1936: Autokritika e Mehmet Shehut para Mbretit Zog

Zbulohet lutja e rrallë e studentit ndaj Mbretit, ku përmendet spiunazhi

FAKTOR.AL

Në shtatorin e 1936, kur Mbreti Zog ishte ende në plazhin e Durrësit, studenti Mehmet Shehu i shkroi një lutje, që t’i rikthehej bursa e ndërprerë për të mbyllur studimet ushtarake në Napoli.

Ushtaraku gjakatar i luftës dhe i diktaturës komuniste, atëherë ishte një djalosh i ri, që shkruante poezi dhe betohej për besnikëri ndaj Mbretit dhe Atdheut.

Letra u hartua me një stil të hollë poetik, mençuri e krenari nga Shehu, i cili kërkon vazhdimin e bursës, por nuk i tregon Zogut shkakun e vërtetë të përjashtimit nga Kolegji Ushtarak i Napolit, ku kishte shkuar me fondet e shtetit shqiptar. Po me bursë të shtetit shqiptar ai kreu edhe Shkollën Teknike në Tiranë më 1932, (e mirënjohur si shkolla amerikane, ose shkolla e Harry Fulcit).

Ja letra e tij drejtuar Mbretit Zog, që gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit, e cila përmban autokritikën e parë e udhëheqësit komunist, të cilën do ta përsëriste në formë shpesh, deri në autokritikën e fundit të jetës para diktatorit Hoxha:

N. M. TIJ

ZOG. I.

DURRËS

NALT MADHNI !

Duke dijtur Shpirt-Madhërin e mirësinat e shumta të Nalt Madhëris S’uaj dhe duke gjykuar se i vetmi prind i përgjithshëm i joni e udhë-heqës ndaj dritës së vërtetës, jeni vetëm N.M.Juaj, marr lirinë që të drejtohem Kurorës së Shenjtë e të Lartë t’Atdheut t’onë Shqypni, tue i paraqitë lutjen sa vijon:

Jam prej Nënprefekturës Mallakastrës i moshës 21 vjetësh, e si bursist i Shtetit më 1932, kam mbaruar me sukses të plotë Shkollën Teknike Tiranë dhe gjatë vjetit 934-35 ndodheshja nxanës i rregulltë ushtarak i Kolegjit Militar të Napolit si bursist i Komandës së Mbrojtjes Kombëtare.

Për arësye të pa mirë-shpjeguara dhe të keq ndën kuptuara siç mund t’a dini dhe vetë N.M.Juaj, rashë viktim i fatit jo të mirë t’emit dhe m’u pre bursa, i vetmi mjet me anën e të cilit mejtoja të përgatiteshja.

NALT MADHNI !

Kur doherë i bindur dhe i gatshëm për çdo sakrificë, gjykoj fare bukur – sa do i pa maturuar – se N.M.Juaj jini Mëshirusi ma i naltë i joni dhe se në vend që të zhdukni nga jeta Kafshën e re e të pa mësuar në Karrocë, e cila nga illuzionet e saj qet shqelma, t’a zbutni me talentin e nevojshëm dhe t’a pregatitni.

NALT MADHNI !

Në se kam bërë ndonji faj, sa do të vogël nuk ashtë se ka rjedhë nga paragjykimi dhe vet-gjykimi im. Si i ri dhe i pa praktikuar m’u orientue zbathur në fushën me gjemba, pa dashur pat rënë në mëshirën e atyre gjembave helmatues, e prapanik n’helmin e tyne.

Por si kurse edhe druri që korrigjohet me krasitje ashtu dhe unë nuk besoj të mos jem korigjuar. Dhe shtoj Nalt Madhni se më i vlefshëm për kolektivitet e Mbret – është një që dhe kur bën gabim pendohet për atë gabim e sinqerisht qëndron në rrugën e udhëheqjes së drejtë se sa një që me spionazh apo hipokrizi mundohet me u tregue si besnik apo i drejtë.

Djelminija duhet të pregatitet është urdhën i shenjtë i Nalt Madhnis Suaj. Por unë si një i ri po ndryshkem ndën thonjtë e fat keqsis s’ushqyer nga iluzionet e dinamizmës djaloshare dhe pohoj se jam i sinqertë ma parë ndaj vetes, pastaj ndaj Atdheut e Personit Sovran të N.M.Suaj, dhe ju siguroj pendimin t’em në rast se kam bërë faj.

As kush nuk mund të jetë profet me dijt vërtetësin e gjykimit të nji tjetri, unë besoj në vet-vehte se zemra ime pompon gjak Shqyptari dhe në të rahmat e saj tingllon Zot, Atdhe, Flamur, Mbret…

Pësimin duke e bërë mësim, gabimin drejtim, i lutem N.M.Suaj, t’Urdhnoni ri-akordimin e bursës s’eme dhe për vjetin që kam humbur ju siguroj t’a kaloj klasën me nji provim pa nevojë pregatitjeje.

Mbetem me bindjen më të thellë i N.M.Suaj Subjekti më besnik.

Tiranë, më 20.VII.1936. Me përunjësi (Mehmet Shehu) Firma

Letra bëri përshtypje për nga tonet e mrephta në Oborrin Mbretëror, derisa iu kalua kryeministrisë me urdhër të Mbretit. Kryeministri Mehdi Frashëri i kërkoi Komandës së Mbrojtjes Kombëtare arsyet që shkaktuan prerjen e bursës. Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare Xhemal Araniti, iu përgjigj: “Djaloshi Mehmet Shehu nga Katundi Çorush – Mallakastër ish nxanës i Kolexhit Ushtarak të Napolit, ash ç’regjistrue sepse mbas hetimeve që janë ba, asht konstatue se ndër disa vjersha të tijat ka ç’faqë mendime që kan të bajnë me bolshevizëm. Mbasi vjershat e nxansit në fjalë përmbajnë ndjenja që nuk pajtohen n’asnjë mënyrë me parimet që duhet të ketë një oficer i nesërm i Mbretnis t’Onë, u pa e arsyeshme ç’regjistrimi i tij”.

Kryeministri Mehdi Frashëri i kërkoi komandës: “Duhet të na dërgoni nji kopje të vjershës së pregatitun prej ish nxanësit Mehmet Shehu, që të mundet edhe Kryesia e këshillit ministror me gjyku mbi veprën e tij”. Por Komanda iu përgjigj se poezitë gjendeshin në Zyrën Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mehdi Frashëri ia kërkoi edhe zyrës sekrete vjershat e pregatitura në vitin 1932 prej studentit Mehmet Shehu, por ministri Musa Juka iu përgjigj se në arkivat e zyrës sekrete nuk u gjetën më vjershat e studentit Mehmet Shehu.

Pasi humbi studimet në Napoli, dhe la mënjanë shkollën teknike të Tiranës, ai u nis për në luftën e Spanjës./ZgjohuShqiptar.info

Burimi:

http://www.faktor.al/2018/01/20/1936-autokritika-e-mehmet-shehut-para-mbretit-zog/1-5/

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6995,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2066,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,407,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 1936: Autokritika e Mehmet Shehut para Mbretit Zog
1936: Autokritika e Mehmet Shehut para Mbretit Zog
1936: Autokritika e Mehmet Shehut para Mbretit Zog
https://1.bp.blogspot.com/-zQ4NXTmcSJw/WmTCkjiyRVI/AAAAAAAAPt0/v9_7BEx1eFg0X4eSsbHATEpz_TF9YyxgACLcBGAs/s640/Apertura-696x522.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-zQ4NXTmcSJw/WmTCkjiyRVI/AAAAAAAAPt0/v9_7BEx1eFg0X4eSsbHATEpz_TF9YyxgACLcBGAs/s72-c/Apertura-696x522.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/1936-autokritika-e-mehmet-shehut-para.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/1936-autokritika-e-mehmet-shehut-para.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy