Tre gjyqtarë, turizëm dhe bileta për Real-Barça nga biznesmeni që duhej të gjykonin

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të pezulluar nga detyra tre gjyqtarët e Apelit të Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, të cilët po hetohen prej një viti për përfitime të paligjshme për të dhënë një vendim në favor të biznesmenit Namik Sadiku, edhe ky nën hetim për të njëjtën çështje.

Rezulton se gjatë kohës që kishin në gjykim çështjen e biznesmenit, gjyqtarët kanë udhëtuar drejt Italisë, në të njëjtën ditë, orë, destinacion dhe shoqëri ajrore si biznesmeni.

Nga të dhënat e administruara nga sistemi TIMS rezulton se gjyqtarët dhe biznesmeni kanë udhëtuar dhe janë kthyer dy ditë më vonë, ndërsa biletat janë prerë njëra pas tjetrës tek e njëjta kompani ajrore.

Me argumentin se ky grup përbëhej nga katër persona, Prokuroria ka kërkuar ndihmën e drejtësisë italiane për të marrë në Napoli dëshminë e shtetasit Ferdinando Mollo, i cili ka pranuar se kishte për vizitë në vilën e tij katër persona, dy prej të cilëve nuk i njihte.

Episodi i dytë i Prokurorisë, sërish u referohet udhëtimeve në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën orë me avion i tre gjyqtarëve së bashku me biznesmenin, ndërkohë që biletat janë prerë sërish tek e njëjta kompani udhëtimi dhe përsëri numrat e prerjes janë të njëpasnjëshëm.

Por, për asnjërën prej Gjykatave të Krimeve të Rënda këto fakte nuk janë çmuar si prova për të hedhur dyshime mbi tre gjyqtarët.

Nga hetimet, thotë Prokuroria, tre gjyqtarët kanë udhëtuar për të parë ndeshjen e futbollit në Madrid mes Realit dhe Barcelonës.

Sërish Prokuroria i ka kërkuar ndihmë drejtësisë spanjolle për të zbuluar vendin ku janë akomoduar tre gjyqtarët. Drejtësia spanjolle i thotë Prokurorisë se gjyqtarët kanë qëndruar në dhoma dyshe që janë paguar nga këshilltari i ambasadës shqiptare në Spanjë, shtetasi Fatjon Pula, që rezulton kunat i biznesmenit.

I njëjti punonjës i ambasadës, Fatjon Pula, ka paguar edhe dhomën e biznesmenit, i cili fillimisht ka rezervuar të njëjtin hotel me gjyqtarët dhe më pas është zhvendosur në një hotel tjetër.

Prokuroria thotë se gjatë kësaj kohe biznesmeni ka komunikim telefonik aktiv me trupën e gjyqtarëve.

Por për Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda as këto nuk mund të konsiderohen prova që mund ta bindin atë se gjyqtarët kanë dhënë një vendim të padrejtë.

Për këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet t’i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tre gjyqtarë, turizëm dhe bileta për Real-Barça nga biznesmeni që duhej të gjykonin
Tre gjyqtarë, turizëm dhe bileta për Real-Barça nga biznesmeni që duhej të gjykonin
Tre gjyqtarë, turizëm dhe bileta për Real-Barça nga biznesmeni që duhej të gjykonin
https://4.bp.blogspot.com/-HYPm0UJ0yCY/WjuNZfouiCI/AAAAAAAAM3I/3TTS16RzwiwyA0gyNje6qoapLqvMqNLiwCLcBGAs/s640/317136_m-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-HYPm0UJ0yCY/WjuNZfouiCI/AAAAAAAAM3I/3TTS16RzwiwyA0gyNje6qoapLqvMqNLiwCLcBGAs/s72-c/317136_m-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/tre-gjyqtare-turizem-dhe-bileta-per.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/tre-gjyqtare-turizem-dhe-bileta-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy