Vëllai i Ramush Haradinaj kërcënon: Me arrestimin e parë nga Gjykata Speciale, riaktivizohet UÇK

, Vëllai i Ramush Haradinaj kërcënon: Me arrestimin e parë nga Gjykata Speciale, riaktivizohet UÇK

Media të ndryshme në rajon po i bëjnë jehonë një deklarate të Daut Haradinajt, vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, sipas të cilit, një arrestim nga Gjykata Speciale, do të aktivizonte sërish UÇK-në.Deklarata u bë për Klan Kosova dhe reflekton tensionin në rritje për çështjen e ngritjessë Gjykatës që e vendos Kosovën dhe luftën e saj në kontekstin e ekuivalencës kriminale me veprimet e forcave serbe.Akti në fjalë po shihet si shumë i dyshimtë, pasi formalisht ai merret me krimet në kohë lufte, por me këtë rast këto krime lidhen me partnerët e Perëndimit në konflikt.Situata është edhe më absurde kur ndërkohë që qeveria kosovare po bën përpjekje për të krijuar Ushtrinë, vëllai i kryeministrit kërcënon me rishfaqjen e guerrriljeve.Mund të pyetet se kundër kujt do të luftojë UÇK-ja e z. Haradinaj në këtë rast?Është e dukshme se perëndimi po përgatit pastrimin e skenës politike në shtetin fqinj dhe kërcënimet e Haradinaj janë thjesht një llogari politike që lidhet me disa politikanë por jo me qytetatërt e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button