A do kthehen varrezat e ushtarëve grekë në vende pelegrinazhi për radikalët?

Në Dragot të Tepelenës kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias.

Sipas agjencisë ANA, 6800 deri në 8000 ushtarë grekë kanë rënë në këtë territor, të vrarë në betejë mes grekëve dhe italianëve.

Pasi të zbulohen dhe identifikohen eshtrat, ata do të varrosen në dy varreza të posaçme, sipas një marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në vendngjarje sot ka qenë e pranishme edhe ambasadorja greke në Tiranë.

Ndërkohë nga ana tjetër disa aktivistë, pjesë e komunitetit çam, kanë protestuar dhe kërkojnë të njëjtën gjë për të vrarët çamë në Greqi. Disa prej të cilëve të ardhur nga Maqedonia kanë tentuar të prishin rrethimin e ngritur për të siguruar zonën, por ka ndërhyrë policia. Gërmimet në Fushën e Dragotit do te realizohen me ekspertë nga dy vendet.

Por siç raporton BIRN, ekspertët kanë dyshimet e tyre.

Beqir Meta, drejtor i Institutit Shqiptar për Historinë, thotë se forcat greke që kaluan kufirin për të luftuar në Shqipëri ndaj italianëve, më pas e pushtuan këtë zonë, duke pretenduar se çliruan Vorio-Epirin.

“Këto varreza janë një hap tjetër për këto pretendime të vjetra,” thotë Meta.

Por Andre Gerolymatos, profesor i historisë në Qendrën për Studime Helenike “Stavros Niarchos”, thotë për BIRN se motivi grek është më shumë fetar, sesa territorial.

Ai shton se Greqia është një vend anëtar i BE dhe nuk mund të bëjë pretendime territoriale ndaj fqinjëve.

Sipas tij, pretendimet territoriale në Ballkan kanë pak peshë në këtë erë moderne.

Ai shton se varrezat e reja do të tërheqin mijëra turistë çdo vit, siç ndodh në Francë apo Holandë, duke i dhënë ekonomisë shqiptare një shtysë të nevojshme.

Por frika më e madhe e shqiptarëve është se këto varreza do të kthehen në vende peligrinazhi për nacionalistët grekë, më shumë se sa vende paqësore kujtese./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A do kthehen varrezat e ushtarëve grekë në vende pelegrinazhi për radikalët?
A do kthehen varrezat e ushtarëve grekë në vende pelegrinazhi për radikalët?
https://4.bp.blogspot.com/-GJ5kdPi29A0/WmcpNukIhiI/AAAAAAAAP5k/RtpshPEbFq4pCwcQNkoc2TEI8t0UhSYDQCLcBGAs/s640/Before_the_Capture_of_Kleisoura_Pass._albania_war_greece_world_war_252137425.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-GJ5kdPi29A0/WmcpNukIhiI/AAAAAAAAP5k/RtpshPEbFq4pCwcQNkoc2TEI8t0UhSYDQCLcBGAs/s72-c/Before_the_Capture_of_Kleisoura_Pass._albania_war_greece_world_war_252137425.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/a-do-kthehen-varrezat-e-ushtareve-greke.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/a-do-kthehen-varrezat-e-ushtareve-greke.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy