Të gënjesh si Vuçiçi: Ja ‘tradita’ serbe në nxjerrjen e xeheve në Kosovë

, Të gënjesh si Vuçiçi: Ja ‘tradita’ serbe në nxjerrjen e xeheve në Kosovë

Serbia vazhdon t’i konsiderojë si pasuri shtetërore të saj minierat e Trepçës, në pjesën veriore të Kosovës, pavarësisht se Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar nxori Ligjin për këtë kompleks metalurgjik.Ligji në fjalë e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të gjigandit metalurgjik të vendit.Në letrën drejtuar minatorëve në pjesën serbe të këtij kombinati, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka përkujtuar «traditën» e minatorëve serbë në nxjerrjen e xeheve në Kosovë.Por çfarë thonë burimet historike për «traditën xehtare» të Serbisë, Trepçën dhe minierat e tjera në Kosovë?Kërkimet arkeologjike kanë dritësuar se në veri të Mitrovicës, në periudhën romake, ka ekzistuar qyteti xehtar Municipium Dardanorum, i njohur alternativisht edhe si Municipium Dardanicum, shkruan Konica.al.I ndodhur mes rrëzave të maleve të Rogoznës dhe Kopaonikut, ky qytet dardan shquhej për nëntokën e pasur me ari dhe argjend, ose «metalla dardanica», siç njiheshin në atë kohë.Aktivitetet xehtare të minatorëve ilirë kanë vazhduar deri në shekullin e katërt të erës sonë, por me fillimin e vendosjes së fiseve sllave, ekonomia e kësaj treve shkatërrohet krejtësisht.Komplekset minerare në tokat e Dardanisë do të mbeteshin të pashfrytëzuara deri në kohën e ardhjes së minatorëve sasë (gjermanë nga Saksonia).Të njohur për aftësitë e tyre në shfrytëzimin e xeheve dhe metaleve, një numër i tyre erdhi edhe në mbrtërinë e Stefan Uroshit I (1243-1276), nga Mbretëria e Hungarisë.Në këto kohë sundimtarët nemanjiçë kishin pushtuar pjesën më të madhe të Kosovës dhe Maqedonisë, ndaj shfrytëzimi i minierave përmes minatorëve sasë ishte sanksionuar me vendim të mbretit.Trepça përmendet për herë të parë në burimet historikë, në vitin 1303. Përpos dubrovnikasve, aty jetonin edhe splitasë.Sipas studiuesit Skender Rizaj, Trepça quhet kështu nga fisi shqiptar Triepshi.Kronikanët turq, si Ashik pasha Zade dhe Mehmet Neshriu rrëfejnë se kur sulltan Mehmeti II pushtoi Trepçën, gjeti një thesar të madh në kështjellën e saj.Edhe kronikani tjetër turk në shekullin XV, Tursun beu, thotë për Kosovën se ajo ishte një maden ari e argjendi.Kaq sa i përket «traditës serbe» në nxjerrjen e xeheve në Trepçë dhe gjetkë.Ndërkaq, elementi serb përreth Trepçës, në Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë, sipas vetë studiuesve serbë, është mjaft i vonë.Studiuesi serb, Lutovac nuk ngurron për të pranuar se me hapjen e minierës së Trepçës, atje vërshuan njerëz të rinj nga të gjitha anët, kryesisht sllavë nga Bjello Pole, Plava e Gucia.© Salih Mehmeti | Konica.alBurimet:Fine, John Van Antwerp, The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest, Ann Arbor: University of Michigan Press, 1994.Bataković, Dušan. Kosovo and Metohija: living in the enclave. Belgrade: Serbian Academy of Sciences and Arts, Institute for Balkan Studies, 2007.Qukiq, Dragan. Kosova: Monumentet dhe bukuritë, Lidhja Turistike e Kosovës, 1971.Rizaj, Skender. Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII: administrimi, ekonomia, shoqëria dhe lëvizja popullore, Rilindja, 1982.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button