STUDIMI: Në 2040 Shqipëria do të jetë “zonë me stres” për ujin

Sot Shqipëria po përballet me pasojat e përmbytjeve, por brenda pak dekadash situata mund të ndryshojë krejtësisht.

Sipas të dhënave të ofruara nga Instituti i Burimeve Botërore dhe OECD, në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit, ose siç thotë studimi “zona me stres për ujin”.

Sipas të dhënave të hartës, Shqipëria bën pjesë në shtetet me rrezik të lartë, ku raporti i mungesës në furnizim me ujë në 2040 pritet të jetë në nivelet 40-80%. Edhe pjesa tjetër e Ballkanit do të vuajë të njëjtin fat, Greqia parashikohet të jetë në vendet me “rrezik shumë të lartë”, sikurse edhe vendet në Emiratet e Bashkuara dhe Afrika e Veriut.

Uji mbulon dy të tretat e sipërfaqes së Tokës. Nuk mbaron kur konsumohet: thjesht vazhdon të qarkullojë. “Asgjë nuk është më e dobishme se uji”, ka thënë Adam Smith, i cili shtoi edhe se “nuk mund të ketë asgjë që të ofrohet në këmbim të tij.”

Hulumtuesit parashikojnë se në mesin e shekullit, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojë në zonat e theksuara pa ujë. Ndër arsyet, sipas artikullit, renditet rritja e popullsisë botërore dhe përdorimi i ujit më tepër nga to. Një tjetër arsye është ndryshimi klimatik, i cili përshpejton ciklet hidrologjike.

Instituti i Burimeve Botërore studion 167 vende dhe zbulon se 33 përballen me stres të jashtëzakonshëm të ujit deri më 2040. Problemi më i madh sipas studimit vjen nga keqmenaxhimi i ujit dhe kjo është diçka që kryesuesit e shteteve do të duhet të kenë në krye të axhendës së tyre të shqetësimeve.

Çelësi për menaxhimin e ujit më mirë është të çmojë atë siç duhet, duke u dhënë konsumatorëve një arsye për të mos e humbur atë dhe investitorëve një nxitje për të ndërtuar infrastrukturën për ta furnizuar atë./ Monitor

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: STUDIMI: Në 2040 Shqipëria do të jetë “zonë me stres” për ujin
STUDIMI: Në 2040 Shqipëria do të jetë “zonë me stres” për ujin
STUDIMI: Në 2040 Shqipëria do të jetë “zonë me stres” për ujin
https://1.bp.blogspot.com/-i9oXFAMc0KQ/Wjp5LpV9O9I/AAAAAAAAM0o/mOFv42P5woA290bteBbOsVztgIDbrXHGQCLcBGAs/s640/foto-uji-1-1-905x395.png
https://1.bp.blogspot.com/-i9oXFAMc0KQ/Wjp5LpV9O9I/AAAAAAAAM0o/mOFv42P5woA290bteBbOsVztgIDbrXHGQCLcBGAs/s72-c/foto-uji-1-1-905x395.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/studimi-ne-2040-shqiperia-do-te-jete.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/studimi-ne-2040-shqiperia-do-te-jete.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy