A do rishikohen koordinatat për detin me Greqinë? Ja ç’thotë Bushati

I pyetur nëse do rishikohen koordinatat për marrëveshjen e detit, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e mohoi një gjë të tillë.

Ai siguroi se çdo marrëveshje e ardhshme do të mbajë parasysh jo vetëm parimet e të drejtës ndërkombëtare por mbi të gjitha vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë është bërë për marrëveshjen për detin?

Së pari duhet të them që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizon marrëveshjen që u konkludua në vitin 2009 nga qeveria “Berisha” dhe ai vendim është perimetri nëpërmjet të cilit operon sot ekzekutivi shqiptar. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë bërë disa diskutime eksploratore për të kuptuar më mirë jo vetëm gabimet e palës shqiptare në të shkuarën por edhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Dua të siguroj opinionin publik që çdo marrëveshje e ardhshme do të mbarë parasysh jo vetëm parimet e të drejtës ndërkombëtare por mbi të gjitha vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Flitet që vetëm do rishikohen koordinatat?

Nuk është e vërtetë.

Mbi çfarë skeme po punoni?

Skema kryesore për ne apo perimetri brenda të cilit ne duhet të lëvizim është vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Ka një jurisprudencë të pasur në këtë drejtim. Janë marrë disa modele, javë studiuar disa raste. Jemi marrë vesh me palën greke për një zgjidhje të qëndrueshme dhe përfundimtare. Po diskutojmë me palën greke edhe regjimin kufitar tokësor i cili nuk është i mbyllur sepse ka vite që diskutohet për piramidat në kufirin tokësor dhe menaxhimin e incidenteve në kufi. Jemi në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje të pranueshme në parim. Më pas do duhet të diskutohet në nivel ekspertësh siç përcakton praktika jonë dhe vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Kam parasysh edhe aktet procedurale.

I keni vënë vetes afate kohore për rezultatet e kësaj marrëveshje?

Natyrisht që ka afate të brendshme për sa na përket ne. Ka edhe afate për të cilat kemi diskutuar në parim me palën greke. Jo të gjitha çështjet mund të kenë domosdoshmërisht të njëjtin afat. Sot është bërë një tjetër raund për njohjen e patentave, një çështje që e kemi kërkuar me insistim në tryezë. Presim që në muajin e ardhshëm të kemi lajme pozitive për aplikimin e vulës apostile. Duket detaj teknik por iu kushton xhepave të shqiptarëve në Greqi sepse shteti grek ka rezerva për dokumentacionin që lëshojnë zyrat në Shqipëri.

Gjatë këtyre negociatave a ka dhënë presidenti dakordësinë?

Kemi çështjet përmbajtësore dhe procedurale. Plotfuqishmëria është procedurale dhe ne jemi drejt rakordimit në parim të metodologjisë për mënyrën se di veprojmë dhe gjetjen e zgjidhjes më pas do ulen ekspertët që duhet të kenë plotfuqishmërinë.

A jeni konsultuar me presidentin?

Kam pasur një bisedë me presidentin para takimit të Korçës ku e kam informuar për bisedimet në Kretë dhe për atë çfarë ne mendojmë të veprojmë. Për këtë çështje, për hir të së vërtetës presidenti edhe kur ka qenë kryetar kuvendit ka qenë nxitës i përmirësimit të marrëdhënieve me Greqinë dhe gjetjen e zgjidhjeve sa më të pranueshme.

Po me opozitën?

Konsultimi me opozitës, dua të them që më datën 9 janar kam marrë një kërkesë nga komisioni i jashtëm për të informuar anëtarët për bisedimet në Kretë dhe unë sot kam qenë në Komision për të informuar kolegët për këto zhvillimet. Nuk kemi një eksperiencë pozitive në këtë drejtim dhe as një ndjesë të opozitës për gabime trashanike që janë bërë. Opozita nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga historia, duke drejtuar gishtin nga ne.

Një koment për dhënien e shtetësisë për Janullatos?

Për sa i përket nënshtetësisë mendoj që është një akt që reflekton kontributin e fortlumturisë në ringritjen e Kishës ortodokse autoqefale. Lidhja me bisedimet që ne po bëjmë me Greqinë, mund të them që në rastin tonë, feja dhe shteti janë dy çështje të ndara pavarësisht se sa nga kam ndjekur një vendimmarrje e tillë ka krijuar efektet pozitive çka e ndihmon klimën ndërmjet dy vendeve tona.

A ka pasur ndërhyje ndërkombëtare?

Të dyja palët kanë konsultime me ndërkombëtarë. Me ekspertë gjermanë, italianë, amerikanë, norvegjezë.

Nuk ka pasur ndërmjetësi ndërkombëtare por ka pasur interes të madh nga përfaqësues të BE-së për të nxitur procesin e dialogut dhe për të inkurajuar palët në gjetjen e zgjidhjeve.

Raporti i shtetit grek me emigrantët shqiptarë, mësimi i fëmijëve…

Ne kemi ngritur një komision të përbashkët me ekspertë nga të dyja shtetet që po bën një rishikim tërësor të të gjitha teksteve për të evituar të gjitha ato përkufizime që janë të papërshtatshme për botën në të cilën ne jetojmë sot për sot apo që kanë një konotacion të gabuar.

Nuk ka pasur në kërkesë nga pala greke që fjala ‘Çamëri’ të hiqet nga tekstet?

Ekspertët janë ulur dhe janë duke diskutuar për këtë. Puna sapo ka nisur dhe unë nuk jam në dijeni se çfarë është arritur në këtë proces por dua t’ju them se nuk bëhet fjalë për tekstet që mësojnë fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në Greqi por tekste që janë në qarkullim në Shqipëri dhe Greqi.

Ka pasur një progres të qenësishëm vitet e fundit, kur një pjesë e mirë e bashkatdhetarëve tanë janë edhe pjesë e vendimmarrjes atje. Nuk përjashtohen edhe rastet e dhunës e ksenofobe për të cilat qeveria greke ka qëndrime të qarta.

Me patentat çfarë bëhet?

Sot ka pasur një raund diskutimesh për njohjen e patentave dhe kemi rënë dakord për konkludimin e kësaj çështje. Kemi rënë dakord për heqjen e rezervës apostile.

Kemi vetëm një rezultat konkret, që janë zhvarrimet, të tjerat janë në pritje?

Kjo është ajo që duket. Është interpretimi juaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A do rishikohen koordinatat për detin me Greqinë? Ja ç’thotë Bushati
A do rishikohen koordinatat për detin me Greqinë? Ja ç’thotë Bushati
A do rishikohen koordinatat për detin me Greqinë? Ja ç’thotë Bushati
https://3.bp.blogspot.com/-5SHC7lz-hX4/WnAuEpBr3qI/AAAAAAAAQwk/kCB2Jd6XWVkj0So95dLEpYmBduXOYbprQCLcBGAs/s640/bushati-kotzias-1-696x481.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-5SHC7lz-hX4/WnAuEpBr3qI/AAAAAAAAQwk/kCB2Jd6XWVkj0So95dLEpYmBduXOYbprQCLcBGAs/s72-c/bushati-kotzias-1-696x481.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/a-do-rishikohen-koordinatat-per-detin.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/a-do-rishikohen-koordinatat-per-detin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy