Skandal/Kompanitë fantazëm falimentojnë minierën e arit. Punëtorët pa paga dhe një mal me borxhe

Rafineria e naftës, ARMO prej më shumë se dy javësh ka mbyllur aktivitetin duke lënë pa paguar rrogat e nëntorit të gjithë punonjësit. Burimet nga Sindikata e punonjësve pohuan se fillimisht kompania që ka marrë me qira ARMO-n, IRTC (IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY) ka anuluar aktivitetin me argumentin se do të zhvillohej remont në rafineri, por teksa kanë kaluar më shumë se tre javë dhe rroga e nëntorit nuk është dhënë, punonjësit janë informuar se aktiviteti ka pushuar.

Burimet nga tregu pohojnë se ARMO e mbylli aktivitetin për shkak se shoqëritë e sigurimit kanë hequr garancitë ndaj magazinave fiskale të ARMO-s nga frika se kompania që e kishte marrë me qira rafinerinë ikën dhe atyre do u mbetej barra e pagesave tatimore. Por të njëjtat burime pohuan se, qiramarrësi është njoftuar për këtë masë dhe ka mbyllur aktivitetin. Kështu kolapsi i radhës në kompani përveçse ka lënë pa punë punonjësit ka lënë një mal me borxhe.

Sipas ekstraktit të IRTC në QKR, përmbaruesja Gentiana Ramadani kërkoi sekuestro koncervative mbi aksionet dhe llogaritë e ARMO-s për shkak të një detyrimi ndaj Degës së Doganës Fier.

Gjithashtu sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme tatimeve, ARMO ka akumuluar më tej detyrimet tatimore në 2017.

Që pas privatizimit, rafineria e përpunimit të thellë të naftës, ARMO, është shndërruar në një burim evazioni, për shkak se kompanitë, që e kanë administruar, nuk kanë paguar në mënyrë periodike detyrimet në shtet.

Tatimet publikuan së fundmi listën e kompanive debitore, ku rezultonte se ARMO dhe kompanitë që e kanë administruar atë kanë krijuar në vite rreth 33 miliardë lekë (rreth 240 milionë euro) detyrime tatimore, të cilat me procesin e fshirjes zbritën në 13.2 miliardë lekë në fund të shtatorit 2017, sipas tabelave të publikuara nga tatimet për kompanitë që kanë borxhin më të madh tatimor në vend.

Sipas raportit të tatimeve në lidhje me borxhin tatimor shihet se, ARMO kishte 21 miliardë lekë detyrime të mbartura deri në fund të vitit 2016. Një pjesë e detyrimit është krijuar në momentin kur ajo administrohej nga Taçi Oil, e cila është në proces falimenti dhe me pak mundësi për të rikuperuar detyrimin. Por me falimentin e Taçi Oil dhe shitjen e ARMO-s tek azerët e Heaney Assets Corporation në gusht 2013, edhe kompanitë që e morën në përdorim vijuan me kulturën e mospagimit të taksave. Detyrime të larta krijuan edhe nënkontraktorët. Borxhin më të lartë e krijoi kompania Deveron që, sipas tatimeve, deri në fund të vitit 2016 kishte akumuluar mbi 7 miliardë lekë detyrime në tatime.

Teksa nga “amnistia”, detyrimet e ARMO-s janë ulur me shumë se 55% shihet se kompania që aktualisht administron ARMO-n, IRTC, vetëm në një vit ka akumuluar detyrime ndaj tatimeve në vlerën e 3.7 miliardë lekëve ose 27 milionë euro.

Në shtator të 2016, Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A mori në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO. Kompania rezulton e regjistruar off-shore në ishujt britanikë Virgin. Transaksioni mbeti i paqartë, teksa zyrtarisht 80% të ARMO-s i kanë ende azerët e Heaney Assets Corp., që blenë 80% të aksioneve nga Taçi Oil (Anika Enterprises SA) në gusht 2013.

Ekspertë të tregut pohojnë se me ARMO-n është abuzuar sistematikisht. Kompanitë që e marrin atë në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit./Monitor

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Skandal/Kompanitë fantazëm falimentojnë minierën e arit. Punëtorët pa paga dhe një mal me borxhe
Skandal/Kompanitë fantazëm falimentojnë minierën e arit. Punëtorët pa paga dhe një mal me borxhe
Skandal/Kompanitë fantazëm falimentojnë minierën e arit. Punëtorët pa paga dhe një mal me borxhe
https://2.bp.blogspot.com/-xzIK8kGNN_E/WjzcMLU-baI/AAAAAAAAM8U/6EbjoJ7Hjo0xQSpBEBGoOSaL0el8Y44lQCLcBGAs/s640/auto_rafineria-Ballsh-600x3601513930183.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-xzIK8kGNN_E/WjzcMLU-baI/AAAAAAAAM8U/6EbjoJ7Hjo0xQSpBEBGoOSaL0el8Y44lQCLcBGAs/s72-c/auto_rafineria-Ballsh-600x3601513930183.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/skandalkompanite-fantazem-falimentojne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/skandalkompanite-fantazem-falimentojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy