STATISTIKA/ Rritet turizmi i fundjavave, Shqipëria preferenca e madhe e fqinjëve

Turizmi i fundjavës po sjell prurje më të larta këtë vit, teksa shihet se gjatë muajit nëntor të huajt që kanë vizituar Shqipërinë për qëllime pushimi janë rritur gjati me 77 për qind. Në muajin nëntor e vizituan Shqipërinë 24 mijë pushues më shumë se në nëntorin e vitit të kaluar, teksa numri i të huajve për qëllime pushime gjatë 11 mujorit shënoi një rritje vjetore me 22%.

Sezoni i pushimeve i përqendruar vetëm në tre muajt e verës është një nga problemet kryesore për turizmin shqiptar, që ka penguar dhe shtimin e kapaciteteve hoteliere. Por, teksa vendi po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i preferuar turistik, dhe moti është favorizues edhe në vjeshtë, po zgjatet edhe sezoni.

Listën vijojnë ta kryesojnë shtetasit nga Kosova, ku vetëm në shtator-netor kanë hyrë mbi , apo 30% të totalit. Ka një rikthim të pushuesve nga Kosova, që në muajt e vjeshtës vijnë kryesisht në fundjavë. Numri i turistëve nga Kosova për 11 mujorin paraqitet me rënie.

Të dytët që kanë preferuar Shqipërinë në vjeshtë janë grekët,, teksa ka një rritje të ndjeshme të maqedonasve dhe malazezëve në shtator-nëntor.

Sipas INSTAT në nëntor 2017 numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 256.216 persona. Krahasuar me Nëntor 2016, ky numër është rritur me 21,8 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në njëmbëdhjete mujorin e 2017 është 4.860.226, duke u rritur me 7,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Në Nëntor 2017, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 5 herë, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Greqia me 11,6 %. Në njëmbëdhjetemujorin e 2017, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 75,9 % dhe rënie kanë pasur vetëm hyrjet nga Kosova me 19,1 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në njëmbëdhjetëmijorin e 2017 është 4.787.152, duke u rritur 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në muajin Nëntor 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 81,7 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 14,0% dhe detare zënë 4,4 %.(monitor)

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7000,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2070,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,410,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: STATISTIKA/ Rritet turizmi i fundjavave, Shqipëria preferenca e madhe e fqinjëve
STATISTIKA/ Rritet turizmi i fundjavave, Shqipëria preferenca e madhe e fqinjëve
STATISTIKA/ Rritet turizmi i fundjavave, Shqipëria preferenca e madhe e fqinjëve
https://1.bp.blogspot.com/-Sm5myOCLf3E/WjzYiceYXaI/AAAAAAAAM7k/K5i7yjvSgPEly9hHeb4b1gMOjmn55rUYgCLcBGAs/s640/alpe-10-770x470.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Sm5myOCLf3E/WjzYiceYXaI/AAAAAAAAM7k/K5i7yjvSgPEly9hHeb4b1gMOjmn55rUYgCLcBGAs/s72-c/alpe-10-770x470.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/statistika-rritet-turizmi-i-fundjavave.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/statistika-rritet-turizmi-i-fundjavave.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy