merrte asnjë votë nga e djathta; dhe Dashamir Tahiri, i cili votohet prej vitesh nga komuniteti çam që në Vlorë është i madhi, u rendit i katërti. Natyrisht që deputet doli Dule, duke shënuar kështu ironinë më të hidhur të politikës: u bë deputet me votat e atyre që i mallkonte nga mëngjesi deri në darkë.

Kurse Sali Berisha foli troç: i dha një legjitimim politik Marrëveshjes së Ujrave që e kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese, duke krijuar mundësinë e një riciklimi. Por për këtë pakt ka një heshtje totale. Si edhe për gjërat e tjera. Në nëntor u tha nga burime qeveritare se “Shqipëria ka fituar territor”. Po atëherë përse nuk bëhet publike si varrezat, shtetësia e Janullatosit dhe çështja çame?

Sa është çmimi që Edi Rama ka vendosur për votën pro hapjes së negociatave? Ndoshta dhe për këtë s’kemi parë gjë akoma…

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7003,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2072,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,412,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shtetësia e Janullatosit, pjesë e paktit Rama – Tsipras/ Si nisi me lënien jashtë Kuvendit të Idrizit
Shtetësia e Janullatosit, pjesë e paktit Rama – Tsipras/ Si nisi me lënien jashtë Kuvendit të Idrizit
https://1.bp.blogspot.com/-Dlv5rvDMXSk/WkGZoStY-XI/AAAAAAAANMs/wsA3P4IFwt84j5gz2Suy_yvMxV_p1P89ACLcBGAs/s640/tsipras-rama-nato.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Dlv5rvDMXSk/WkGZoStY-XI/AAAAAAAANMs/wsA3P4IFwt84j5gz2Suy_yvMxV_p1P89ACLcBGAs/s72-c/tsipras-rama-nato.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/shtetesia-e-janullatosit-pjese-e-paktit.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/shtetesia-e-janullatosit-pjese-e-paktit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy