Tabelat/ Shqiptarët të varfër, kursejnë nga ushqimet për të blerë...

Zhvillimet në tregtinë me pakicë të këtij viti ilustrojnë një prirje të kahershme të shqiptarëve për një kujdes të tepruar ndaj shtëpisë dhe makinës se sa për veten, pavarësisht nivelit relativisht të lartë të varfërisë që karakterizon vendin, që ka ndër të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, me përjashtim të Moldavisë, Ukrainës e Kosovës.
tv

Të dhënat mbi tregtinë me pakicë të tremujorit të tretë 2017, publikuar nga INSTAT, tregojnë se indekset e tregtisë me pakicë shënuan vlerën më të lartë të rritjse për artikujt joushqimorë se sa ata ushqimorë.

Në tremujorin e tretë të 2017-s, tregtia me pakicë e ushqimeve dhe pijeve u rrit vetëm me 1.7%, teksa shitja e artikujve joushqimorë u rrit me 4.5%, niveli më i lartë që nga tremujori i fundit i 2016-s.

tv2

Shitjet me pakicë të karburanteve gjithashtu u rritën në nivele të ngjashme me shitjet e ushqimeve. Në tremujorin e tretë, indeksi tregtisë me pakicë në hidrokarbure u rrit me 1.1%, nivel shumë më i ulët se mesatarja historike dhe i pesë tremujorëve të fundit.

Banka e Shqipërisë analizon se rritja e konsumit privat këtë vit është mbështetur nga shpenzimet e rritura të konsumatorëve për mallra të qëndrueshëm.

Indeksi i tregtisë me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve të ndryshme kompjuterike u rritën në tremujorin e dytë me përkatësisht 6.1% dhe 16.7%, normë kjo më e lartë se sa e tremujorit të parë (5% dhe 5.3%) dhe mesatares së vitit 2016 (7.5% dhe 12.3%). Kjo tendencë duket se ka vijuar edhe në tremujorin e tretë sipas të dhënave nga treguesit e tregtisë me pakicë të publikuara nga INSTAT.

tv3

Banka e Shqipërisë analizon se rritja e konsumit u mbështet nga zhvillime pozitive në punësim dhe nga përmirësimi i besimit konsumator. Përveç rritjes së punësimit, në financimin e konsumit privat në ekonomi kontribuuan dhe kushtet e lehtësuara të kreditimit dhe rritja e remitancave.

Tregues të tërthortë sugjerojnë për vijim të ciklit rritës të konsumit privat, që do të vijojë edhe këtë tremujor. Sinjale pozitive vijnë edhe nga treguesit e besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë, niveli i të cilëve po qëndron mbi mesataret përkatëse historike.

Teksa edhe tregues të tjerë sasiorë, si rritja e importit të ushqimeve dhe elektroshtëpiakeve dhe rritja e kredisë konsumatore lajmërojnë rritjen e konsumit.

Për më tepër, në tremujorin e fundit të vitit, tendenca për të blerë artikuj elektroshtëpiake sidomos televizorë rritet edhe më shumë për shkak të festave të fundit të vitit që nxiten edhe nga ofertat e kompanive që i tregtojnë ato.

Monitor

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tabelat/ Shqiptarët të varfër, kursejnë nga ushqimet për të blerë...
Tabelat/ Shqiptarët të varfër, kursejnë nga ushqimet për të blerë...
https://2.bp.blogspot.com/-N-yv8dA4Y4c/WkJ31dgeALI/AAAAAAAANPY/nMBnbG6UM0UMCfT0zIKlCiU3XXwnbF5_gCLcBGAs/s640/auto_toka1511794899.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-N-yv8dA4Y4c/WkJ31dgeALI/AAAAAAAANPY/nMBnbG6UM0UMCfT0zIKlCiU3XXwnbF5_gCLcBGAs/s72-c/auto_toka1511794899.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/tabelat-shqiptaret-te-varfer-kursejne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/tabelat-shqiptaret-te-varfer-kursejne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy