90 milionë euro investim/ “Aeroporti i Vlorës do jetë më modern se Rinasi”

Mbi 90 milionë euro do të investohen në aeroportin e ri të Vlorës, i cili do të jetë shumë më modern se Aeroporti “Nënë Tereza”.

Këtë shifër e bëri publike ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një intervistë në Tonight Ilva Tare, teksa tha se shteti do të marrë disa risqe për t’i garantuar fitimet kompanisë. Gjikuri foli dhe për rrugët e reja që do të ndërtohen ku veçoi aksin Rrogozhinë-Kashar i cili do të jetë me pagesë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zbuloi për herë të parë në studion e “Tonight Ilva Tare” ofertën e konsorciumit turk për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Gjiknuri tha se bëhet fjalë për një investim mbi 90 e ca milionë euro, teksa foli edhe për garancitë dhe risqet që do të marrë përsipër qeveria shqiptare.

“Vlora është një ofertë shumë serioze, është një investim mbi 90 e ca milionë euro. Është një aeroport shumë më modern sesa Rinasi. Një aeroport që do të sigurojë akses dhe për kargon dhe pasagjerët.Çfarë garanci do japë shteti apo risqet janë gjëra…

Shteti do marrë ato risqe që do të mendohen të pranueshme, të mitigueshme. Mund të jenë në formën qoftë dhe të një minimumi trafiku të garantuar për një periudhë afatshkurtër apo forma të tjera. Kjo kontratë do të jetë ndër më të mirat.Qeveria të mërkurën do të kalojë projektligjin e veçantë që do të miratohet në Kuvend dhe brenda një periudhe te shkurtër do të fillojnë negociata intesive edhe me ekspertizë të huaj.Në fund do të kemi një kontratë transparentë dhe me leverdi me vendin.

Duke nënvizuar se aeroporti i Vlorës do të konkurojë atë të Rinasit, Gjiknuri është besimplotë se brenda gjysmës së parë të këtij viti do të finalizohet kontrata”, është shprehur Gjiknuri.

Sipas tij oferta që ka ardhur për aeroportin e Vlorës është shumë serioze nga një konsorcium i kompanive më të mëdha turke, nga kompanitë më të mëdha në botë.

“Këto kompani sot po ndërtojnë aeroportin e Stambollit, aeroporti më i madh i botës. Është një ofertë që është terësisht me investim privat, shteti merr vetëm garancitë minimale dhe kjo ofertë po studiohet, do të negociohet.

Patjetër që ka nevojë për përmirësim por është një proces që do të vijojë me grupet e punës të ngritur me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Transporteve dhe shumë shpejt do të dalë me konkluzione. Jam i bindur se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti ne do të kemi një kontratë në fuqi dhe fatmirësisht Shqipëria do të bëhet me një aeroport të dytë ndërkombëtar, jo vetëm turistik, një aeroport që do të jetë konkures me Rinasin.

Për sa i përket rrugëve të reja, Gjiknuri tha se këtë vit nis aksi Thumanë-Vorë, ndërsa autostrada Kashar-Rrogozhinë, që është në plan të ndërtohet, do të jetë me pagesë”, ka thënë më tej ministri Gjiknuri./ZgjohuShqiptar.info

/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7017,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2079,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1582,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,417,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 90 milionë euro investim/ “Aeroporti i Vlorës do jetë më modern se Rinasi”
90 milionë euro investim/ “Aeroporti i Vlorës do jetë më modern se Rinasi”
90 milionë euro investim/ “Aeroporti i Vlorës do jetë më modern se Rinasi”
https://3.bp.blogspot.com/-z3mJtkIQwdg/WmisrxrkOeI/AAAAAAAAQEk/3LuH5uoOxvYEK3cD6nVrTWKkoHPZrJejQCLcBGAs/s640/aeroporti_i_trete_i_stambollit-e1516181879354-720x409.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-z3mJtkIQwdg/WmisrxrkOeI/AAAAAAAAQEk/3LuH5uoOxvYEK3cD6nVrTWKkoHPZrJejQCLcBGAs/s72-c/aeroporti_i_trete_i_stambollit-e1516181879354-720x409.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/90-milione-euro-investim-aeroporti-i_24.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/90-milione-euro-investim-aeroporti-i_24.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy