Ulet papunësia në Shqipëri

, Ulet papunësia në Shqipëri

Instituti i Statistikave raportoi se papunësia në Shqipëri u ul sërish në tremujorin e tretë të vitit duke zbritur në 13.6 për qind nga 14.7 për qind që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell albinfo.ch.Sipas INSTAT, ky është tremujori i shtatë me radhë që papunësia shënon rënie, duke zbritur nga 17.3 për qind që ishte në fund të 2015-ës në 13.6 për qind në shtator të këtij viti.Të dhënat e detajuara tregojnë se rimëkëmbja e tregut të punës pas krizës së viteve 2012-2015 ka ardhur nga punësimet e biznesit privat jashtë fushës së bujqësisë.Sipas INSTAT, vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, biznesi ka krijuar rreth 60 mijë vende të reja pune, sipas listëpagesave të dorëzuara tek Tatimet për punonjësit që paguajnë kontriburte.Në sektorin shtetëror, numri i të punësuarve është thuajse në të njëjtat nivele të një viti më parë, ndërsa në bujqësi punësimi ka shënuar një rënie të lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button